Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë për shtyp kanë njoftuar se këtë të enjte Këshillin Kombëtar të Partisë, ndaj dhe për të kanë njoftuar se të do të mblidhet Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike.
TIRANË- Fraksioni i Partisë Demokratike së Lulzim Bashës ka thirrur një mbledhje urgjente të Kryesisë, pas së cilës ka dalë edhe me një deklaratë zyrtare ku dënon veprimet dhe aktet e ndërmarra nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Në një deklaratë për shtyp kanë njoftuar se këtë të enjte Këshillin Kombëtar të Partisë, ndaj dhe për të kanë njoftuar se të do të mblidhet Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike. Sipas Bashës, Bardhi ka si qëllim që PD-në ta kalojë në duart e kryedemokratit Sali Berisha.
"Për fat të keq, të gjitha këto manovra bëhen për të fshehur qëllimin e vërtetë, dorëzimin e Partisë Demokratike te Sali Berisha, që është shërbim edhe për Ilir Metën dhe Edi Ramën. Kushdo është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij politike, por jo duke shkelur statutin dhe shkelmuar sakrificat dhe qëndresën e demokratëve.PD është ndarë njëherë e mirë me të shkuarën e saj të vjetër dhe demokratët janë të qartë dhe të vetëdijshëm për zgjedhjen e tyre. Për këte arsye në mbledhjen e sotme Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike. Mbetemi të bindur se riorganizimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Partisë Demokratike është frymëmarrja që i duhet demokratëve për përballjen e tyre me regjimin e Edi Ramës. Këtë të shtunë, me 29 korrik, demokratët do të zgjedhin kryetarin e tyre dhe Partia Demokratike do të nisë rrugën e riorganizimit dhe ringritjes së saj,"-shkruhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp.
DEKLARATË PËR SHTYP E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Ditën e sotme jemi njohur me veprimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike që kanë për objekt thirrjen e mbledhjes së atij që pretendohet se është Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Ky veprim i sotëm është në vazhdën e veprimeve dhe akteve të kohëve të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për mospjesëmarrjen në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, për mosprotokollimin dhe moszbatimin e vendimeve të Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe moskryerjen e detyrave funksionale.
Me shqetësim vlerësojmë se veprimi i fundit është në kundërshtim të hapur me gërmën dhe frymën e statutit të Partise Demokratike.
Së pari, në lidhje me pretendimin për një mbledhje online nuk rezulton të ekzistojë e ashtuquajtura Pika 7 e nenit 9 të Vendimit numër 2, datë 15.01.2022 “Për miratimin e Rregullores së Brendshme “për organzimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar” të cilës i referohet shkresa për organizmin e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar online. Neni 9 i Rregullores së sipërcituar mbyllet me pikën 6. Ky nen, është nen që rregullon proceset e votimit të Këshillit Kombëtar dhe nuk ka asnjë lidhje me mënyrën e organizimit të mbledhjeve të tij.
Referimi i një pike joekzistuese të Rregullores, pikë e cila në analizë të vetë nenit, në të cilin pretendohet se bën pjesë, nuk ka asnjë lidhje organike me këtë të fundit, krijon dyshime të qenësishme.
Kjo Rregullore është publikuar, me porosi dhe nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, me datë 15 janar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, dhe në versionin publik të saj nuk rezulton që neni 9 të ketë pikë 7. Së dyti mbledhja e të pretenduarit Keshill Kombëtar me pjesmarrjen e anëtarëve të formacioneve të tjera politike dhe elektorale nuk është në përputhje me Statutin dhe vullnetin e strukturave dhe anëtarëve të kësaj Partie. Për fat të keq, të gjitha këto manovra bëhen për të fshehur qëllimin e vërtetë, dorëzimin e Partisë Demokratike te Sali Berisha, që është shërbim edhe për Ilir Metën dhe Edi Ramën. Kushdo është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij politike, por jo duke shkelur statutin dhe shkelmuar sakrificat dhe qëndresën e demokratëve. PD është ndarë njëherë e mirë me të shkuarën e saj të vjetër dhe demokratët janë të qartë dhe të vetëdijshëm për zgjedhjen e tyre. Për këte arsye në mbledhjen e sotme Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dorëzojë në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si organi statutor për vlerësimin e bazueshmërisë së veprimëve dhe akteve te Sekretarit të Përgjithshëm në Statutin e Partise Demokratike. Mbetemi të bindur se riorganizimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Partisë Demokratike është frymëmarrja që i duhet demokratëve për përballjen e tyre me regjimin e Edi Ramës. Këtë të shtunë, me 29 korrik, demokratët do të zgjedhin kryetarin e tyre dhe Partia Demokratike do të nisë rrugën e riorganizimit dhe ringritjes së saj.
Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja bënë të ditur se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve për kryetar të ri. Ata njoftuan Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. Bardhi tha se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, mirëpo Basha mblodhi Kryesinë për të firmosur shkarkimin e Bardhit nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm./Dosja.al
Gazment Bardhi dhe Indrit Sefa TIRANË- Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa është p...
Foto ilustruese Në fillim të këtij viti qeveria lajmëroi shtetëzimin e prodhimit të pasaportave dhe dokumentave të ident...
Gazment Bardhi TIRANË- Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, duke u shprehur se përjashtimi i mbi 50 mijë an...
Lulzim Basha TIRANË- Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike ka reaguar sërish lidhur me përplasjen që ka nisur sërish ...
Petro Koçi TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi teksa foli për mbledhjen e Asamblesë të Partis...
Kuvendi TIRANE- Institucioneve publike dhe atyre kushtetuese u është kërkuar të bëjnë riverifikim të pastërtis&eum...
Dorjan Teliti TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, në një deklaratë nga selia blu ho...
Skerdjan Dhuli dhe Jemin Gjana TIRANË- Jemin Gjana deklaroi se në zgjedhjet e grupit të Lulzim Bashës do të votojnë vet&...
Indrit Stefa dhe Gazment Bardhi TIRANE- Pas vendimit të marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, për t&eu...
Arben Ahmetaj, ish-minister (Burimi: LSA) TIRANE- Që prej 14 korrikut, Arben Ahmetaj nuk e ka më imunitetin parlamentar, por vazhdon të jet&...