Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi teksa foli për mbledhjen e Asamblesë të Partisë Socialiste, që do të mbahet ditën e nesërme, u ndal dhe te kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt.
“Siç përfundon viti shkollor edhe politika merr njëlloj pushimi të vogël. Mendoj që në përgatitje të këtij sezoni politik PS mbledh asamblenë. Arsye ka shumë, por edhe fitorja në zgjedhje besoj do të jetë edhe një arsye, por edhe diskutime për përgatitje për zgjedhjet e ardhshme”, tha Petro Koçi.
Koçi në rubrikën “Opinion” në News24 u shpreh i rezervuar duke thënë se nuk ishte në qeveri, ndërsa për largimin nga vendi të ish-zëvendëskryeministrit, ai u shpreh është zgjedhje personale.
“Në fund të fundit këtë që ka ndodhur e ka nënshkruar vetë ai. Heqjen e imunitetit, fillimin e ndjekjes penale. Por parlamenti gaboi sepse u shpejtua shumë për t’i hequr imunitetin, sepse ka një procedurë dhe ajo që ndodhi mund të përdoret si një kartë për t’u mbrojtur nga avokatët. Nuk mundet që parlamenti, komisioni i Mandateve dhe i parlamentit, të lëshojë lloj-lloj episodesh që mund të mos kenë interes penal, por politik. Ndaj edhe këtu duhet kujdes, pasi jo më kot SPAK ka thënë se nuk duhet të rrezikuar sekreti hetimor, dhe duke folur kaq shumë edhe mund të kenë dalë. Pra këto e ndihmojnë. Personat që kanë fuqi për të rrëzuar prova dhe penguar dëshmitarë nuk ka nevojë që të kenë imunitet”,- tha Koçi.
Koçi ka prekur edhe largimin e tij, ku një përgjigje ka ardhur edhe nga Akademia e Shkencave.
“Në mbledhjen e Komisionit u shqyrtua projektligji i iniciuar prej meje dhe deputetit Beqiraj. Një projekt që gëzonte mbështetjen e shumicës së komunitetit akademik. Në përfundim të mbledhjes unë deklarova dorëheqjen për dy arsye. E para sepse projektligji nuk u hodh në votim me manovrën e largimit të deputetëve të opozitës dhe reduktimit të prezencës deri në mungesë kuorumi. E dyta sepse disa kolegë të maxhorancës mbajtën qëndrime me ekuivok duke e mundësuar taktikën e opozitës për të rrëzuar kuorumin”, ka deklaruar deputeti Petro Koçi.
Reagimi i plotë i Akademisë së Shkencave:
Kryesia e ASHSH për dorëheqjen e deputetit Petro Koçi si zëvendëskryetar komisioni dhe dështimin e përpjekjeve për ta bllokuar pa votë projektligjin e Akademisë së Shkencave. Shprehim vlerësim e keqardhje për dorëheqjen e deputetit Petro Koçi si zëvendëskryetar i komisionit të edukimit e mjeteve të informimit publik: vlerësim për integritetin e tij politik e qytetar që tregoi me këtë akt dhe keqardhje, sepse, në këto kushte, dorëheqje duhet të japë kryetarja e komisionit, e cila bllokoi punën e komisionit për motive qartësisht politike, në kundërshtim me çdo procedurë e precedent parlamentar.
Argumenti e arsyeja kryesore e dorëheqjes shprehur publikisht nga deputeti Petro Koçi: moslejimi i votimit të projektligjit të ASHSH në komision, çka do të thoshte rrëzim i tij pa votë si dhe shfaqja prapa këtij skenari, si urdhërues, i personit që ideoi shkatërrimin e Akademisë së Shkencave në vitin 2007, duke e zhveshur atë nga strukturat bazë të saj, tregojnë se në kundërshtimin e projektligjit të ASHSH nuk kishte e nuk ka asgjë parimore.
Me votimin e ligjit në komision e më tej në Kuvend, u ndal një përpjekje e re për të politizuar e rishkatërruar Akademinë e Shkencave. Me këtë akt shumica parlamentare tregoi se Akademia nuk varet as nga Kuvendi, as nga Qeveria dhe se bashkëpunimi midis tyre bazohet mbi autonominë e liritë akademike.
Kuvendi TIRANE- Institucioneve publike dhe atyre kushtetuese u është kërkuar të bëjnë riverifikim të pastërtis&eum...
Dorjan Teliti TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, në një deklaratë nga selia blu ho...
Skerdjan Dhuli dhe Jemin Gjana TIRANË- Jemin Gjana deklaroi se në zgjedhjet e grupit të Lulzim Bashës do të votojnë vet&...
Indrit Stefa dhe Gazment Bardhi TIRANE- Pas vendimit të marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, për t&eu...
Arben Ahmetaj, ish-minister (Burimi: LSA) TIRANE- Që prej 14 korrikut, Arben Ahmetaj nuk e ka më imunitetin parlamentar, por vazhdon të jet&...
Më 4 maj 2021, një dëshmitar nga Tirana u lidh përmes aplikacionit Skype me Brukselin për të denoncuar një histori abuzimi ...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është prononcuar për mediat pas takimit që pati mesdit&...
Ilir Meta TIRANË- Pas takimit me kryedemokratin Sali Berisha, Ilir Meta mbajti një deklaratë për gazetarët. Ai u pyet për tem...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur për mediat se në takimin me kryedemokratin ...
Shkelqim Hoxha RROGOZHINE- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha, ...