LIVE UPDATES
Politike

PD denoncon skandalin: Veliaj po jep me qira qesharake Akuadromin e Tiranës, sa më e ulët vlera e pronës, aq më i lartë pazari i tij

Dorjan Teliti tha se për Erion Veliajn, interesi publik nuk ka asnjë rëndësi dhe vlerë. Ai paralajmëron se Veliaj i cili është në mandatin e fundit, dhe në këtë katër-vjeçar do të bëjë dëmin më të madh.

25 Korrik 2023, 15:02 Nga DOSJA
PD denoncon skandalin: Veliaj po jep me qira qesharake Akuadromin e
Dorjan Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, në një deklaratë nga selia blu hodhi akuza mbi kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, se është duke dhënë me qira qesharake Akuadromin e Tiranës. 

Teliti u shpreh se sa më e vogël të jetë vlera që shkon në arkën publike, aq më i madh është pazari që ai bën me oligarkun e radhës, që do ta marrë këtë pasuri në shfrytëzim. 

Në vazhdën e akuzave, Dorjan Teliti tha se për Erion Veliajn, interesi publik nuk ka asnjë rëndësi dhe vlerë. Ai paralajmëron se Veliaj i cili është në mandatin e fundit, dhe në këtë katër-vjeçar do të bëjë dëmin më të madh.

Deklaratë

Një vit më parë, Erion Veliaj lajmëronte se kompleksi i pishinave të Tiranës po i kthehej nën administrim bashkisë. Nuk harroi të shtonte se bashkia e tij mund ta menaxhonte më mirë se privati. Tani ka ndërruar mendje dhe kundërshton atë që vetë thoshte në maj 2022. Veliaj ka shpallur tenderin për dhënien me qira të Akuadromit apo kompleksit të pishinave. Shkelja nuk është te hipokrizia e bashkiakut, sepse kjo “cilësi” e tij e njohur tashmë.

Skandali i aferës së radhës lidhet me faktin se një sipërfaqe prej 1300 m2, në një nga zonat më të mira të Tiranës, i është paracaktuar vlera dysheme 53.48 lekë. Më pak se në një rrëpirë në një katund të thellë të Shqipërisë. Konsiderimi i pasurisë publike si tekë interesash private vërehet edhe te vlera përfundimtare e qirasë për të gjithë pasurinë; 180.127 lekë ose 1800 euro.

Partia Demokratike e di se përtej shifrave, qëndron filozofia zhvatëse e kryebashkiakut. Sa më e vogël të jetë vlera që shkon në arkën publike, aq më i madh është pazari që ai bën me oligarkun e radhës, që do ta marrë këtë pasuri në shfrytëzim. Një çmim i lirë në tavolinë, do të thotë një ryshfet i majmë nën dorë.

Interesi publik nuk ka asnjë rëndësi dhe vlerë. Opozita dhe publiku nuk habitet nga kjo. Është i njëjti Veliaj i inceneratorit, i koshave të mbeturinave në Tiranë që reklamojnë se bëjnë ndarje, por përfundojnë në të njëjtën makinë plehrash, i 1 milion pemëve, i Teatrit Kombëtar që u prish për oligarkun e radhës për teatër me kulla biznesi, e me radhë.

Partia Demokratike i bën thirrje publikut të ruhet nga Veliaj sepse është në mandatin e fundit, dhe në këtë katërvjeçar do të bëjë edhe dëmin më të madh. I duhen edhe më shumë miliona për të blerë nga Rama partinë e Rilindjes.
Ne do të jemi në krahun tuaj duke denoncuar çdo aferë. Ai nuk do të menaxhojë Tiranën, por do të administrojë interesat e tij private dhe të grupit mbështetës, do të shpërndajë pasuritë publike për të përfituar prej tyre. Akuadromi, që e mori nga privati për t’ia dhënë shtetit dhe më pas vendosi t’ia kalojë një privati tjetër, e dëshmon këtë.

Privati i preferuar i Veliajt është ai me të cilin ndan paratë. Çdokush tjetër është kulak. Fakti që i lë këto vendimet e shtrenjta për t’i marrë në gusht hajdutçe, kur njerëzit janë me pushime dhe vëmendja është e ulët, nuk ndryshon gjë. Vetëm sa i shton fletë dosjes së tij të abuzimeve dhe vjedhjeve. I rënë me të dy këmbët në dosjen e inceneratorëve, Veliajt i duhen para të reja për të dalë prej saj. Është radha e tij për t’u arratisur. Pa kaluar shumë Edi Rama do ketë tri qeveri: një në burg, një në mërgim, një në ndërtesën e Mehmet Shehut.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet