Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Balla sqaroi se si u “zbërthyen” këto aplikacione që edhe në Shqipëri kanë zbardhur shumë ngjarje kriminale.
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se 10% e komunikimeve në telefonat e koduar, si Sky ECC dhe Encro Chat, janë në gjuhën shqipe. I ftuar në emisionin “Opinion”, Balla sqaroi se si u “zbërthyen” këto aplikacione që edhe në Shqipëri kanë zbardhur shumë ngjarje kriminale.
“Duhet të sqarojmë që meriton një falenderim Prokuroria Speciale për punën që ka bërë. Është një punë voluminoze. Kam dëgjuar shpesh që diskutohet për këto dy aplikacione. Meritën në fakt e ka policia franceze. Në atë moment filloi të ngrihej ky shqetësim dhe u krijua një strukturë e posaçme mes policisë franceze, policisë holandeze dhe më pas belge që së bashku filluan ta hetonin. Pastaj u përfshi Europol dhe Eurojust. Aty ka një përqindje të caktuar të komunikimeve në gjuhën shqipe. 10% e komunikimeve janë në gjuhën shqipe. Ajo që është e rëndësishme dhe sfida që kemi përballë, është pjesa që lidhet që gjithë komunikimet aty të bëhen pjesë e hetimeve të tjera. Aty ka shumë indicie të rëndësishme. Po të shikoni komunikohet që janë aty te rasti dosjes në fjalë, këto duhen përputhur me ngjarje të tjera. Mendoj që jemi në rrugën e mbarë për të shkuar në një pastrim radikal të botës kriminale në Shqipëri”.
Po ashtu Balla theksoi se të gjithë punonjësit e policisë shqiptare do duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë nëse kanë pasur një pajisje të tillë.
“Prej ditës së hënë me marrjen e detyrës nga drejtuesi i ri i AMP-së, një prej formularëve të pastërtisë së figurës që duhet të plotësojnë të gjithë punonjësit e policisë ku deklarojnë nëse kanë pasur thjesht dhe vetëm akses ose kanë zotëruar një telefon të tillë. Nuk besoj që një punonjësi policie i duhej të kishte një qasje ose të zotëronte… Ky ka qenë një diskutim që më është dashur të konsultohem me drejtuesit më të lartë të Interpolit, sepse kjo ka marrë vëmendje të madhe, dhe ju jap të drejtë juve mediave, sepse unë mendoj njëlloj si ju, nuk e gjej dot arsyen përse një punonjës policie duhet ta ketë një pajisje të tillë”, tha Balla.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se marrëdhëniet e tij personale me SHBA-të dhe Britanin&...
Sali Berisha ELBASAN-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike në kuadër të lëvizjes "Opozita nga aksion" ka vijuar takimet e ...
Sali Berisha ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se nuk e pranon vendimin e GJKKO-së, për shkak se ësht&e...
Sali Berisha ELBASAN-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se do të përballet me demokratët de...
Sali Berisha ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se beteja në Parlament është për jetën os...
Albin Kurti, Petrit Malaj dhe Elisa Spiropali KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj ka organizuar mbrmjen e ...
Gazmet Bardhi TIRANË-Gazmend Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pas mbledhjes së grupit ka reaguar në lidhj...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Parlamenti do të kthehet në normalitet në mo...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë deklaratës për mediat u shpreh se, opozita do ta dërgo...
Kryesia e Kuvendit TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka miratuar draftprogramin dhe draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudh&e...