LIVE UPDATES
Politike

Balla ministër i Brendshëm, PD: Emërimi i tij si mashë e Ramës për të ruajtur lidhjet me krimin, pa to nuk fiton zgjedhje

Sipas Partisë Demokratike, Rama pa Ballën nuk i fiton dot kurrë, asnjëherë, me garë të hapur e të barabartë zgjedhjet.

9 Korrik 2023, 13:20 Nga A.B
Balla ministër i Brendshëm, PD: Emërimi i tij si mashë e
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht për emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm. Sipas PD-së, ky emërim është kryer nga kryeministri si një pakt i bërë nga ata të dy për të pasur lidhje të forta me botën e krimit. 

'Si do ti mbrojë Taulant Balla policët që kryejnë detyrën në emër të shtetit, kur ai në emër të pushtetit mori anën e banditëve kundër oficerit Emiljano Nuhu, shef i krimeve në Fushë Krujë, që po hetonte Rrajat?

Si do t’i gjurmojë apo arrestojë Taulant Balla bandat vdekjeprurëse të Elbasanit, kur ai rezulton në përgjimet e shërbimeve inteligjente të vendeve aleate si bashkëpunëtor i afërt i tyre?'

Janë disa nga pyetjet që PD ka për këtë emërim. 

DEKLARATA:

Edi Rama ka bërë dje një rokadë në majë të pushtetit duke e zhgraduar si deputet, Rahman Rrajën dhe disa orë më pas e ka graduar si Ministër të Brendshëm. Taulant Balla është vetëm një “presta nome” për bandën e Rrajve dhe për të gjitha bandat e Shqipërisë nga Elbsani në Shkodër. Zëvendësimi i “Çuçit të familjes” me familjarin e bandave është shenjë e degjenerimit total të pushtetit dhe verbërisë së Ramës para dramës së sigurisë që po kalon vendi.

Partia Demokratike e konsideron këtë emërim si pjesë të paktit të bërë nga Rama dhe Balla me bandat kriminale për zgjedhjet e 14 majit: Ju na jepni rezultatin ne ndajmë pushtetin me ju.
Raporti i farsës së 14 majit të bërë tashmë publik nga Partia Demokratike e dëshmon qartë këtë.
Si do ta mbrojë, Taulant Balla familjen Maja në Krujë nga banda e Rrajve, kur po ai, para disa vitesh ka hyrë në Komisariatin e Fushë Krujës për të nxjerrë prej andej nipërit dhe djalin e deputetit dhe mikut të tij Rrahman, që ishin ndaluar nga policia për dhunimin e Xhisiela Malokut?

Si do ti mbrojë Taulant Balla policët që kryejnë detyrën në emër të shtetit, kur ai në emër të pushtetit mori anën e banditëve kundër oficerit Emiljano Nuhu, shef i krimeve në Fushë Krujë, që po hetonte Rrajat?

Si do t’i gjurmojë apo arrestojë Taulant Balla bandat vdekjeprurëse të Elbasanit, kur ai rezulton në përgjimet e shërbimeve inteligjente të vendeve aleate si bashkëpunëtor i afërt i tyre?

Si do ta rrisë Taulant Balla besimin e publikut te forcat e Policisë dhe sigurisë, rënë përtokë gjatë këtyre viteve, kur ai ka marrë pjesë, bashkë me Ardi Veliun në manipulimin e provave për vrasjen e Elbasanit në fushatën zgjedhore të vitit 2021?

Taulant Balla është ngarkuar për të bërë atë që nuk bënte dot Bledi Çuçi, kur ndodhin ngjarjet e sikletshme për qeverinë, ai t’i mbulojë siç bëri në Elbasan.

Për Partinë Demokratike nuk ka rëndësi emri dhe mbiemri: mund të jetë Taulant Yaris, Taulant Gurra, Taulant Rraja apo Taulant Balla. Secili prej tyre është masha e Edi Ramës për të mbajtur të gjalla lidhjet e pushtetit me krimin. Sepse, pa këto fije Edi Rama nuk i fiton dot kurrë, asnjëherë, me garë të hapur e të barabartë zgjedhjet!

Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje.

partia demokratike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet