Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Avokati Altin Goxhaj prezanton programin e tij për Avokatin e Popullit, Majko nuk mban dot të qeshurat gjatë fjalës së tij • Besim Ndregjoni, kreu i ish-të përndjekurve politik ka deklaruar në komision se ishte turp që në 30 vite në krye të Avokatit të Popullit nuk është vendosur asnjë nga ish-të përndjekurit • Dërvishaj shpalos platformën e tij para Komisionit të Ligjeve, u kujton deputetëve betejat e fitura si Këshilltar i Presidentit, duke u shprehur se nuk është i kapur nga politika • Ermir Kapedani gjatë prezantimit të platformës së tij duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit demokrat Enkeled Alibeaj se ai i ka dhunuar qeveria të drejtat e qytetarëve u përgjigj se nuk muind të flasim për një dhunim por ka mangësi në këtë drejtim • Erinda Ballanca e cila kandidon për një mandat të dytë në krye të Avokatit të Popullit u shpreh se ky nuk është një institucion që bën magji dhe nuk e zhduk varfërinë, ajo tha se detyra e institucionit është ti dërgojë raportin Kuvendit • Evis Fico u shpreh se ndihet krenare që është në këtë garë, ajo ndër të tjera tha se ka kontribuar në liberalizimin e vizave të Shqipërisë • Ish-ministri i Drejtësisë Ilir Rusmajli u shpreh se do japë më të mirën nga përvoja e tij e gjatë në përmirësimin e funksionimit të Avokatit të Popullit • Evis Fico gjatë fjalës së saj u shpreh se ndihet krenare që la lontribuar në liberalizimin e vizave • Jordan Daci planin e tij për të drejtuar institucionin e ndau në tre shtylla kryesore të cilat janë transparenca, meritokracia dhe përgjegjshmëria • Jorida Rustemi shpalosi vizionin e saj për të drejtuar institucionin e Avokatit të Popullit duke prezantuar para Komisionit dhe qytetarëve një plan me 5 shtylla kryesore • Lefterije Luzi ish-kryetarja e KQZ-së gjatë prezantimit të platformës së saj para deputetëve u ndal tek ndryshimet ligjore që duhen bërë në ligjin për funksionimin e Avokatit të Popullit si dhe tek ndryshimi i emrit për këtë institucionh pas krijon konfuzitet tek njerëzit në ndarjen mes këtij institucioni dhe avokatit të shtetit. • Sali Shehu, ish-kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka paraqitur platformën e tij ku tha se synonte që të forconte rolin e Avokatit të Popullit
12 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë publike me kandidatët që kanë shfaqur ambicien për të kandiduar në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. Sali Shehu, ish-kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka paraqitur platformën e tij, para komisionit të sotëm. Platrofma që Shehu paraqiti ishte e ndarë në disa pika, mbi të cilat sipas tij do të forcohet roli i Avokatit të Popullit në Shqipëri.
"Dua të shpreh disa ide që i shërbejnë dhe forcojnë rolin e Avokatit të Popullit. Forcimi i rolit të Avokantit të Popullit vjen përmes bashkëpunimit me Kuvendin. Kjo realizohet përmes raporteve të shpeshta dhe jo vetëm një raporti vjetor me Kuvendin. Rritjen e numrit të vizitave në spitale, burgje dhe çdo institucion shtetëror, për të parë nëse respektohet të drejtat e njerëzve. Forcimi i Kontrollit mbi organet ekzekutive, qendrore dhe vendore, për të rritur numrin e inspektimeve me iniciativë të drejtpërdrejt. Bashkëpunimi me median, për mbrojtjen dhe trajtimin e ankesave të veçanta si dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe organizata të tjera për të hartuar raporte te përbashkëta mbi të drejtat e njeriut. Rritja e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare për të prezantuar raporte të vazhdueshme dhe për të ndjekur zbatimin e rekomandimeve të tyre në vendin tonë," tha Shehu.
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë publike me kandidatët që kanë shfaqur ambicien për të kandiduar në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. Lefterije Luzi, ish-kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve paraqiti platformën e saj për 5 vitet e ardhshme në krye të Avokatit të Popullit nëse do marrë dhe votrëbesimin e Kuvendit. Ajo u shpreh se ligji për Avokatin e Popullit duhet të ndryshojë pasi sipas saj ndryshimi i fundit është bërë në vitin 2014 ndërkohë që shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Ajo u ndal dhe tek fakti se përpos ndryshimit të ligjit për funksionimin e institucionit duhet ndryshuar dhe emrin i tij pasi njerëzit janë konfuz dhe nuk dinë ta bëjnë ndarjen mes Avokatit të Popullit dhe atij të shtetit.
Lefterije Luzi: Në gjithë rrugëtimin tim kam qenë lektore, në fushën e botimeve jam autore e shumë librave. Prioriteti im do të jenë një sërë çështjesh. Ka ardhur koha që ky institucion të rrisë besimin e qytetarëve. Duhen promovuar të drejtat e njeriut dhe parandalimi i vizibilitetit të institucionit. Avokati nuk duhet të jetë vetëm në rol pritës kur shkelen të drejtat e njeriut prandaj ai duhet të ketë rol aktiv kur shkelen të drejtat e njeriut. Dhënia e rekomandime duhet bërë dhe me monitorimin e këtyre rekomandime. Pavarsisht se shume mekanizma janë ngritur mendoj se Avokati i Popullit duhet të ketë një rol më aktiv. Unë do të shikoja si zgjidhje afatëgjat dhe ndryshimin e ligjit organik, ndryshimi I fundit që ka pasur ligji për Avokatin e Popullit është bërë që në vitin 2014 dhe ka ardhur koha për ndryshim. Dhe emri i institucionit duhet të ndryshoje se populli nuk e ndan dot se kush është Avokati i Popullit dhe ai i shtetit.
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë publike me kandidatët që kanë shfaqur ambicien për të kandiduar në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. Psikoanalistja Jorida Rustemi, e cila aktualisht është pjesë e këtij institucioni ka shpalosur planin e saj me 5 pika që sipas saj do përmirësojnë funksionimin e institucionit.
Jorida Rustemi: Unë besoj se shumë gjëra mund të bëhen, vizioni im është në 5 shtylla: Besimi që qytetarët duhet të kenë në Institucionin e Avokatit të Popullit; Promovimi i të drejtave në institucionin e Avokatit të Popullit; Ndërgjegjësimi i vazhdueshëm i të drejtave të njeriut; Bashkëpunimi i mirë dhe qënsishëm me institucionet e shtetit dhe avancimi i rolit të Avokatit të Popullit në organizatat ndërkombëtare.
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një seancë dëgjimore publike me kandidatët që kanë shfaqur ambicien për të drejtuar institucionin e Avokatit të Popullit. Juristi Jordan Daci ka dalë para Komisionit ku dhe ka shpalosur vizion e tij për të drejtuar institucionin. Gjatë fjalës së tij, Daci u shpreh se detyra e Avokatit të Popullit nuk duhet parë vetëm si një vend pune por duhet dhe pasion për ta bërë atë punë gjë që ai e ka. Daci u shpreh se tre themelet e punës së tij nëse ai zgjidhet janë: Transparenca, meritokracia dhe përgjegjshmëria.
Jordan Daci: Kam punuar që në qeverinë Nano dhe në shumë organizata ndërkombëtare dhe drejtoj një qendër që ndihmon në zgjidhjen ne shumë çështjeve. Nuk e kam punësim drejtimin e instituicionin të Avokatit të Popullit por e kam pasion dhe obligim për tu shërbyer njerëzve. E njoh mirë sistemin dhe nga pikpamja kushtetuese, ajo që bën të kandidaoj është se unë e di mirë se çfarë duhet në këtë ionstitucion. Nuk mendoj se ska dhe ska pasur modele, duke filluar nga unë çdokush ka mundësi të përmirësohet. Ky është një institucion kushtetues dhe ka nevojë për një model të ndryshëm administrimi. Ky institucion është një institucion i baraslarguar nga politika por kjo s’do thotëq që nuk merret me politikë.Ndërgjegjësëimi për të drejtat e njeriut në Shqipëri ka shumë mangësi. Para se ti themi qeverisë se pse nuk përgjhigjesh një dokumenti të dërguar duhet të pyesim vetëm se a e kemi drejtuar siç duhet. Do ofroj meritokraci, përgjegjshmëri dhe transparencë askush që nuk e meriton nuk do të punësohet në institucion.
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë publike me të gjithë kandidatët aspirantë për postin vakant të Avokatit të Popullit. Avokati, ish-ministri i Drejtësisë Ilir Rusmajli, gjatë fjalës së tij në Komision ku shpalosi dhe vizionin e tij për të qenë në krye të institucionit u shpreh se do japë më të mirën nga përvoja e tij e gjatë në përmirësimin e funksionimit të Avokatit të Popullit.
Ilir Rusmajli: Avokati i Popullit nuk është organ ligjzbatues. Ka dhe nga ata që thone se ky institucion duhet të jetë anti shtet dhe nga ata që e ngatërrojnë me avokatin privat dhe këto janë dy gjëra të ndryshme, Avokati i Popullit është një institucion i ngritur nga parlamenti dhe ka si funksion zbutjen e albitraritetin e administrates shtetërore. Këtu është hapësira e tij dhe brenda kësaj hapësire avokati mund të bëjë gjëra madhështore dhe ka ardhur koha që Avokati i Popullit të gjejë kontributin e vet Kushtetues. Unë besoj se mjetet nuk i mungojnë, këtu u përmenden rekomandime dhe raporte, për mua janë efikase vetëm nëse trajtohen me efikasitet. Këtij institucioni nuk ka shumë për ti ofruar përveç vizionit dhe punës time. Jam i sigurtë se të gjhithë kandidatët kanë në CV-në e tyre të dhëna që Kuvendi i duken të mjaftueshme për ti promovuar.
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë publike me të gjithë kandidatët aspirantë për postin vakant të Avokatit të Popullit. Evis Fico, e cila aktualisht mban detyrën si juriste në Ministrinë e Drejtësisë u shpreh se ndihet krenare që ka kontribuar ndër vite në shtetin shqiptar në detyra të ndryshme dhe që i ka ngjitur me radhë dhe zotësi shkallët e karrierës. Ajo tha se ka kontribuar në liberalizimin e vizave dhe se ka bërë një betim që do i shërbejë gjithmonë ligjit.
Evis Fico: Unë shtetit shqiptar i kam kontribuar vite të gjata pune, kam kontribuar si juriste teknikrate dhe theksoj se kam kontribuar në liberalizimin e vizave. Mu dha fati dhe rëndësia e madhe që unë të vijoja ngjitjen e shkallëve të karrierës dhe jam krenare se i kam ngjitur me radhë. Në ceremoni e diplomimit në Universitetin e Athinës jam betuar që do ti shërbej ligjit dhe ashtu do veproj nëse më jepet mundësia të drejtoj institucionin e Avokatit të Popullit.
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë të hapur me të gjithë kandidatët që kanë shfaqur aspiratën për të drejtuar institucionin e Avokatit të Popullit. Erinda Ballanca, e cila është aktualisht në atë detyrë dhe po kandidon për një mandat të dytë për shkak të infektimit me COVID-19 relacionin dhe platformën e saj e dha nëpërmjet një video-lidhjeje.
Ballanca vuri theksin tek fakti se gjatë kohës që ajo ka drejtuar institucionin janë dërguar 39 raporte të veçanta ndërkombëtare në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me të drejtat e shkelura të njeriut duke iu përgjigjur kështu dhe kandidatit parafolës Ermir Kelmendi që tha se Avokati i Popullit nuk është i përfshirë në raporte ndërkombëtare.
Pyetjes së deputetit Enkeled Alibeaj se a i kaq dhunuar qeveria të drejtat e qytetarëve Ballanca zgjodhi ti përgjigjet me diplomaci duke u shprehur se kjo qeveri ka një mangësi në raport me respektimin e të drejtave të njeriut duke mos u përgjigjur drejt pyetjes së deputetit demokrat. Ajo mori vlerësime dhe nga deputeti socialist Pandeli Majko që e vlerësoi për modelin që ajo ka sjellë në krye të institucionit të Avokatit të Ppopullit.
PJESË NGA DISKUTIMI:
Erinda Ballanca: Ju uroj të gjithë kandidatëve suksese në garë dhe shpatulla të gjëra. Pse e them këtë? Sepse në themelin e çdo institucioni është Kushtetuta ajo që duhet të ketë përparësi. Duke respektuar Kushtetutën shteti respekton dhe të drejtat e qytetarëve. Dëgjova shumë nga kandidatët që mendojnë se Avokati i Popullit është institucion magjik por në fakt ne jemi një zgjatim i Kuvendit. Detyra e çdo Avokati Populli nuk është të zhdukë varfërinë por ja referon parlamentin dhe është parlamenti ai që duhet të marrë masa. Avokati i Popullit studion dhe evidenton të drejtat e njeriut. Sa herë që unë lexoj Kushtetuten e Shqipërisë unë gjej, intepretoj dhe kuptoj të drejta të reja që e bëjnë punën tonë më gjithëpërfshirëse. Duhet ta kuptojmë më mirë rolin e Avokatit të Popullit, ne jemi një pushtet i butë dhe është detyrë e jona të jemi të zëshëm për shkeljet dhe më të vuajturit. Për 5 vite që unë e kam drejtuar ne nuk kemi bërë vetëm një raport vjetor por kemi bërë 39 raporte të veçanta raporte ndërkombëtare që është një numër shumë i lartë raportesh të veçanta se kjo tregon se ne kemi gjetur shkelje strukturore të të drejtave të njeriut. Për 30 çështje ne kemi dërguar një raport të veçantë në Kuvend. Jemi gjetur në një antagonizëm të madh politik duke qenë dhe se opozita mungonte në parlamemt, dëgjova zoti Kapedani që tha duhen shtuar raportet dhe ne kemi dërguar mbi 30 raporte të veçantë në Kuvend. 5 minuta janë pak që të prezantoj platformen time duke qenë se unë jam në këtë detyrë, në punën që unë kam bërë. Për ta përmbledhur ajo që për mua ka rëndësi është çështje vizioni për të kuptuar se ku gjendet ky institucion në raport ndërkombërtar. Ne kemi një katalog tepër të varfër të të drejtave të njeriut që në këtë 25 vite janë kthyer në një realitet edhe për qytetarët e Europës.
Pandeli Majko: Pavarësisht gjërave të vogla mendoj se ju i keni dhënë Avokatit të Popullit dhe karakterin tuaj. Mendoj se keni futur një gjuhë të re në institucioni në lidhje me institucionit e tjera të vendit.
Ebkeled Alibeaj: A i ka dhunuar qeveria të drejtat e qytetarëve?
Erinda Ballanca: Qeveria shqiptare ka një mangësi në të drejtat e njeriut. Ajo që kam vënë re me keqardhje pavarsisht përpjekjeve në dukje të drejtat social-ekonomike të shqiptarëve përfitojnë më pak në krahasim me vende të rajonit. Duhet të kemi një respekt më të madh për pronën. Unë besoj se mbetet ende nje çështje e pazbatuar e persova që gjenden në Komisariate për shkak të presionit psikologjik që u bëhet, kemi ende shumë punë për të bërë.
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një seancë dëgjimore me kandidatët që kanë shfaqur interes për të drejtuar institucionin e Avokatit të Popullit. Pyetjes së deputetit demokrat Enkeled Alibeaj se a mendon se qeveria shqiptare ka dhunuar të drejtat e njeriut, Kapedani u shpreh se nuk mund të themi që ka një dhunim pasi nuk mund të flasim për kolektizim por ka gjëra për tu rregulluar.
Ermir Kapedani: E parë në aspetin kolektiv nuk është dhunuese e të drejtave të njeriut, dhuna është një vepër penale dhe nuk mund të thuhet se duhet të dënohet kolektivishrt, sigurisht që në raste të caktuara ka shkelje të të drejtave por ato nuk mund të them 3 apo më shumë por për ti rregulluar këto të drejta është Avokati i Popullit që është një bashkupunues me qeverinë dhe jo opozitë.
TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një seancë dëgjimore me gjithë kandidatët që kanë shfaqur interes për të qenë në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. Bledar Dervishaj që aktualisht mban detyrën e Këshilltarit pranë Presidentit të Republikës gjatë fjalës së tij u shpreh se pavarsisht se ai vjen si pjesë e opozitës nuk duhet gjykuar dhe se nuk e pranonte një gjë të tillë.
Pyetjes së deputetit demokrat Enkeled Alibeaj se a i ka shleur të drejtat e njeriut qeveria shqiptare dhe në çfarë fushash ai u shpreh se kjo nuk mund të ndahet me thikë. Dervishaj foli edhe për detyrën e tij si Këshilltar i Kreut të Shtetit dhe për betejat që tha se i ka fituar.
PJESË NGA BISEDA NË SALLË:
Bledar Dervishaj: Fakti që vij nga opozita nuk do të thotë që jam i kapur dhe këtë nuk e pranoj nga askush. Kam një propozim konkret, a kam mundësi të vij këtu çdo muaj nëse zgjidhem Avokat i Popullit. Duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë me institucionet e tjera. Aty ku mbaron KLSH aty filklon Avokati i Popullit e kështu me çdo institucion. Gjatë këtyre 5 viteve që unë ushtroj detyrëbn e Këshilltarit të Presidentit janë p[ërballur dhe me çështje të forta që kanë prodhuar kriza siç e kanë quajtur dhe institucionet e brendshme dhe ato të jashtme".
Enkeled Alibeaj: Sipas mendimit tim Avokati i Popullit duhet të mbajë një anë. Pozicioni i Avokatit të Popullit për të mbrojtur popullin e bën atë që të jetë kundër qeverisë. A vlerësoni ju që qeveria shqiptare është dhubnuese e të drejtave të njeriut?
Bledar Derveshaj: Nuk mund të ketë një ndarje me thikë se cilat nga fushat janë shkelur më shumëm ku njëra fushë është ekspozuar më shumë gjatë një mandati qeverisës se një tjetër.
TIRANË- Komisioni i Ligjive po zhvillon një seancë dëgjimore me kandidatët për postin e Avokatit të Popullit. Besim Ndregjoni, kreu i ish-të përndjekurve politik është një nga kandidatët që ka shfaqur interes në lidhje me këtë detyrë. Gjatë fjalës në Komision, Ndregjoni kujtoi dhe njëherë vuajtjet që ai dhe familja e tij kanë kaluar në sistemin komunist teksa kritikoi deputetet pasi sipas tij ka 30 vite që nuk ka asnjë ish-të përndjekur në krye të institucioneve të larta të vendit. Ai u vlerësua dhe nga deputeti socialist Pandeli Majko i cili foli me superlativa në lidhje emrin dhe punën e Ndregjonit ndër vite.
PJESË NGA BISEDA NË SALLË:
Besim Ndregjoni: Sot pas 30 vitesh Shqipëria përjeton një kaos të plotë duke mos dënuar krimet e komunizmit. Familja ime është burgosur dhe dënuar, xhaxhain tim e dërguan në psikiatri. Sot në Bruksel nuk është bërë e ditur krimet e komunizmit në Shqipëri, ata janë futur në sirtaret e parlamentit dhe nuk bëhen publike. Ne jemi dëshmitarë të kësaj tragjedie njerëzore. Kam 30 vjet që në bashkëpunim me Shoqërinë Civile që ndihmoj në rehabilitimin e atyre që kanë kaluar në spitalet psikiatrike në regjimin komunist. A ka turp më të madh që asnjë institucion i këtij shteti nuk ka një person nga shtresa e të përndjekurve politikë. Kam përgjesinë dhe nderin si i pa përfshirë si anëtar i ndonjë subjekti por si i pavarur. Në Avokatin e Popullit nuk ke asnjë që vjen nga shtresa antikomuniste por vetëm ata që vijnë nga postet e diktaturës si ish-hetues. Votoni një njeri që vjen nga shtresa e të përndjekurve se kështu i bëni një nder historisë.
Pandeli Majko: Me zoti Ndregjoni kam pasur rastin të takohem dhe është një anti-socialist dhe me të drejtë. Nuk pyetje në veçanti por dua t’i kujtoj opozitës se ajo ka të drejtën të propozojë një kandadat se zoti Ndregjoni e meriton të jetë në atë detyrë.
TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut po zhvillon këtë të premte një dëgjesë publike me kanidatët në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit.
Nga lista praprake me 20 kandidatë, do të prezantojnë platformën 19 prej tyre, pasi Olta Aliaj është tërhequr nga gara pak minuta para nisjes së seancës në Kuvend. Bëhet me dije se e pranishme fizikisht nuk do të jetë as Erinda Ballanca, pasi është e infektuar me Covid-19, e cila kërkon një mandat të dytë në postin e Avokatit të Popullit. Koha për prezantimin e platformave për secilin kandidat do të jetë 5 minuta.
Mes 20 kandidatëve që kanë depozituar më herët CV-të në Kuvend janë ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmaili, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe ish deputeti i PD-së, Sali Shehu.
LISTA E KANDIDATËVE:
1.Ahmet Prençi
2.Altin Goxhaj
Besim Ndregjoni
4.Bledar Dervishaj
5.Boriana Nikolla
6.Brikena Kasmi
7.Dorian Gjomarkaj
8.Drita Avdyli
9.Endri Papajorgji
10.Ermir Kapedani
11.Erinda Ballanca
12.Evis Fico
13.Ilirjan Rusmali
14.Jordan Daci
15.Jorida Rustemi
16.Laureta Roshi
17.Ledio Braho
18.Lefterije Luzi
19.Sali Shehu
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon një seancë dëgjimore me të gjithë kandidatët që synojnë postin e Avokatit të Popullit. Avokati Altin Goxhaj një prej kandidatëve për këtë detyrë gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se sot kemi avokat populli që manipolon provat. Ai thotë se Avokati i Popullit nuk duhet ti ndahet shkelësve të ligjit dhe se ai është gati të përballet me këtë të keqe.
Altin Goxhaj: “Jeni në shkelje të ligjit të gjithë këtu. Keni sjellë një listë me 20 emra, ndërkohë që vetëm 13 prej tyre janë të paligjshëm. Keni shkelur ligjin duke shtyrë dy herë afatin. Keni bërë futje proceduriale. Dy herë që keni bërë shtyrje keni harruar se tre muaj përpara se të mbarojë mandati duhet shpallur fituesi. Problemi i madh që ka Shqipëria është shpopullimi. Të mos i ndahet avokati i popullit shkelësit të ligjit. Avokati i popullit në Shqipëri nuk duhet të merret me fushata por ai që është në komisariat në momentin kur merr sinjalin e parë. Kemi avokat populli që manipulon provat. Kemi një avokat që del kundër popullit. E rëndësishme është se pas kësaj salle, unë ju siguroj se kemi bërë gati si në Kosovë rrjetin e avokatëve të popullit në të gjithë Shqipërinë për t’u përballur me këtë të keqe. Po të jem unë, nuk do të shkelë këmbë LGBT-je në shkollat e Shqipërisë deri në 18 vjeç. Kjo është axhenda e Soros. Ne duan të na zëvendësojnë brenda 20 vitesh”, tha Goxhaj.”.
Por gjatë prezantimit ajo që nuk u pa në kamera ishte reagimi i socialistit Pandeli Majko. Në videon e siguruar nga Panorama.al brenda sallës shihet Majko që nuk mban dot të qeshurën gjatë prezantimit të Goxhajt.