LIVE UPDATES
Politike

"Aventura e shkëlqyer e Jared dhe Ivanka!" Wall Street Journal: Të ndihmuar nga lidhjet politike, çifti planifikon të ndërtojë resorte luksoze në Shqipëri

Po ashtu kjo media ka publikuar detaje të reja lidhur me atë që e etiketon si “aventura” e çiftit Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Ballkan, mbi të gjitha me një investim të majmë në ishullin e Sazanit.

6 Tetor 2024, 08:49 Nga M.B
"Aventura e shkëlqyer e Jared dhe Ivanka!" Wall Street Journal:
Jared Kushner e Ivanka Trump

SHBA- Media amerikane 'Wall Street Journal' i ka dedikuar një artikull planit dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, për ndërtimin e resorteve luksoze në Shqipëri. Po ashtu kjo media ka publikuar detaje të reja lidhur me atë që e etiketon si “aventura” e çiftit Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Ballkan, mbi të gjitha me një investim të majmë në ishullin e Sazanit. Që në hyrje të artikullit shkruhet se të ndihmuar nga lidhjet politike dhe paratë nga shtetet e Gjirit, çifti planifikon të zhvillojë resorte ultraluksoze në Shqipëri.

Artikulli i plotë i 'Wall Street Journal'

Muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë në 2021, Jared Kushner dhe Ivanka Trump kaluan një javë duke shijuar plazhet e Shqipërisë. Ata u ngjitën në shkallët e gurta të një teatri 2200-vjeçar të Butrintit, darkuan në një jaht me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe u “fiksuan” nga vizita në ishullin e vetëm të Shqipërisë. Aq shumë e deshën, sa menduan se do të ishte destinacioni i përsosur për të ndërtuar një hotel luksoz.

Udhëtimi në Shqipëri, u la aq shumë përshtypje, saqë kur Kushner u takua me Ramën disa muaj më vonë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, i bëri një propozim. Gjatë një kafeje, Kushner tha se ishte “shumë, shumë i hipnotizuar nga bukuritë e Shqipërisë”. Këto detaje i ndau kryeministri Edi Rama, i cili shtoi: Kushner më pyeti nëse do të kishte mundësi që të investonte në Shqipëri.

Rama dha bekimin e tij dhe më shumë. Kushner, 43-vjeç, tani po punon për një projekt që do të kushtojë 1 miliard dollarë. Ai po negocion detaje me qeverinë e Ramës për të ndërtuar vila ekskluzive në Sazan, ishullin ushtarak që ai vizitoi, e cila më parë shërbente si një bazë për nëndetëset sovjetike.

Kushner, 43-vjeç, tani po punon për një projekt që do të kushtojë 1 miliard dollarë. Ai po negocion detaje me qeverinë e Ramës për të ndërtuar vila ekskluzive në Sazan, ishullin ushtarak që ai vizitoi, e cila më parë shërbente si një bazë për nëndetëset sovjetike. Ishulli është i mbrojtur ekologjikisht. Por një ligj i ri shqiptar lejon ndërtimin e hoteleve, për sa kohë që ato janë të paktën pesë yje.

Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku shërbeu si këshilltar i lartë i vjehrrit të tij, presidentit të atëhershëm Donald Trump, Kushner ka ndërtuar një perandori të re biznesi duke u anuar në lidhjet gjeopolitike. Kushner u mbështet në lidhjet me monarkët arabë për të mbledhur pjesën më të madhe të parave në fondin e tij privat prej 3.1 miliardë dollarësh. Kjo lëvizje ka ngjallur kritika nga republikanët dhe demokratët në Kongres.

Kompania e tij e re, Affinity Partners, është e mbushur me ish-zyrtarë të administratës Trump. Disa janë pretendentë për poste të larta qeveritare nëse Trump fiton këtë nëntor. Në Ballkan, Kushner iu drejtua liderëve të Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar biznesin e tij me prona të paluajtshme në toka publike pa pasur nevojë të kalonte nëpër ankande. Në Serbi, ai po ndërton mbi një memorial që qeveria thotë se do t’u kushtohej të gjitha viktimave të agresionit të NATO-s. Mbledhja e fondeve të Kushnerit dhe marrëveshjet e pronave me vendet e tjera, po nxisin frikën se ai dhe anëtarët e tjerë të familjes Trump mund të përfitojnë duke kultivuar marrëdhënie me liderët botërorë. Por për Kushner nuk është kështu.

“Unë nuk mendoj se dikush ka thënë ndonjëherë se kam thyer ndonjë rregull ose nuk kam ndjekur ligjet e vendeve se ku dua të investoj, apo se kam qenë shumë skrupuloz duke e bërë plane. Kam mësuar gjatë kohës sime në qeveri se nëse e kaloj kohën time duke u përpjekur të jetoj në një mënyrë që zbut shqetësimet e kaq shumë njerëzve që nuk i respektoj, të cilët janë të motivuar nga politikat partiake, atëherë thjesht do paralizohesha.”

I pyetur se nëse Trump rikthehet në detyrë, a do ketë komplikime, Kushner u shfaq edhe vetë i paqartë: Ndoshta. Ndoshta do të ketë më shumë gjykim mbi mua sot sesa një vit më parë. Por, ai gjithashtu tha nuk po distancohet nga fushata presidenciale. Nga zyra e tij në Majami, Kushner luan një rol informal si këshilltar.

“Jam aty për të ndihmuar dhe këshilluar Trump dhe ekipin e tij!”

Ai gjithashtu pranon çdo thirrje për të dëshmuar nga senatorët dhe kongresmenët. Por shton se nuk e ka në plan të rikthehet në qeveri. Të njëjtën gjë ka thënë edhe vajza 42-vjeçare e ish-presidentit, Ivanka Trump.

Jeta në Miami

Pasi Trump u largua nga detyra, Kushner dhe Ivanka Trump ishin të etur për të filluar një kapitull tjetër në jetën e tyre. Çifti dhe tre fëmijët e tyre 8, 10 dhe 13-vjeç u larguan shpejt në Miami. Ata morën me qira një apartament prej 7,000 metrash katrorë ndërsa rinovuan një shtëpi prej 24 milionë dollarëshnë  Indian Creek Island, një fshat hiper-ekskluziv në gjirin Biscayne, ku afërsisht tre duzina shtëpi formojnë një perimetër në formë patkoi rreth një fushe golfi. Tom Brady dhe Jeff Bezos janë fqinjët e çiftit.

Familja i kalon fundjavat kryesisht jashtë, duke bërë ski dhe shëtitje me varkë në gjirin që rrethon shtëpinë e tyre. Sa i përket karrierës, ndryshe nga i shoqi, Ivanka Trump zgjodhi që të mbante një profil më të ulët biznesi sesa bëri para 2017-ës. Ajo nuk bën më marrëveshjet e markës ose zhvillimit të hotelit Trump. Ajo nuk është e përfshirë shumë as me Affinity, e cila  është në pronësi të plotë të Kushner-it.

Stafi dhe këshilltarët e Affinity përfshijnë Richard Grenell, i cili mbante poste në administratën Trump, duke përfshirë atë të ambasadorit në Gjermani dhe të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Kevin Hassett, ish-këshilltarin ekonomik të Shtëpisë së Bardhë. Lista përmban gjithashtu ish-zyrtarin e lartë të sigurisë kombëtare të Lindjes së Mesme, Miguel Correa.

Edhe Kushner pasi la Shtëpinë e Bardhë iu rikthyer dashurisë së parë; investimit në pasuritë e paluajtshme, duke nisur nga Ballkani Perëndimor. Kushner pa një mundësi për investim. Çmimet e apartamenteve po lulëzojnë në Serbi, ndërkohë që së fundmi turistët janë vërshuar masivisht në plazhet me kosto të ulët të Shqipërisë. Affinity synon të krijojë mijëra njësi hotelesh dhe apartamentesh vetëm disa minuta nga një aeroporti të ri ndërkombëtar që po ndërtohet pranë qytetit të Vlorës.

Marrëveshja me Serbinë

Grenell, i cili si i dërguari i Trumpit për Ballkanin ishte i afërt me presidentin serb, kishte kohë që kishte parë objektin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave në qendrën historike të qytetit të Beogradit, të cilin qeveria ka kërkuar ta rizhvillojë. Por ishte e ndërlikuar.

Vendi u bombardua nga NATO në vitin 1999 në mes të një përpjekjeje për t’i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik të presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç në Kosovë. Grenell, i etur për të sjellë investime amerikane në rajon, i telefonoi Kushnerit disa muaj pasi Trump la detyrën për t’u përpjekur ta “shiste” idenë e tij. Kushner dërgoi një punonjës, i cili ishte “i mahnitur” nga gjallëria e Beogradit. Në maj, Serbia tha se ra dakord për të dhënë godinën me qera për investimet e Kushner, i cili do “hedhë” 500 milionë dollarë.

Si kusht për rizhvillimin e një vendi në Beograd që NATO bombardoi në 1999, Affinity do të duhej të ndërtonte një memorial për ato që qeveria serbe i quan viktima të agresionit të aleancës euro-atlantike. Ky inkuadrim ka ngjallur polemika. Clark, Wyden dhe amerikanë të tjerë kanë kritikuar idenë. Nacionalistët në qeverinë serbe e kanë kundërshtuan planin, sepse e konsiderojnë godinën një “vend të shenjtë”. Por është e vendosur! Qeveria serbe tha se marrëveshja do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë investimeve të huaja në vend.

Një Mesdhe i ri

Në të njëjtën kohë që planet e Beogradit po ecnin mirë, Kushner po vështronte bregdetin shqiptar. Pas pushimeve të tij në jaht në 2021 dhe kafesë së tij në Davos me Ramën, ai zhvilloi pamjet e tij në dy pika ideale. Zgjodhi Sazanin një ishull malor dhe një tokë private në gadishullin e Zvërnecit, aty ku dynden flamingot.

Sazani do të jetë më ekskluziv. Ishte ideja e Ivanka Trump për të futur “Aman”. Marka menaxhon resorte ultra-ekskluzive me dhoma që kanë tendencë të kushtojnë mbi 1000 dollarë nata. Vlad Doronin, një miliarder me origjinë sovjetike që drejton Aman, fillimisht u befasua nga ideja, por në fund u nënshkrua pasi dërgoi dikë për të vëzhguar vendndodhjen e ishullit. E kontantuar nga media amerikane, zëdhënsja e Aman nuk pranoi që të komentonte lidhur me planet e ndërtimit. Aktualisht qeveria shqiptare po rishikon planet, por Rama ka qenë mbështetës i projektit që në fillim. Ai e quan Kushnerin mik dhe të dy shkëmbejnë mesazhe në WhatsApp.

Muaj pasi Kushner prezantoi zyrtarisht planet, Shqipëria ndryshoi një ligj për të lejuar hotelet në zona të mbrojtura mjedisore, për sa kohë që ato janë pesë yje ose më lart. Qeveria ka thënë se ligji nuk kishte lidhje me Kushnerin dhe kishte për qëllim turizmin në të gjithë vendin, por politikanët e opozitës dhe avokatët e mjedisit kanë sulmuar legjislacionin dhe pretendojnë se një marrëveshje me Kushnerin ka për qëllim të fitojë favorin e Trump.

Rama tha se negociatat me Kushner nuk kanë të bëjnë fare me lidhjet e Kushnerit me Trump dhe përputhen me vizionin e tij për të ndërtuar bregdetin si një destinacion turistik i nivelit të lartë duke u përmbajtur mbi tërheqjen masive të tij me të ardhura mesatare.

“Nëse ky investim ndodh, do jetë një xhevahir në kurorën e Mesdheut”, shtoi Rama.

jared kushner

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës