14 Gusht 2023, 19:27
Nga m.s
pamje nga protesta
Gazetari Artan Hoxha ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet gjatë protestës në Himarë për Fredi Belerin. Ai thotë se nëse do të ishte në Himarë, do të besonte se protesta ishte masive, por në të vërtetë pamjet tregojnë një tjetër realitet.
Hoxha shprehet se pushuesit vijojnë plazhin duke mos u shqetësuar, ndërsa shton më ironi se kaq njerëz sa janë mbledhur i bën bashkë një mik i tij nga Tepelena kur i bie goma e makinës.
Postimi i plotë
Mbani frymen njerez…
Live nga shetitorja e Himares…
Nese nuk do te isha në Himare, por do ta ndiqja protesten në mbeshtetje te Dhionisios Alfred Petro Beleris, nga mediat greke apo mediat shqiptare, do te besoja se ketu po behet nami…
Në te vertete, Himara eshte në nje pasdite te qete mesgushti, kur pushuesit vazhdojne plazhin per hesap te tyre.
Kaq mbeshtetes sa kane mbledhur kryebashkiaket e Athines dhe te Selanikut në shetitoren e Himares, nje miku im nga Luftinja e Tepelenes, i mbledh kur i bie goma e makines…
E ka thene nje shekull me pare i madhi Ali Asllani nga Vajza e Lumit te Vlores:
“Koha eshte e maskarenjeve,
por Atdheu eshte i shqiptareve….”
Zito i ALVANIA
Sot është dita e fundit për betimin e kryebashkiakut Fredi Beleri, dhe në Himarë po zhvillohet një protestë në mbrojtje të tij. Nga qelia, Beleri dha një mesazh, teksa tregon se nuk e ka humbur shpresën që do të marrë drejtimin e Bashkisë.
“Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të betohem kryetar Bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”, tha ai nga burgu, për mediat greke.
artan hoxha protesta himare
Aktualitet
14 Gusht 2023, 19:03
a.l
Marin Suli
SARANDË- Sekretari i organizatës ‘Omonia’, Marin Suli ka qenë i pranishëm në protestën që u mbajt...
Aktualitet
14 Gusht 2023, 17:56
m.s
protesta per Fredi Belerin
Një grup qytetarësh në Himarë po protestojnë për lirimin e Fredi Belerit. Në protestën ...
Aktualitet
14 Gusht 2023, 17:15
m.s
Kuvendi
Zgjedhja e Avokatit të Popullit vijon të mbetet peng i mungesës së konsensusit politik, ndërkohë që janë z...
Aktualitet
14 Gusht 2023, 16:57
m.s
Gjergj Qerimi, Shef i Urgjencës spitalore Durrës
Problemet më të shpeshta janë gastroenteritet, virozat e stinës, si ...
Aktualitet
14 Gusht 2023, 16:41
m.s
foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mamurras, ku një grua 82-vjeçare është gjetur e pajetë...
Aktualitet
14 Gusht 2023, 16:10
m.s
taksa e prones
Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” përfshin disa kategori, që përjashtohen nga ...
Aktualitet
14 Gusht 2023, 16:00
m.s
foto ilustruese
Sot rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi me inicialet E...
Aktualitet
14 Gusht 2023, 15:15
m.s
foto ilustruese
Maturantët që duan të ndjekin studimet në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësis&eu...
Aktualitet
14 Gusht 2023, 14:21
k.m.
Foto ilustruese
SARANDË- Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës pasi u kap duke shp&eu...
Aktualitet
14 Gusht 2023, 14:04
k.m.
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami
TIRANË- Ish-efektivi i policisë që shoqëronte Ervis Martinajn, Jeton Lami apelon vendimin e Gjykatës...