12 Maj 2023, 10:44
Nga A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po përpiqet të justifikojë deklaratën 'do merrem personalisht me të', ku iu referua kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerit. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e kaluar me akuzën e blerjes së votave, e pas bujës së madhe që u bë edhe në Greqi, Rama vendosi të reagojë.
Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social 'Twitter', Rama thekson se ndalimi i Belerit tregon një sprovë të madhe për drejtësinë që sipas tij është vigjilente në zgjedhje. Më tej, ai thekson se arrestimi i kandidatit është tërësisht i provuar si dhe shton se ndalimi është i motivuar.
Në fund, duke nënkuptuar deklaratën e tij të mëparshme për Belerin, Rama thotë se beteja që ka me kandidatin nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë.
REAGIMI:
Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!
Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.
Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit./Dosja.al
edi rama arrestohet fredi beleri
Politike
12 Maj 2023, 10:39
A.B
Dendias dhe Rama
GREQI- 'Nuk konfirmohet nëse është liruar kandidati për kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri'- kështu nis ar...
Politike
12 Maj 2023, 10:35
A.B
Peter Zingraf
TIRANË- Dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf u bën thirr...
Politike
12 Maj 2023, 09:52
m.s
Fredi Beleri
HIMARE- PD e Himarës ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fre...
Politike
12 Maj 2023, 09:38
I.A
Fredi Beleri
TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas arrestimit të kandidatët të Bashkë Fitojmë në Hi...
Politike
12 Maj 2023, 09:37
A.B
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti Flamur Noka ka reguar pas akuzave të bëra nga Damian Gjiknuri për kandidatin e 'Bashkë Fitojmë' ...
Politike
12 Maj 2023, 09:26
A.B
Fredi Beleri, Shpetim Idrizi
TIRANË- Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër pas notës së protestës që pritet që t’i...
Politike
12 Maj 2023, 08:42
A.B
Edi Rama, Fredi Beleri
TIRANË- Një ditë para mbylljes së fushatës elektorale, Policia e Shtetit vuri në pranga kandidatin e '...
Politike
12 Maj 2023, 08:42
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Pas arrestimit të kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Bel...
Politike
12 Maj 2023, 08:18
Alberta Boseta
Edi Rama, Fredi Beleri, Safet Gjici
TIRANË- Fushata elektorale për zgjedhjet e '14 Majit' në Shqipëri nuk ishte aspak e qetë. 'Sta...
Politike
12 Maj 2023, 08:34
m.s
Ilir Meta nga Shkodra
SHKODER- Dy ditë nga zgjedhjet, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë mesazhin e radhë...