LIVE UPDATES
Politike

Arkend Balla deputet, Rama leje ndërtimi për hotel luksoz Visit të Pojës

Në një prej episodeve të zbardhura në dosjen italiane, thuhet se nga verifikimet e skuadrës së përbashkët të investigimit SPAK-Antimafia, kanë verifikuar me autoritetet gjyqësore shqiptare në kuadër të hetimeve të pasurive të familjes Troplini, në periudhën 30 janar 2020- 14 shkurt 2020, se Elvis Doçit i është sekuestruar automjeti i blinduar Audi A8, që ishte në pronësi të kompanisë Eldemar Constrution, srl.

25 Qershor 2025, 22:51 Nga r.ll
Arkend Balla deputet, Rama leje ndërtimi për hotel luksoz Visit
arkend balla

TIRANË- Nëse do ta lëmë pak mënjanë Arkend Ballën yllin e ri të Partisë Socialiste, e do të mbetemi në të njëjtën linjë. Leja për hotelin në Radhimë, nuk është e vetmja e firmosur nga Edi Rama. Duket se kontributi këtyre organizatave kriminale në zgjedhje është shpërblyer edhe me leje të tjera. Më flagrantja është ajo që Edi Rama i firmosi në bregdetin e Golemit, kompanisë së Visit të Pojës.

Drejtësia italiane arriti të identifikonte kompanitë ku Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, pastronte paratë nga aktiviteti I trafikut të Kokainës, e këto informacione iu përcollën edhe SPAK për të kryer më pas edhe hetimet që i takonin palës shqiptare për sekuestrimin e këtyre aseteve kriminale. Në një prej episodeve të zbardhura në dosjen italiane, thuhet se nga verifikimet e skuadrës së përbashkët të investigimit SPAK-Antimafia, kanë verifikuar me autoritetet gjyqësore shqiptare në kuadër të hetimeve të pasurive të familjes Troplini, në periudhën 30 janar 2020- 14 shkurt 2020, se Elvis Doçit i është sekuestruar automjeti i blinduar Audi A8, që ishte në pronësi të kompanisë Eldemar Constrution, srl.

Në dosjen italiane, e shpërndarë për mediat, Antimafia evidentonte me emra personat e arrestuar dhe kompanitë ku pastroheshin paratë, ndërsa e njëjta gjë nuk ndodhi për palën shqiptare. Sa i përketë hetimeve të kryera nga SPAK, ky instituicion shpërndau një njoftim për mediat me mungesë të theksuar transparence ku nuk jepeshin as emrat e personave të arrestuar apo në kërkim apo emrat e kompanive që u sekuestruan. Syri Tv arriti të sigurojë në mënyrë konfidenciale emrat e kompanive të sekuestruara ku rezultojnë shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës), “Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Por nga një investigim i kryer më tej nga gazetarët e Syri Tv, rezulton se SPAK ka hezituar të sekuestrojë të gjitha kompanitë e regjistruara në emrër të Elvis Doçit, e një ndër to është edhe Eldemar Constrution, për llogri të së cilës ishte regjistruar edhe automjeti Audi A8 i blinduar, i sekuestruar gjatë hetimeve të mëparshme për familjen Troplini. Kjo kompani, e themeluar në vitin 2010, rezulton një prej kompanive kryesore të Elvis Doçit, alias Visi i Pojës, që ka përfituar jo vetëm fone publike, kryesisht nga fondet e rindërtimit, por ka marrë edhe leje ndërtimit drejtëpërsëdrejti me firmë të Edi Ramës në shkur të vitit 2024. E kjo kompani ëshët amnistuar nga SPAK.

Po çfarë ka ndodhur me këtë kompani të amnistuar nga SPAK dhe lejen e ndërtimit për hotel me 10 kate pranë Shkëmbit të Kavajës?

Sipas dokumentacionit të bërë publik në QKB, në korrik të vitit 2024 themelohet kompania Rock of Kavaja, me objekt aktiviteti hoteleri turizëm, me aksioner të vetëm Eldemar të Visit të Pojës. Pas themelimit, në nëntor të vitit 2024, Visi I Pojës, shet 60 % të aksioneve kompanisë CFO PHARMA. Tre ditë më pas, kompania me një akt të jashtëligjshëm, rrit kapitalin nga 100 mijë lekë në 225 milionë lekë ose 2. 3 milionë euro.

Në 12 nëntor Asambleja e ortakëve vendos që të miratojnë rritjen e kapitalit në natyre, pra me vlerën e tokës ku do të ndërtohet hoteli, ku kompania CFO PHARMA, do të kryej investimin në 100 % të vlerës, kurse Visi i Pojës do të përfitojë 40 % pasi kontribon vetëm me tokën.

Kujtojmë që vetëm pak kohë pas këtij angazhimi, në mars të 2025, breshëri automatiku u qëlluan mbi kompaninë farmacetotike, që tashmë Iu fut edhe sektorit të ndërtimit dhe hotelerisë. Po sipas këtij vendimi, kompania e Visit të Pojës ka lidhur kontrat bashkëpunimi me brandin ndërkombëtar AKOR (Pullman).

Rezulton se Eldemar Construtions e ka marrë tokën në datën 26 janar, të vitit 2024, pa raporte të qarta financiare nga shtetasi Luan Kasa, ku në marrëveshjet e shitblerjes theksohet “Kontratë me rezervë”, çka ngrenë dyshimet se pagesa 2. 3 milionë euro nuk është kryer.

Brenda 2 muajve nga marrja e tokës, Edi Rama i firmos Visit të Pojës, lejen e ndërtimit për hotelin 10 katësh në buzë të detit. Pra e thënë me thjeshtë, Visi i Pojës, ka vetëm idenë, merr tokën pa lekë, Edi Rama i firmos lejen e ndërtimit, në lojë hynë CFO PHARMA që garanton qarkullimin e parave, për të mbuluar të gjithë operacionin futet në lojë një brand ndërkombëtar. I gjithë ky operacion financiar, miliona euro e me firma të dyshimta të kryeministrit EdI Rama, çuditërisht nuk shihet nga SPAK, e këto kompani nuk vihen nën skeuestro.

Nuk besoj se ka nevojë për komente të mëtejshme për të faktuar lidhjet dhe interesat financiare dhe politike mes krimit dhe politikës. Trafiku i drogës dhe pastrimi I parave identifikohet nga partnerët e huaj. Në Shqipëri, një anonim si Arkend Balla del më i votuari në zgjedhjet e 11 majit. e më pas zbulohet se pas tij qëndrojnë dy familje dhe një organizatë e fuqishme krimimenale, që pasi sjellin në Shqipëri paratë e drogës, Edi Rama u firmos leje që ti pastrojnë! E qershia mbi tortë, SPAK-u, heroi i fëmijëve tanë, në vend që ti sekuestroj, i legalizon! Natën e mirë!/ Plug, Syri Tv

arkend balla edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet