Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zv/Kryeministrja Balluku theksoi se në këtë zonë janë ndërthurur dy sektorë të rëndësishëm bujqësia dhe energjia, duke qenë se një pjesë më e madhe e tokave në zonën e Semanit janë kthyer tashmë në parqe fotovoltaike.
FIER- Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar punimet për argjinaturën e majtë të lumit Seman. Zv/Kryeministrja Balluku theksoi se në këtë zonë janë ndërthurur dy sektorë të rëndësishëm bujqësia dhe energjia, duke qenë se një pjesë më e madhe e tokave në zonën e Semanit janë kthyer tashmë në parqe fotovoltaike.
“Nga ana tjetër, e gjithë zona e Topojës, Libofshës dhe gjithë zona që përfshihet ka prodhimtari shumë të lartë. Toka pjellore ka prodhimtari të lartë dhe ashtu siç e kemi koordinuar me Bashkinë e Fierit, por edhe me Këshillin Kombëtar të territorit në ditët në vazhdim, ne do jemi të gatshëm për të zbatuar dhe Planin Rregullues përsa i përket bregdetit nga grykëderdhja e Semanit, deri në grykëderdhjen e Vjosës. Do jetë hera e parë që do kemi mundësi të dizajnojmë një vijë bregdetare për arsye turistike nga fillimi në fund”, u shpreh Balluku.
Nga ana tjetër Kryeministri Rama kërkoi që të punohet me këmbëngulje në drejtim të informimit lidhur me linjën e re të financimit prej 250 milionë eurosh të Bankës së Shqipërisë për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi. Rama inkurajoi dhe emigrantët që kanë punuar në bujqësi që të sjellin në vendin e tyre, eksperiencën në këtë fushë.
“Ajo që duhet bërë tani dhe duhet përsëritur në mënyrë këmbëngulëse është informimi për linjën e re të financimit të Bankës së Shqipërisë. Janë 250 milionë euro të mbështetura me garancinë sovrane që ne po e përgatisim, një instrument shumë i favorshëm dhe me interesa shumë të ulëta për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi, në zhvillimin rural, në agroturizëm. Kështu që, mund të interesohen pranë bankave të nivelit të dytë. Ndërkohë AZHBR duhet të bëjë punën e vet për ta koordinuar gjithë këtë proces se duhet shumë informacion. Nga ana tjetër, rehabilitimi i argjinaturave, ujitjes dhe kullimit, është një proces që vërtetë ka marrë kohën e vet, por po shkon drejtë kurorëzimit dhe shumë njerëz që s’kanë idenë fare thonë “akoma merreni ju me ujësjellësa? Akoma merreni ju me kanale e ujitje, këto gjëra bota i ka zgjidhur”. E dimë që i ka zgjidhur bota, por kur ne kemi filluar këtë punë ishin më shumë se gjysma e kanaleve e bllokuar dhe më shumë se gjysma e tokës së punueshme ishte e braktisur për shkak se s’kishte ujë. Rikuperimi që ne kemi bërë është i jashtëzakonshëm dhe në një kohë relativisht të shkurtër, ne me buxhetet modeste që kemi pasur, tani buxheti ka filluar të bëhet më domethënës për shkak se është rritur ekonomia, janë rritur të ardhurat, por nga ana tjetër çdo punë do kohën e vet. E fundit që dua të shfrytëzoj rastin tani është që pa diskutim që kush kthehet dhe sjell dhe eksperiencën që ka në Greqi në Itali apo gjetkë, po sidomos në këto dy vende me bujqësinë, duke e hedhur në tokën e vet, qoftë për prodhim, qoftë për përpunim, qoftë për ambalazhim, qoftë për agroturizëm, 100% i del më mirë llogaria sesa të vazhdojë të rrijë atje. Dhe jam bindur i që kjo tendencë do fuqizohet vit pas viti," u shpreh ai.
Ajola Xoxa TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka komentuar dhe njëherë akuzat ndaj saj në lidhj...
Volodymyr Zelenskyy dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kanë patur ditën e sotme nj&...
Chris LaCivita SHBA- Media amerikane Boston Herald i ka kushtuar një artikull ardhjes së Chris LaCivita në Shqipëri. Në ...
Sali Berisha ITALI- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të mbaj ditën e sotme një takim me emigrantët në Itali. Me...
KQZ TIRANË- Skenarët për përdorimin e votimit dhe numërimit elektronit për zgjedhjet e 11 majit janë zbuluar dit&eu...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka zbardhur punët dhe pagesa...
Edi Rama KOMAN- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me banorët e zonës së Komanit ditën e sotme teksa po inspektonte pu...
Erion Veliaj TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka vijuar sulmet ndaj prokurorit të SPAK, Olsi Dado dhe gjykatës...
Balluku dhe Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar punimet ...
Edi Rama TIRANË- Në mitingun e së enjtes në Sheshin “Skënderbej”, Kryeministri vendosi të tregojë detaje t&e...