LIVE UPDATES
Politike

Akuzat për 'Harabel'/ Ajola Xoxa: Është OJF që nuk gjeneron fitime, nuk kemi marrë fonde nga Bashkia Tiranë

Me anë të një postimi në Facebook, Xoxa thekson se 'Harabel' nuk ka pronarë dhe nuk gjeneron fitim, por çdo e ardhur qëndron në arkën e organizatës.

22 Shkurt 2025, 13:38 Nga I.A
Akuzat për 'Harabel'/ Ajola Xoxa: Është OJF që nuk
Ajola Xoxa

 TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka komentuar dhe njëherë akuzat ndaj saj në lidhje me 'Harabel', që sipas saj nuk është kompani por Organizatë Jo-Fitimprurëse (OJF). Me anë të një postimi në Facebook, Xoxa thekson se 'Harabel' nuk ka pronarë dhe nuk gjeneron fitim, por çdo e ardhur qëndron në arkën e organizatës.

Xoxa më tej shton se ajo nuk ka marrë asnjëherë fonde nga bashkia Tiranë, por ka shtuar se ka marrë fonde nga Ministria e Kulturës si dhe nga Ministria e Turizmit në vlerën 45’235 euro. Ndërkohë që thekson se buxheti total i Harabel në këto 7 vite që është krijuar është 653’591 euro. Sipas saj këto fonde, Harabel i ka mbledhur nga donatorë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj. 

Postimi i Plotë:

Një sqarim tjetër mbi “Harabelin”, që për disa paska qenë një grabitqar i madh. Së pari, Harabel Contemporary nuk është një shoqëri tregtare (kompani), por është një Organizate Jo-Fitimprurëse (OJF). Kjo, në bazë të ligjit shqiptar, do të thotë se Harabeli NUK ka pronarë dhe NUK gjeneron fitim dhe nëse në fund të vitit financiar në llogarinë e një OJF-je mbeten të holla, ato NUK shpërndahen dhe as transferohen, por mbeten në arkën e organizatës dhe përdoren për projektet e saj në vitet pasardhëse.

Çuditërisht, në akt-akuzën ndaj meje thuhet se unë qenkam “pronare” e Harabel. A shkruhet kështu sepse akuzuesit ngatërrojnë ç’është ligjërisht një OJF apo se nuk kanë dashur të kuptojnë se unë nuk jam pronare e Harabel as ligjërisht, as praktikisht, këtë s’di ta them. Kohët e fundit nuk kuptoj më dot edhe gjëra që deri dje më dukeshin të thjeshta fare.

OJF-ja që e quajtëm me emrin Harabel nisi ideimin në vitin 2017 dhe u themelua në fillim të vitit 2018. Pra ka kryer 7 vite veprimtari deri më sot. Ideimi ishte produkt i bashkëbisedimeve mes meje dhe Driant Zenelit, artist i mirënjohur bashkëkohor në Shqipëri, por sidomos ndërkombëtarisht. Në themelimin e OJF-së na u bashkuan edhe 2 vajza të tjera.

Harabel lindi nga dëshira për të dhënë një kontribut serioz dhe ndihmues në skenën e artit bashkëkohor në Shqipëri. Asnjëri nga ne nuk pati kurrë qëllime fitimi, madje përkundrazi dhe për këdo që e njeh këtë fushë nuk është fare për t’u çuditur që të angazhohesh për të ndihmuar jo për të fituar. E kundërta do t’i çudiste të gjithë, sepse me art mund të fitojnë galeritë e mëdha ndërkombëtare, të tjerat mbijetojnë, ndërsa OJF-të as që nuk lindin për të fituar.

Harabel sot numëron një pafundësi projektesh, nga më të vegjlit deri tek shumë të mëdhenjtë (shifrat janë më poshtë). Aktiviteti i Harabel është publik, me përshkrime, emra, foto e video, në faqen: harabel.org.

NE SHTATE (7) VITE AKTIVITET, Harabel ka realizuar:

– 30 ekspozita të artit vizual: me të paktën 220 artistë të shfaqur dhe mbi 15 kuratorë, shqiptarë dhe të huaj;

– 28 bashkëbisedime me personalitete të artit, me të paktën 41 të ftuar (artistë/kuratorë/arkitektë/historianë), shqiptarë dhe të huaj;

– 12 shfaqje performative me në thelb filmin, me të paktën 46 artistë, mshqiptarë dhe të huaj;

– 8 vepra publike të instaluara + 3 vepra publike kohëshkurtra, me të paktën 17 artistë, shqiptarë;

– 23 evente të artit në bashkëpunim (përfshirë këtu Festivali i VideoArtit të Tiranës, Festivali i Dancit Bashkëkohor, Manifesta Biennal, DokuFest, etj. etj. etj.), me më shumë se 277 artistë, mshqiptarë dhe të huaj;

– 9 ëorkshope, me 24 artistë drejtues të ëorkshopeve dhe mbi 222 pjesëmarrës artistë të rinj;

– shumë ekspozime e aktivitete për prezantimin e artistëve shqiptarë jashtë vendit.

Pra në total, NË 7 VITE AKTIVITET, HARABEL KA REALIZUAR MBI 113 AKITIVITETE TË ARTIT, KU KANË MARRË PJESË MBI 625 ARTISTË

(pa llogaritur pjesëmarrësit në ëorkshope apo artistët kandidatë, të cilët nuk janë shfaqur, se do të kalonin mbi njëmijëshin).

Harabel ka paguar qindra artistë, kuratorë (jo mua), kompani artistike apo kompani mbështetsëse në realizimin e aktiviteteve artistike. Bilancet e Harabel janë dorëzuar rregullisht pranë tatimeve dhe mund të gjenden lehtësisht, janë dorëzuar edhe pranë shumë organeve e institucioneve europiane e ndërkombëtare, ku Harabel ka aplikuar për projekte dhe është pranuar. Harabel ka numëruar edhe me dhjetëra punonjës me kontratë pune, të cilët kanë punuar gjithmonë me një pasion aq të madh, sa për shumë dembelë ka qenë shumë e vështirë të besonin se si ia dilnim të bënim kaq shumë punë. Ia kemi dalë dhe kemi qenë dhe jemi një skuadër pozitive (pavarësisht traumës së kalimit në testin e presionit psikologjik të këtij hetimi haluçinant), me pasionin për artin dhe dëshirën e mirë për t’i bërë mirë qytetit dhe vendit tonë.

Gjatë këtyre 7 viteve, që në themelim, unë kam qenë anëtare dhe Drejtuese e Bordit të Harabel (pa pagesë). Nuk kam qenë Drejtoreshë Ekzekutive e Harabel (jemi në proces) dhe angazhimi im si Drejtuese Artistike e Harabel ka qenë pa pagesë (jam paguar vetëm për 3 projekte specifike, të cilat do t’i listoj më poshtë; dhe e rinënvizoj, kjo është normale në botën artit, ndërkohë që unë të ardhurat e mia i kam nga studioja e avokatisë).

Në total, në 7 vite aktivitet, bilanci financiar i Harabel ka qenë 4 vite me minus dhe 3 vite me një plus të vogël. Edhe në 2 vitet e fundit, Harabel ka bilanc negativ. Pra, thënë thjesht: Harabel mban veten e vet, dhe jo me lehtesi (edhe kjo është krejt normale në botën e organizatave jofitimprurëse të artit e kulturës).

Në 7 vite ekzistencë, buxheti TOTAL Harabel për të 7 vitet BASHKE ka qenë PREJ 653’591 euro (brut), ku numërohen aplikime e donatorë ndërkombëtarë, europianë e shqiptarë, nga më të shumtët në numër e lloj. Gjatë këtyre 7 viteve, Harabel ka përfituar vetëm 3 projekte në Ministrinë e Kulturës (totali i fondeve nga Ministria e Kulturës është e barabartë me 34’804 euro brut, dhe këtu përfshihet edhe fondi prej rreth 20’000 euro dhënë për ekspozitën e një miti botëror si Salvador Dali… llogarisni pra fondet minimale 2 projekteve të tjera) dhe vetëm 2 projekte në Ministrinë e Turizmit (10’431 euro brut total për të dy projektet bashkë).

Theksoj se as unë, as ndonjë tjetër në Harabel nuk kanë asnjë konflikt interesi me këto dy Ministri. Gjithashtu, theksoj se unë nuk kam marrë asnjë pagesë prej këtyre projekteve.

Pra, në 653’591 euro total buxheti të Harabel në SHTATE VJET totali i fondeve nga Ministria e Kulturës plus ajo e Turizmit, është 45’235 euro (ku gati gjysma është për sjelljen e veprave autentike të Salvador Dali në Tiranë). Harabel nuk ka marrë asnjë fond tjetër të prejardhur nga insitucione publike shqiptare.

Nga të gjitha fondet e Harabel kanë përfituar me qindra e qindra artistë e të punësuar për realizimin e projekteve artistike, për qindra projekte.

Dhe jo, Harabel nuk ka marrë KURRE, ASNJE FOND nga Bashkia e Tiranës!

E lexuat mirë dhe unë kësaj deklarate i dal për zot dhe sfidoj çdo baltosës publik timin të më nxjerrë një provë të vetme për të kundërtën. Provë, jo thashetheme tavolinash e portalesh nga dosja e akuzuesve të mi, e cila ka përmasa të frikshme tendencioziteti dhe cudirash juridike.

Në 7 vite aktivitet të Harabel, ku kam dhënë shpirtin, mendjen, kohën, të gjithë pasionin tim, për të ndihmuar në krijimin e një realiteti kulturor të nivelit më të lartë, që mos t’i jetë mangut në asgjë ballafaqimit me skenën europiane, unë nuk kam marrë kurrë rrogë, nuk jam paguar kurrë si drejtuese artistike, nuk jam paguar kurrë për dhjetëra e dhjetëra ekspozitat dhe eventet që kam ndjekur si kuratore dhe nuk jam paguar kurrë nga asnjë fond me prejardhje publike. Kjo është e vërteta ime e thjeshtë dhe kaq torturuese tanimë, kur si në një ëndërr të keqe më duket të përballem me një “vete” që ma kanë krijuar të tjerët për të më bërë keq sa s’ka më keq.

Në 7 vite ekzistencë të Harabel, unë jam paguar gjithsej 20’521 euro brut (që do të thotë 17’442 euro net) në total, për 3 projektet si më poshtë:

– 8’858 euro net, për projektin 2 vjeçar SPARE, projekt i financuar nga Creative Europe (pra fond europian), me Harabel si partner dhe jo si lider, pjesë e një grup organizatash të huaja pjesëmarrëse, ku jam përzgjedhur nga ky grup organizatash në Skuadrën Drejtuese Artistike të projektit (këtë emër mbante) përgjatë 2 viteve të projektit;

– 4’335 euro net, për menaxhimin artistik të prodhimi të një filmi mbi Sabiha Kasimatin, financuar nga Fondacioni Merz (Itali);

– 4’250 euro net, për dizenjimin vizual të Festivalit të Dancit Bashkëkohor, projekt i Angjelin Preljocaj, D18 (Paris) dhe MEKI, pagesë e cila është financuar nga një kompani e madhe private shqiptare, shumë e njohur në mbështetjen e projekteve kulturore.

Pra, sic thashë, jam paguar 17’442 euro net në 7 vite punë për Harabel dhe zero nga këto pagesa të miat kanë prejardhje nga fonde publike. Të gjitha këto i kam deklaruar edhe në deklaratën time vjetore në ILDKPI.

Unë jam munduar gjithmonë të qëndroj në hije të Harabel, e kam ditur fort mirë se një kategori mediatike kërkon gjithmonë ta lidhë veprimtarinë time me Erionin. Ndërkohë e vërteta është që Erioni gjithnjë ka qëndruar larg dhe ka dyshuar shpesh se ky aktivizmi im social-kulturor do të më kthente në target. (Në të gjithë këto 7 vite të ekzistencës së Harabel apo 17 vite të punës time si juriste apo avokate, Erioni ka ardhur në zyrat tona vetëm 1 herë, po po, vetëm NJE herë, dhe atë herë ka ardhur për të sjellë djalin.)

Por unë s’kam dashur ta besoj se duhet t’i rrija larg pasionit tim për artin e kulturën, vetëm pse im shoq është politikan. Shumëkujt mund t’i duket habi pse një avokate, me disa shkollime në drejtësi, merret me art. Kjo vjen sepse e gjithë familja ime është e përbërë nga artistë, dhe kur them e gjithë familja, dua të them E GJITHA. Në këtë habitat jam rritur dhe arti është si uji për peshkun për mua. Kam bërë edhe një master në Universitetin e Arteve të drejtuar nga Prof. Vladimir Myrtezaj në 2019-2021, të cilin e kam ndjekur me një përpikmëri kirurgjikale.

Nga të gjitha punët që kam bërë në jetë, dhe janë shumë, puna artistike me Harabel është ajo që kam dashur e dua më shumë. Më dhemb në shpirt kur baltoset puna e Harabel për arsye të ulëta politike e mediatike, në shpirt. Çfarëdo të thotë kushdo e të mundohet ta ulë punën tonë, e vërteta është kjo. Po aq është fakt se kemi bërë një punë shumë të madhe e domethënëse për skenën kulturore shqiptare. Ata që na kanë ndjekur, e dinë. Të tjerët do ta mësojnë kur pafajësia ime të marrë vulën e drejtësisë.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Xoxa është lënë në masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje". Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

ajola xoxa harabel

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje