LIVE UPDATES
Politike

Arbitrazhi për Portin e Durrësit/ Eno Bozdo: Qeveria drejt dënimit me 140 mln euro, këto vendime kanë në themel interesin politik dhe ekonomik vetëm të Edi Ramës

Gjatë fjalës së tij Bozdo u shpreh se Gjykata e Aritrazhit Ndërkombëtar rrëzoi kërkesën e qeverisë Rama dhe vendosi në favor të kompanisë gjermane EMS, duke hapur gjykimin në themel të çështjes për një dëm 40 milionë euro.

29 Shkurt 2024, 13:54 Nga N.F

Arbitrazhi për Portin e Durrësit/ Eno Bozdo: Qeveria drejt

Eno Bozdo

TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo në një deklaratë për mediat ditën e sotmë ka foblur në lidhje me portin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij Bozdo u shpreh se Gjykata e Aritrazhit Ndërkombëtar rrëzoi kërkesën e qeverisë Rama dhe vendosi në favor të kompanisë gjermane EMS, duke hapur gjykimin në themel të çështjes për një dëm 40 milionë euro. Ai më tej shtoi se me këtë vendime 40 milionë euro të taksave të shqiptarëve mund të konsideron të humbura.

Anëtari i kryesisë më tej shtoi se duke patur parasysh humbjet seriale të çështjeve në Arbitrazh nga qeveria Rama kjo faturë e frikshme do të rritet.

Fjala e plotë:

Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar rrëzoi kërkesën e qeverisë Rama, dhe vendosi në favor të kompanisë gjermane EMS, duke hapur gjykimin në themel të çështjes për një dëm 40 milionë euro, shkaktuar kësaj të fundit nga vendimi për ta kthyer në resort portin e Durrësit. Me këtë vendim, për fat të keq, 40 milionë euro të taksave të shqiptarëve mund të konsideron të humbura. Në të njëjtën kohë kompania turke ‘Durrës Kurum Shipping’, ka paditur qeverinë Rama për 100 milionë euro të tjera, në një çështje të dytë që lidhet përsëri me Portin e Durrësit.

Duke patur parasysh humbjet seriale të çështjeve në Arbitrazh nga qeveria Rama, si pasojë e vendimeve klienteliste, kjo faturë e frikshme do të rritet. Sipas Raportit të KLSH aktualisht shifra llogaritet në rreth 400 milionë euro. Të gjitha këto çështje të humbura në gjykatat ndërkombëtare kanë në themel interesin politik dhe ekonomik të një personi të vetëm, Edi Ramës, obsesionit të tij për të kontrolluar median dhe zhvatur pronat publike.

Nëntë vjet më parë, interesi politik dhe fiksimi personal i Edi Ramës për të zhdukur një media që nuk e kontrollonte, Agon Channel, bën që shqiptarët të heqin nga arka e kursimeve kombëtare 110 milionë euro që duhet t’i kalojnë Beketit. Ramës nuk i hyn gjemb në këmbë, sepse paratë u merren shqiptarëve dhe jo në llogaritë offshore të kryeministrit dhe bandës së tij. Në të njëjtin skenar, por me interes akut ekonomik, Rama i fali arabit Alabar tokën publike të Portit të Durrësit dhe taksat më vlerë rreth 300 milionë euro. Nga kursimet e shqiptarët do të rrjedhin minimalisht 1,5 miliard euro për të ndërtuar Portin e Ri. Po nga xhepi i shqiptarëve do të dalin 140 milionë euro për të paguar për kontratat e prishura arbitrarisht nga Rama.

Me siguri, në vijim Edi Rama do të përbetohet solemnisht dhe publikisht se ‘asnjë kacidhe nga lekët e shqiptarëve nuk do të paguhet për Portin e Durrësit’, ashtu siç u përbetua me dorë në zemër dhe zemër në xhep, për rastin e Agon Channel. Edi Rama po bën, atë që të gjithë autokratët në botë kanë zanat: vjedhin e manipulojnë zgjedhjet për të kontrolluar pushtetin ekonomik dhe me paratë e vjedhura manipulojnë dhe vjedhin zgjedhjet e radhës. Por regjime të tilla grabitqare nuk e kanë të gjatë. Kambanat ranë më 20 shkurt. Populli shqiptar, me apo pa parti, u ngrit dhe e tha fjalën e revoltës dhe mosbindjes civile.Partia Demokratike do ti prijë kësaj revolte. ‘O Sot, O kurrë’ , për Shqipërinë, familjet, të ardhmen e shqiptarëve këtu apo jashtë vendit!

eno bozdo pd porti i durresit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet