LIVE UPDATES
Politike

Arbëreshët letër Ramës: Mjaft me parada, po zhdukemi në gjuhë e kulturë shqiptare

Lëvizja Federative e Minorancave Gjuhësore "Arbëria e Re", nënvizon se situata në të cilën ndodhet komuniteti kalabro-shqiptar, edhe pse i mbrojtur formalisht me ligjin 482/1999, është shumë e rëndë nga pikëpamja demigrafike, kulturore e gjuhësore.

21 Qershor 2022, 22:57 Nga I.A
Arbëreshët letër Ramës: Mjaft me parada, po zhdukemi në
arbereshet ne itali

TIRANË- Komunitetit i Arbëreshëve të Italisë shprehet kundër paradave të vazhdueshme turistike të përfaqësuesve të institucioneve shqiptare në Arbëri e kërkon vëmendje ndaj situatës së rëndë që po kalojnë e që po çon drejt zhdukjes së gjuhës e kulturës shqiptare. Gazetarja Alba Kepi për Ora News shkruan se Lëvizja politike "Arbëria e Re" i është drejtuar me një letër kryeministrit Rama e qeverisë shqiptare. Lëvizja Federative e Minorancave Gjuhësore arbëreshe i kërkon Institucioneve shqiptare më shumë mbrojtje për Arbërinë.

Lëvizja Federative e Minorancave Gjuhësore arbëreshe "Arbëria e Re", që bashkon intelektualë, sipërmarrës, operatorë kulturorë e shkollash e administratorë rajonalë të komunitetit shqiptar në Itali i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit shqiptar Edi Rama për të shprehur shqetësimin e thellë të komunitetit arbëreshë nga vizitat e shpeshta të improvizuara të përfaqësuesve të delegacioneve të institucioneve shqiptare që janë reduktuar në parada e ekskursione me qëndrime pushimesh të këndshmë në agro turizme duke i lënë arbëreshët gjithmonë në hallin e problemeve serioze të tyre.

"E vetmja gjë që na kanë lënë këto udhëtime janë tavolinat e gëzueshme, vlerësimet skenderbegiane të dhuruara bujarisht e në mëyrë skandaloze ndaj personave me moral të dyshimtë e asnjëherë nuk janë përcjellë tek pala italiane emergjencat arbëreshe apo janë ngritur tavolina teknike për t'i diskutuar".

Në letrën dërguar Këshillit të Ministrave të Republikës Shqiptare, Lëvizja "Arbëria e Re" shpreh se këto parada të vazhdueshme të përfaqësuesve të institucioneve shqiptare që periodikisht përshkojnë për së gjati e për së gjeri Arbërinë, nuk kanë asnjë preokupim për të dëgjuar nevojat reale të komunitetit tonë e as më shumë për t'u përfshirë seriozisht e i përcjellë këto shqetësime në palën italiane e dështimet e saj të rënda.

Lëvizja Federative e Minorancave Gjuhësore "Arbëria e Re", nënvizon se situata në të cilën ndodhet komuniteti kalabro-shqiptar, edhe pse i mbrojtur formalisht me ligjin 482/1999, është shumë e rëndë nga pikëpamja demigrafike, kulturore e gjuhësore. Edhe pse më shumë se 20 vite nga miratimi i këtij ligji nga Parlamenti italian, ky komunitet rrezikon zhdukjen e tij, pasi nuk ka asnjë mbrojtje reale në nivel kombëtar e rajonal,  ndryshe nga c'ndodh me minorancat "politike", kufitare, super mbrojtura sic i ka përcaktuar senatori Felice Besostri.

Kjo lëvizje kërkon një ndërhyrje rrënjësore e urgjente për përballimin e këtyre emergjencave reale, social - ekonoimike, kulturore-gjuhësore, e siç nuk ka ndodhur deri më sot, të hartohen protokolle bashkëpunimi kulturore e shkencore mes dy vendeve, si një prioritet i Shqipërisë për të mbrojtur minorancat e saj gjuhësore. 

Lëvizja "Arbëria e Re", thekson se ndryshe ka qënë qasja e Republikës së Kosovës e cila ka shprehur në nivele të larta ndërqeveritare dhe drejtpërdrejtë Ministrit të Jashtëm italian Luigi De Maio, vëmendjen ndaj problemeve të tyre. Me rezultate të kënqshme e të frutshme ka qenë puna e Republikës së Sllovenisë, minorancat e të cilave në Itali janë shumë të të pakta se ato arbëreshe, por që rregullisht mbrohen me masa të jashtëzonshme e efikase nga shteti italian me fonde për të mësuar gjuhën sllovene, shërbim publik i radio televizionit, me përfaqësi parlamentare të garantuar e me iniciativa specifike legjislative.

"Për të mos vazhduar të vuajmë këtë pabarazi trajtimi mes minorancave, Lëvizja "Arbëria e Re" i kërkon me urgjencë qeverisë shqiptare  të diskutojë këto probleme e aspekte të tjera, vendimtare për mbijetesën e gjuhës arbëreshe e kulturës shqiptare, historikisht e pranishme në Itali.

"Arbëria e Re" e cila është një lëvizje politike që bashkon të gjithë përbërësit rajonalë të minorancave arbëreshe, synon të ndjek objektivat e saj jetikë për të mirën e komunitetit italo-shqiptar, i cili sot vuan nga një gjëndje braktisje e margjinalizimi ekonomiko-social për shkak të përgjegjesive subjektive, duke ndjekur një program pune që parashikon një sërë iniciativash, politiko-kulturore për të realizuar në periudhë afatë gjatë e të mesëm, një proces të ri, rigjallërimi të komunitetit tonë, një Rilindje të re e cila largon bastisjen nga aventurierët e ndërmjetësit abuzivë e aventurierë e jep forcë për kthimin e dinjitetit të komunitetit tonë e mbi të gjitha pjesës më të re të saj me vështrim nga e ardhmja.

Letra në italisht

IL MOVIMENTO FEDERATIVO DELLE MINORANZE LINGUISTICHE CHIEDE ALLE ISTITUZIONI MAGGIORE TUTELA

PER L’ARBËRIA È IL TEMPO DEI DIRITTI E NON DELLE PASSERELLE!

Lungro (CS)

Il Movimento Federativo delle Minoranze Linguistiche-sezione arbëreshe “Nuova Arbëria”, che raggruppa amministratori, intellettuali, imprenditori, operatori scolastici e culturali delle comunità albanesi d’Italia, si è rivolto con una accorata lettera al Premier albanese, Edi Rama, per manifestargli il profondo disagio provocato nella comunità arbëreshe da continue e improvvisate visite ufficiali di esponenti e delegazioni istituzionali dello Stato albanese che si riducono a mere parate folkloristiche, ad amene escursioni vacanziere e a piacevoli soggiorni agrituristici che lasciano gli arbëreshë con i gravi problemi di sempre.

Unico lascito di queste scampagnate continue, ha sottolineato nella sua lettera il movimento NA non sono certo le questioni, mai sollevate con le autorità italiane in tavoli tecnici, che comincino ad affrontare una per una le tante emergenze di questa minoranza “tagliata” rimaste ancora tutte senza risposta, ma solo il ricordo delle tavolate conviviali e qualche onorificenza “scanderbeghiana” scandalosamente e generosamente elargita anche a personaggi di dubbia moralità.

Nella nota trasmessa alla presidenza del Consiglio della Repubblica d’Albania si sottolinea come queste continue “passerelle” di rappresentanti delle istituzioni albanesi che periodicamente percorrono in lungo e in largo l’Arbëria non hanno alcuna preoccupazione di porsi in ascolto dei bisogni reali delle nostre comunità, né tanto meno di coinvolgerei seriamente e pressantemente le istituzioni italiane con le loro gravi inadempienze.

Il Movimento Federativo delle Minoranze Linguistiche “Nuova Arberia” sottolinea come la situazione in cui versano le comunità calabro-albanesi benché riconosciute e formalmente tutelate dalla legge 482/1999 sia molto grave dal punto di vista demografico, culturale e linguistico, a oltre 20 anni dalla approvazione da parte del Parlamento italiano della stessa legge 482/1999 rischiando seriamente di scomparire perché, diversamente dalle iper-tutelate minoranze “politiche”, come le ha definite il sen.Felice Besostri, di confine, non godono in Italia di alcuna vera  tutela, né a livello nazionale, né a livello regionale.

Si chiede pertanto una urgente e improcrastinabile svolta radicale nel modo di affrontare queste vere emergenze - socio-economiche, linguistiche e culturali - anche e soprattutto nelle relazioni ufficiali tra l’Italia e l’Albania, segnalando chiaramente – cosa sinora mai successo! - nei protocolli di cooperazione scientifica e culturale tra i due Paesi l’interesse prioritario dell’Albania a vedere efficacemente tutelata la minoranza linguistica arbëreshe. Si segnala invece come la Repubblica del Kosovo abbia invece recentemente e pubblicamente manifestato a livello di contatti intergovernativi questa attenzione che è stata esplicitata direttamente al Ministro italiano degli Affari Esteri Di Maio.

Su questa scia, con proficui e importanti risultati, si è mossa invece costantemente ed efficacemente la Repubblica di Slovenia, le cui minoranze italiane, benché meno consistenti di quella arbereshe, vengono puntualmente e accuratamente tutelate con provvedimenti efficaci e straordinari dello Stato italiano: essi vanno dalla erogazione diretta di fondi per l’insegnamento della lingua slovena, alla promozione della cultura slovena, all’uso della lingua minoritaria anche nel servizio pubblico radiotelevisivo, alla assicurazione di una rappresentanza parlamentare garantita alla minoranza slovena ora in discussione con specifiche iniziative legislative.

Per non continuare a subire queste scandalosa e vergognosa“ disparità” di trattamento tra minoranze, il Movimento Federativo delle Minoranze Linguistiche “Nuova Arberia” segnala l’urgenza di discutere direttamente con il Governo albanese questi e altri aspetti decisivi per la sopravvivenza della lingua arbëreshe e della cultura albanese storicamente presente in Italia.

Il nuovo Movimento Federativo delle Minoranze Linguistiche – N.A. “Nuova Arbëria” quale movimento politico che riunisce tutte le componenti regionali della minoranza arbëreshe, intende perseguire alcuni obiettivi vitali per il bene della comunità italo-albanese, la quale anche per responsabilità soggettive oggi soffre una condizione di abbandono e di progressiva marginalizzazione sociale ed economica, perseguendo un  programma di lavoro che prevede una serie di iniziative politico-culturali da realizzare nel medio e lungo periodo e mira a produrre un nuovo processo di rivitalizzazione della nostra comunità, una nuova Rilindja (Rinascita), che non solo la sottragga alle scorribande di avventurieri e abusivi “intermediari”, ma dia anche la forza e restituisca la dignità alla nostra comunità, soprattutto alla sua parte più giovane che ha lo sguardo rivolto al futuro.

arbëria e re

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet