LIVE UPDATES
Politike

“Është luftë personale mes Kurtit e Ramës, s’i besojnë me njëri-tjetrit”/ BIRN: Anulimi i takimit bilateral dëmton marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë

Në fakt, duke rritur presionin mbi qeverinë e luftuar të Kurtit, BE-ja të mërkurën njoftoi një paketë “masash të kthyeshme dhe të përkohshme” kundër Kosovës, duke përmendur dështimin e saj për të rivendosur qetësinë në veriun me shumicë serbe. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha për mediat se disa nga masat përfshijnë “pezullimin e vizitave, kontakteve dhe eventeve të nivelit të lartë si dhe bashkëpunimin tonë financiar me Kosovën”.

15 Qershor 2023, 13:28 Nga k.m.

 

“Është luftë personale mes Kurtit e Ramës, s’i
Albin Kurti dhe Edi Rama

 

Të martën në mbrëmje, në bibliotekën e qytetit të Gjakovës në Kosovën perëndimore, vazhdonin ende hapat e fundit të përgatitjeve për organizimin e takimit të nëntë vjetor të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

“Gjithçka ishte gati. Edhe pasditen e djeshme, kur u publikua komunikata për shtyp nga Shqipëria, puna vazhdonte ende. Ne punuam deri rreth orës 22:00,”- tha për BIRN Engjëll Berisha, drejtor i bibliotekës.

Takimi do të zhvillohej të mërkurën. Por në një kthesë të minutës së fundit, të martën vonë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, njoftoi se kishte vendosur të anulonte takimin. Rama pohoi se takimi nuk mund të mbahej “në rrethanat e marrëdhënieve të rënduara të Kosovës me gjithë komunitetin euroatlantik”, duke iu referuar kritikave ndërkombëtare për mënyrën e trajtimit të zhvillimeve nga Kosova në komunat veriore me shumicë serbe.

Vetëm pak orë më herët të martën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte bërë të ditur se planet vazhdonin.

Kjo është e fundit në një seri mosmarrëveshjesh mes Ramës dhe Kurtit që ekspertët thanë se do të dëmtojë edhe më shumë marrëdhënien e tyre – dhe që tani është kthyer në një luftë shumë personale.

Kurti dhe Rama “nuk i besojnë njëri-tjetrit, secili mendon se axhenda e tjetrit nuk përputhet me axhendën e përbashkët dhe secila palë kërkon merita personale, së pari në lidhje me mbështetjen elektorale në çdo vend dhe së dyti në raport me faktorin ndërkombëtar, për të qenë më i besueshëm”, tha për BIRN Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike në Tiranë.

“As Rama dhe as Kurti nuk kanë kredencialet e një lideri të fortë sepse përfaqësojnë dy shtete të brishta dhe dy demokraci të brishta, të cilat të dyja kanë nevojë jetike për mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja”, shtoi Krasniqi.

Kosova e “poshtëruar” në kohë nevoje

Një poster “Të përbashkuar në Gjakovë” i vendosur në bibliotekën e qytetit të Gjakovës ku ishte planifikuar të mbahej takimi i nëntë vjetor mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës më 14 qershor 2023. Foto kortezi nga drejtori i bibliotekës, Engjëll Berisha

Trembëdhjetë marrëveshje që ndër të tjera do të kishin të bënin me fushën e arsimit, sigurisë dhe shëndetësisë do të nënshkruheshin të mërkurën mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nexhmedin Spahiu, një analist politik me bazë në Kosovë, tha të martën në emisionin Kallxo Pernimë të BIRN se “një poshtërim shumë i madh është bërë nga Rama jo vetëm për qeverinë, por edhe për Kosovën, në një situatë ku Kosova ka nevojë për mbështetje”.

“Ky është një sanksion … nga Shqipëria”, tha Spahiu, duke e përshkruar atë si “një shuplakë në fytyrë”.

Rama tha për mediat në Tiranë se i kishte kërkuar Kurtit të pranonte një takim të nivelit më të ulët mes tyre dhe ministrave të jashtëm dhe mbrojtjes të dy shteteve, por Kurti nuk kishte qenë dakord.

“Jemi në prag të vënies së lëvizjes së planit, jemi në prag të vënies në fjalë, nuk ma zë goja fjalën sanksione, por të masave shtrënguese të një shteti që është krijuar nga ata që janë në kushte të sosjes së durimit”, tha Rama për mediat në Tiranë.

Në fakt, duke rritur presionin mbi qeverinë e luftuar të Kurtit, BE-ja të mërkurën njoftoi një paketë “masash të kthyeshme dhe të përkohshme” kundër Kosovës, duke përmendur dështimin e saj për të rivendosur qetësinë në veriun me shumicë serbe. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha për mediat se disa nga masat përfshijnë “pezullimin e vizitave, kontakteve dhe eventeve të nivelit të lartë si dhe bashkëpunimin tonë financiar me Kosovën”.

Krasniqi tha për BIRN se ndërsa e gjykon të gabuar vendimin e qeverisë së Tiranës dhe kryeministrit Rama për anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive, në vetvete, kjo nuk është një krizë në marrëdhëniet mes vendeve.

Por sherri i dy liderëve “e ka shndërruar krizën në një protagonizëm në nivel individual, i cili është i dëmshëm dhe në fakt joefektiv”, tha Krasniqi.

Kosova e indinjuar për ndërhyrjen e Shqipërisë për çështjen serbe

Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në sheshin kryesor të kryeqytetit të Kosovës të mërkurën, më 14 qershor 2023, pavarësisht anulimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive. Foto: BIRN

Qeveria e Kosovës nuk e mirëpriti një përpjekje të Ramës për të thyer ngërçin midis Prishtinës dhe Serbisë për krijimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Më 8 qershor, Rama i paraqiti Francës dhe Gjermanisë një propozim për atë që ai tha se ishte një dokument i hartuar “disa kohë më parë” nga ekspertë amerikanë dhe europianë dhe për të cilin tha se ishte krijuar “pikërisht në rast se do të vinte kjo situatë”.

Të martën, megjithatë, në Prishtinë, Kurti tha se vetë Kushtetuta e Shqipërisë e detyron Shqipërinë të mbrojë të drejtat e shqiptarëve jashtë territorit të saj, jo t'i propozojë Kosovës zgjidhje për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Unë jam ofruar të shkruaj draft statutin e asociacionit, por në atë rast kam kërkuar marrëveshje për parimet bazë, sepse nuk mund të merrem me letra dhe tekste kur nuk kemi marrëveshje paraprake. Nuk kam dyshim se Rama beson se propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë i tillë, propozoj që Rama t'ia paraqesë atë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, tha Kurti për mediat në Prishtinë.

Ai shtoi se nuk e kishte lexuar vetë propozimin.

Krasniqi tha për BIRN se propozimi i Ramës ishte i gabuar sepse “nuk është konsultuar me faktorët institucionalë në Shqipëri, presidentin dhe Parlamentin dhe as nuk i është bërë i ditur në mënyrë formale apo joformale qeverisë së Kosovës apo institucioneve të Kosovës”.

“Kjo nuk është as në traditën dhe as në përgjegjësi kushtetuese të Shqipërisë”, tha ai.

Krasniqi tha se si Kurti ashtu edhe Rama po bëjnë gabime në trajtimin e situatës, me Ramën që i jep Shqipërisë përgjegjësi që nuk i ka dhe me Kurtin që merr vendime të paqëndrueshme sa i përket marrëdhënieve me aleatët perëndimorë të Kosovës.

Sipas Krasniqit, “Shqipëria nuk ka asnjë rol në këtë histori, duke shtuar se ‘përpjekja e saj për të marrë një rol negociator apo moderator në raport me Serbinë në konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë është e tensionuar për Tiranën dhe nuk jep rezultate dhe duket se është më e llogaritur për nevojat e ditës”.

Në të njëjtën kohë, “Mënyra se si Kosova po e trajton krizën aktuale dhe mënyra se si Kurti, në emër të sovranitetit, po rrezikon marrëdhëniet me fuqitë kryesore, të cilat janë faktori kryesor mbështetës i interesave të Kosovës dhe shqiptarëve në rajon, është gjithashtu e sforcuar, jo afatgjatë dhe jo strategjike – dhe sjell pasoja shumë më të mëdha se kriza mes lidershipit të Tiranës dhe Prishtinës”, përfundoi ai./BIRN

tensionet në veri të kosovës edi rama albin kurti


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale