Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tabaku tha se ky draft duhej të ishte konsultuar me Kosovën.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e marrë në Kuvend tha se u njohën nga mediat me faktin që Shqipëria kishte hartuar një draft rezolutë për Asociacionin për komunat në veri të Kosovës. Tabaku tha se ky draft duhej të ishte konsultuar me Kosovën.
DEKLARATA E PLOTË:
Sot diskutimi për Raportin e Autoritetit të Konkurrencës ka rëndësi, por dua të ndalem tek çështja që shumë kolegë me të drejtë kanë ngritur në seancë. Jemi njohur nga media që Kryeministri I Shqipërisë ka prezantuar një draft për asosacionin që kishte kohë që diskutohej ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë nuk flas dot për diçka që nuk e kam lexuar, nuk është dokument publik dhe nuk besoj që mund të flasim dhe të supozojmë për diçka që ne nuk e dimë. Por derisa ne të kemi informacion besoj që sot nuk i shërben askujt marrja në patronazh e kësaj çështje. Shqipëria gjithmonë ka pasur marrëdhënie të veçantë me Kosovën për atë çfarë ne dhe Kosova përfaqësojmë. Kemi tentuar shumë herë për mos ta përdorur, për mos ta shfrytëzuar dhe të mos debatojmë sa për politikën tonë të ditës. Por koordinimi me partnerët dhe mbajtja e interesit kombëtar para syve duhet ta drejtojnë këtë proces. Dhe interes kombëtar bëhet fjalë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ndodhen në çdo troje.
Nuk e kam zakon që diskutimet që kam ke kolegët, por njëkohësisht dhe me drejtuesit në Kosovë t’i bëj publike. Dhe unë kam qënë në kontakt me të gjithë nivelet në Kosovë. Ata sigurisht nuk kanë dijeni dhe nuk kanë pasur dijeni për këtë draft, por në fakt do të kishte qënë e udhës që ato të kishin qënë pjesë e këtij procesi. Trajtimi I tyre si palë tjetër nuk i shërben askujt. Është e nevojshme t’i rikthehemi dialogut, t’i rikthehemi asaj që është marrë dhe fituar me shumë mundim, t’i rikthehemi marrëveshjes së Ohrit dhe sot t’i dënojmë jo si palë, por t’i dënojmë ato që po ndodhin në territorin e Kosovës, duke filluar që nga marrja peng e 3 policëve në territorin e Kosovës deri tek përshkallëzimi i asaj çfarë po ndodh në Mitrovicë, Leposaviq dhe në të gjitha bashkitë e tjera në veri ku sot nuk mund të quhet një situatë normale.
Për këtë arsyje i bën nder këtij Parlamenti, i bën nder Komisionit të Jashtëm që ta ketë këtë temë diskutimi. Jo për ta përdorur Kosovën, por për ta kuptuar se çfarë po ndodh në Kosovë, kush janë kërkesat e krerëve të qeverisë në Kosovë dhe se si ne mund ta ndihmojmë Kosovën, jo ta pengojmë atë.
Nuk ka çështje më të rëndësishme për ekonominë shqiptare sesa diskutimi i disa prej tregjeve dhe çfarë po ndodh sot me tregjet të cilat kanë lidhje të drejtëpërdrejtë dhe impakt tek çmimet. Që në shtator të vitit të kaluar në emër të Partisë Demokratike ne kemi kërkuar informacion dhe hetim për disa tregje specifike. I pari është ai që lidhet me ushqimet e shportës; i dyti ai që lidhet me tregun e karburanteve; i treti është ai që lidhet me tregun e sigurimeve; së fundmi, si qeveria shqiptare po zbaton marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit dhe si Autoriteti I Konkurrencës (AK) po përpiqet që të hetojë çdo cënim të kësaj marrëveshje por dhe ruajtjen e konkurrencës në vendimet e fundit të qeverisë, duke filluar me aeroportin e Vlorës dhe duke vazhduar me marinën e Durrësit. Cënimi i konkurrencës në të gjitha ligjet që qeveria ka kaluar si ligje speciale duhet të kishte qënë një objekt i veçantë i punës së Autoritetit të Konkurrencës. Duhet të kishin marrë masa specifike për të parë sesi qeveria ka shkelur dhe ka cçnuar konkurrencën dhe ka kufizuar garën në rastin e aeroportit të Vlorës dhe portit të Durrësit. Unë përgëzoj kolegët e majtë dhe të djathtë që në rezolutën e miratuar kanë vendosur si një nga pikat që duhet patjetër të hetohet. Se sa vlerë ka që të hetohet pasi kjo ka ndodhur nuk e di, AK duhet pyetur dhe përfshirë në këtë proces përpara se këto marrëveshje të ndodhin.
Sot ekonomia shqiptare dhe Shqipëria në përgjithësi është në krizë të thellë ekonomike dhe sociale sepse një pjesë e madhe e tregjeve duke filluar me tregun e karburanteve, duke vazhduar me atë të ushqimeve ndodhen qartësisht në pozita ku nuk ka konkurrencë. Tregu i karburanteve me vendosjen e bordit, që unë e kam quajtuar bord oligark që përcakton çmimet, de facto e ka shumëzuar me zero konkurrencën. çfarë bëri AK për këtë? Asnjë hetim! Përsëri kjo është vendosur në rezolutë dhe unë shpresoj që të kemi një hetim për tregun e karburanteve, vendosjen dhe parapërcaktimin e çmimeve ku në mënyrë ekzemplare pronarët e kompanive të karburanteve ulur në një tryezë me qeverinë shqiptare dhe me përfaqësues të tjerë të bizneseve kanë vendosur çmimet.
E njëjta situatë ka ndodhur me tregun e ushqimeve. Vendosja e çmimeve për ushqimet me bordin qartësisht ka favorizuar kompanitë dhe ka prekur dhe cënuar konkurrencën.
E njëjta situatë ka ndodhur në prokurimet publike. Praktikisht sot në prokurimet publike nuk ka garë. Një në tre tendera jipet pa garë; 99% e rasteve jipen me vlerën limit; në të gjitha rastet në prokurimet pulike, që kryetari I AK e njeh si fushë shumë mirë, është cënuar konkurrenca dhe është përqëndruar gara publike në pak duar.
Kjo ka bërë që në një pjesë të madhe të prokurimeve publike të jenë 10-11 kompani që marrin çdo garë publike. Ku është AK në hetimin e kësaj situate?
Ndërsa sot në tregun e kompanive të sigurimit, këto kompani ndodhen në një situatë ku nuk ka më garë. i pyetur për të gjitha shqetësimet që unë kam për tregun e sigurimeve se sa kompani kanë hyrë në treg vitin e fundit, çfarë ka ndodhur me barrierat, a është e lehtë që të hysh apo të dalësh nga ky treg, çfarë ka ndodhur me pronësinë e kompanive, çfarë ka ndodhur me ndarjen e tregut, drejtuesi i Mbikqyrjes Financiare që mbulon sektorin nuk pati përgjigjje.
Tregu i sigurimeve sot ka nevojë për një monitorim dhe hetim sepse përsëri po ndodhin sot marrëveshje kartel për përcaktimin e çmimeve jo vetëm për sigurimin e detyrueshëm për makina, por dhe për të gjitha sigurimet e tjera. Janë të paktën 6 tregje prioritare të cilët sot përcaktojnë çmimet, në të cilët sot nuk ka konkurrencë, ku sot sistemi është i ndrydhur në një grusht kompanishë që nuk e pengon dhe nuk e lejon konkurrencën. Kur flasim për konkurrencën flasim për hir të qytetarëve sepse kjo do të ndikojë në përmirësimin e situatës së çmimeve. Do të ndikojë në ringjalljen dhe rivitalizimin e tregut dhe që sot mos të kemi këta sektorë me këtë kapje të ekonomisë që ka ndodhur pikërisht si rezultat i mungesës së hetimit dhe të monitorimit të këtyre tregjeve. Të gjitha këto elementë që unë kam vite që I diskutoj dhe shqetësime që i ngre janë reflektuar dhe në rezolutën që sot do të kaloj Parlamenti, të cilën unë dua ta mbështes. Por kjo situatë pengese e konkurrencës, praktikisht oligarki në tregjet më të mëdhaja, situatë përcaktimi çmimesh, situatë e një stanjacioni që në 10 vitet e fundit nuk lëviz, ku është e pamundur që një biznes I ri të hapet, të hyj në treg, të motivohet që të punojë, ku ndarja e tregut është e përcaktuar është simboli dhe shembulli më I keq se si sot funksionon ekonomia shqiptare.
Nga ana tjetër, është një reflektim i asaj çfarë ndodh në politikë, i asaj kënetës së jashtëzakonshme që ekonomia shqiptare e ka kapur prej fyti një grup biznesesh nuk lejon që të lëviz, e tregjeve që nuk lëvizin, e çmimeve që nuk lëvizin, që në fund i penguari dhe i dëmtuari më i madh është konsumatori.
Si në asnjë vend të botës çmimi I karburantit dhe çmimi I ushqimit në Shqipëri janë përcaktuar nga bizneset. Vendime të cilat megjithëse Gjykata Kushtetuese I konsideroi të dëmshme për interesin publik, qeveria shqiptare me zor i përfundoi, por dëmi në ekonomi sigurisht që vazhdoi të ishte i madh dhe kolosal për qytetarët, llogaritet në vlerën e 500 milionë eurove.
Këto shqetësime duhet të kishin qënë subjekt dhe objekt i punës së AK, por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu. Fatkeqësisht nuk kemi pasur një analizë e cila në të na ndihmonte në dobi të interesit të qyetarëve, por edhe për ta parë sesi mund ta bëjmë tregun më konkurrues në secilin prej këtyre sektorëve dhe më gjerë; se si mund ta çlirojmë ekonominë, se si mund ta hapim për bizneset e reja; se si mundet konkurrenca të përdoret si motiv qoftë dhe për këta të rinj që nuk I'a dalin dot që largohen nga Shqipëria, sepse kjo është arsyeja, mungesa e konkurrencës kudo, që ata largohen. Unë bësoj është shumë e vështirë që të ndryshojnë gjërat këtu dhe të ndikojmë këtu më ligje e rezoluta, por besoj që duke thënë folur për këto çështje dhe duke I denoncuar mund të bëjmë një të mirë të madhe publike!
Kryeministri Rama tha në 8 qershor, se u ka dërguar një draft për Asociacionin presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Më herët, në një intervistë për gazetën “Nacionale” kryeministri Edi Rama foli sërish për draft-propozimin e tij për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin ua ka përcjellë Francës e Gjermanisë. Rama theksoi se këtë draft-propozim nuk e ka konsultuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të qenë i drejtë dhe etik në raport me aleatët ndërkombëtarë.
Spiropali ne Kuvend TIRANE- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka hedhur akuza mbi kryetarin e Partis&eu...
Kuvendi TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione, por nga 2 ose 3 deputetë. Kjo pasi pjesa tjetër, le të themi më mir&e...
Sali Berisha TIRANË- Jashtë seancës plenare, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama në punë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama se mban anë...
Edmond Spaho TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho e quan turp të madh që Kuvendi i Shqipërisë nuk po debaton s...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla që të merre...
Yuri Kim TIRANË- Pas përfundimit të mandatit të saj si ambasadore amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka marrë një nga p...
Kuvendi, nje minute heshtje per Berlusconin TIRANË- Me kërkesë të kryeparlamentares Lindita Nikolla, Kuvendi ka mbajtur një minut...
Asllan Dogjani TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u shpreh se është gati të marrë armën për t&e...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot në Kuvend se Shqipëria ka qen&e...