LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Si funksionon marrëveshja për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë?

Në përpjekje për të frenuar migracionin në Itali, Meloni nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë vitin e kaluar, për dërgimin e disa azilkërkuesve atje dhe përpunimin e kërkesave të tyre për azil atje.

8 Qershor 2024, 13:09 Nga M.B
Analiza: Si funksionon marrëveshja për emigrantët mes
Qendra e pritjes së migrantëve në Shëngjin.

TIRANA- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, vizitoi këtë javë Shqipërinë, ku Qeveria e saj planifikon të ndërtojë një kamp pritjeje për emigrantët e kapur në det. Në përpjekje për të frenuar migracionin në Itali, Meloni nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë vitin e kaluar, për dërgimin e disa azilkërkuesve atje dhe përpunimin e kërkesave të tyre për azil atje. Marrëveshja, fillimisht për pesë vjet, parasheh zbarkimin e 36.000 emigrantëve në vit në portin shqiptar të Shëngjinit rreth 75 kilometra në jug të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

Rastet e tyre do të trajtohen në një qendër që është duke u ndërtuar në një bazë ajrore pranë në Gjadër, e cila do të mund të strehojë 3.000 njerëz. Të dyja objektet do të kenë personel italian dhe do të funksionojnë nën juridiksionin italian. Megjithatë, siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare. Jo. Vetëm ata emigrantë që vijnë nga vende që Italia i konsideron të sigurta, do të mund të dërgohen në Shqipëri. Aktualisht, janë 21 vende të tilla, përfshirë Bangladeshin, Egjiptin, Bregun e Fildishtë dhe Tunizinë.

Vitin e kaluar, 56.588 emigrantë mbërritën në Itali nga këto katër vende. Meloni tha vitin e kaluar se gratë shtatzëna, të miturit dhe personat e tjerë të cenueshëm nuk do të dërgohen në Shqipëri. Qeveria italiane nuk doli me ndonjë shifër. Por, Corriere della Sera - gazeta italiane më e lexuar vlerësoi se do të kushtojë rreth 653 milionë euro. Ideja është që emigrantët e përzgjedhur të dërgohen direkt në Shqipëri, pasi të merren në det. Meloni tha se zyrtarët do të përpiqen t’i shqyrtojnë kërkesat për azil brenda 28 ditësh shumë më shpejt se aktualisht në Itali, ku duhen muaj.

Ata me kërkesa të miratuara azili, do të dërgohen në Itali. Shumica dërrmuese e kërkesave pritet të refuzohen, sepse vendet nga vijnë emigrantët, konsiderohen të sigurta - gjë që i kufizon automatikisht gjasat e tyre për azil. Ata me kërkesa të refuzuara do të dërgohen gjithashtu në Itali dhe do të vendosen në qendra të mbajtjes deri në riatdhesim.

Kritikët thonë se ky proces shkon shumë ngadalë, sepse shumë vende refuzojnë t’i pranojnë qytetarët e tyre, ose vendosin një numër të kufizuar për të kthyerit. Shumë emigrantë, të cilëve u jepet urdhri i dëbimit, zhduken nga qendrat dhe shpërndahen nëpër Evropë. Ishte menduar të fillonte këtë muaj, por objektet nuk janë ende të përfunduara. Gazetat italiane spekulojnë se emigrantët e parë nuk do të mbërrijnë në Shqipëri deri në tetor ose nëntor.

Zyrtarët italianë thonë se marrëveshja mund të ndihmojë në zvogëlimin e mbipopullimit në qendrat e përpunimit të azilit në Itali. Kritikët thonë se ajo synon t’i dekurajojë emigrantët në Afrikë që të mos nisen, sepse mund të përfundojnë në Shqipëri, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe nuk është vend i pasur. Duke e ndihmuar Melonin, Qeveria e Shqipërisë siguron mbështetjen e saj teksa përpiqet të bëhet anëtare e BE-së.

Ajo, gjithashtu, po i tregon pjesës tjetër të Evropës se është e gatshme ta ndihmojë bllokun 27-vendesh që të përballet me një nga problemet e tij më të vështira në vitet e fundit. Shqiptarët thanë se kjo është edhe një mënyrë për ta falënderuar Italinë, e cila pranoi mijëra shqiptarë që ikën nga varfëria, pas rënies së komunizmit në vitin 1991. Britania do të dërgojë azilkërkues në Ruandë, por plani i saj dallon nga nisma e Italisë.

Dallimi kryesor është se emigrantët e dërguar në Ruandë, do të duhet të qëndrojnë atje, edhe nëse fitojnë statusin e refugjatit. Një tjetër dallim është se emigrantët që dërgohen në Shqipëri, do të mbrohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndryshe nga ata në Ruandë./ REL

marresveshja per emigrantet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet