LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Rruga drejt bisedimeve që pritet të zhvillohen në Turqi më 15 maj ka qenë e shkurtër.

14 Maj 2025, 08:21 Nga M.B
Analiza: Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi
Foto ilustruese

UKRAINA- Papritur, Ukraina dhe Rusia po përgatiten për bisedimet e para të drejtpërdrejta të paqes që nga pranvera e vitit 2022, kur negociatat që nisën menjëherë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska u ndërprenë. Rruga drejt bisedimeve që pritet të zhvillohen në Turqi më 15 maj ka qenë e shkurtër. Më 7 maj, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës janë prioritet.

Më 10 maj, liderët evropianë iu bashkuan presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në thirrjen për një armëpushim tridhjetë ditor që do të fillonte më 12 maj, duke paralajmëruar Rusinë për sanksione shtesë nëse nuk pajtohej. Në një deklaratë, presidenti rus Vlladimir Putin tentoi ta përmbysë situatën, duke kërkuar bisedime të drejtpërdrejta në Turqi më 15 maj dhe duke thënë se një armëpushim mund të arrihet vetëm përmes negociatave.

Kjo ia kaloi topin Ukrainës dhe Zelensky ia ktheu: Ai tha se do të jetë në Turqi më 15 maj dhe e sfidoi Putinin të paraqitet për një takim ballë për ballë, i pari i tyre pas më shumë se pesë vjetësh. Me afatin që po afron, detajet që dihen janë të pakta. Këtu janë disa nga pyetjet kryesore: Kush do të marrë pjesë, çfarë mund të arrihet, kush do të fajësohet nëse nuk ka rezultat? Zelensky është i vetmi lider që ka konfirmuar se do të jetë në Turqi më 15 maj.

Njoftimi i tij përbën një sfidë për Putinin, i cili shpesh ka pretenduar se Zelensky është jolegjitim sepse mandati i tij pesëvjeçar do të kishte përfunduar rreth një vit më parë, pas zgjedhjeve të reja presidenciale. Ky pretendim provokues shpërfill faktin se Ukraina është nën ligj ushtarak që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, gjë që e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve.

Takimi me Zelenskyn mund të shihet si një njohje e legjitimitetit të tij, duke minuar një nga narrativat kryesore të rreme të Kremlinit për Ukrainën: se udhëheqja aktuale është trashëgimi e një grushti shteti të mbështetur nga Perëndimi kundër qeverisë pro-Moskës në vitin 2014. Do të nënvizonte gjithashtu dështimin e Putinit për të arritur një nga objektivat kryesore të pushtimit të vitit 2022, rrëzimin e Zelenskyt dhe vendosjen e një qeverie pro-ruse.

“Nëse Putin paraqitet në Stamboll, kjo do të ishte tashmë një disfatë për të”, tha analisti politik Alexander Friedman për Current Time.

“Vetë fakti që hyn në negociata me Zelenskyn do të sinjalizonte një humbje për të, veçanërisht nëse shkon nën presion, në një samit që dukshëm nuk planifikonte ta ndiqte”, u shpreh Friedman.

Nëse nuk takohet me Zelenskyn, kjo do t’i hapte rrugë akuzave se ai ka frikë ta bëjë këtë. Presidenti ukrainas, i cili e ka bërë këtë pretendim më parë, e rriti presionin më 13 maj, me Reuters që citoi një këshilltar anonim të Zelenskyt të thoshte se ai do të takohej vetëm me Putinin. Shtesë në presionin ndaj Putinit është mundësia që edhe Trump të paraqitet në Turqi.

“Po mendoja të fluturoja atje. Nuk e di ku do të jem të enjten,” tha presidenti amerikan më 12 maj, përpara se të nisej për një vizitë katërditore në Lindjen e Mesme.

“Ka një mundësi, ndoshta, nëse mendoj se gjërat mund të ndodhin”, tha Trump.

Pavarësisht nëse Putin merr pjesë apo jo, analistët thonë se Rusia ka pak gjasa të bëjë lëshime apo të tërhiqet nga qëndrimet e saj të kahershme. Putin e sugjeroi këtë kur thirri gazetarët rusë në Kremlin, ku kërkoi bisedime të drejtpërdrejta në Turqi më 15 maj; ndër të tjera, ai i paraqiti këto bisedime si një vazhdim i negociatave që u zhvilluan pjesërisht në Stamboll në vitin 2022, kur Rusia kërkonte, mes të tjerash, një premtim për neutralitet të përhershëm nga Kievi dhe kufizime të rrepta në forcat dhe kapacitetet ushtarake të Ukrainës.

“Rusia nuk do të pranojë një armëpushim 30 ditor” dhe “do të përpiqet të rikthejë formatin e vjetër të Stambollit për të negociuar kufizime të ashpra mbi sovranitetin e Ukrainës dhe bashkëpunimin e saj me Perëndimin. Ukraina do ta refuzojë këtë”, shkroi analisti rus i politikës së jashtme, Vladimir Frolov, në platformën X.

Që nga bisedimet e vitit 2022, Rusia ka shtuar kërkesat e saj për territorin ukrainas, duke përsëritur se për çdo marrëveshje paqeje që të jetësohet, Kievi dhe Perëndimi duhet të pranojnë kontrollin rus mbi katër rajone të Ukrainës që Putini i shpalli njëanshëm si pjesë të Rusisë në shtator 2022: Donjeck, Luhansk, Zaporizhia dhe Herson.

Thirrja e Putinit për negociata të drejtpërdrejta nënkupton se ai “sheh një mundësi për ta futur Ukrainën në një proces ‘Stambolli 2’, që i ngjan shumë bisedimeve të mars-prill 2022, për të ndjekur të njëjtat objektiva, tani përfshirë edhe territoret e aneksuara rishtazi”, shkroi Tatyana Stanovaya, një studiuese e lartë në Qendrën Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë në Berlin.

“Realiteti është se as Moska dhe as Kievi nuk janë gati të pajtohen për një paqe të qëndrueshme, pasi pozicionet e tyre janë thelbësisht të papajtueshme”, shtoi ajo, duke theksuar se “iniciativa amerikane për të ndërmjetësuar një marrëveshje është e destinuar të dështojë, të paktën në këtë fazë”.

Kurt Volker, ish-ambasador amerikan në NATO dhe ish-përfaqësues special i Trumpit për negociatat në Ukrainë gjatë mandatit të tij të parë, gjithashtu sugjeroi se një përparim i shpejtë është i pamundur.

“Kjo do të jetë një proces i gjatë. Putini ende duket se beson se mund të arrijë kërkesat e tij maksimaliste”, tha Volker, tani studiues i lartë në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane në Uashington.

Që kur Trump e nisi mandatin e dytë me përpjekje për të ndërmjetësuar një fund për luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945, diçka që ai ka thënë se mund ta arrijë për një ose dy ditë, Rusia dhe Ukraina janë përpjekur të paraqiten si pala konstruktive dhe ta fajësojnë tjetrën si pengesë për paqen.

Kjo ishte prapaskena e aktivitetit intensiv në ditët e fundit, dhe me shumë gjasë përpjekjet e tyre do të dyfishohen nëse bisedimet në Turqi nëse mbahen nuk sjellin përparim. Në fillim të mandatit të tij, Trump dukej se e shihte kryesisht Ukrainën si palën që pengonte paqen, një perceptim që arriti kulmin në një përplasje të dukshme në Zyrën Ovale gjatë vizitës së Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt.

Administrata e Trump ka shfaqur më shumë frustrim me Rusinë në javët e fundit sesa më parë. Më 28 prill, Trump tha se dëshironte që Putini të “ndalonte së shtënit, të ulej dhe të nënshkruante një marrëveshje”, ndërsa Vance tha më 7 maj se Rusia “po kërkon shumë.”

Më 11 maj, kur ai e nxiti Ukrainën të pranonte “menjëherë” propozimin e Putinit për bisedime në Turqi, Trump shtoi: “Të paktën ata do të jenë në gjendje të përcaktojnë nëse një marrëveshje është e mundur, dhe nëse jo, liderët evropianë dhe SHBA do ta dinë se ku qëndron gjithçka, dhe mund të veprojnë në përputhje me rrethanat!”

Kjo sugjeron se nëse bisedimet dështojnë dhe SHBA-ja përcakton një palë si veçanërisht përgjegjëse, kjo mund të ketë pasoja të rënda, për shembull, për ndihmën e ardhshme ndaj Ukrainës, ose për sanksionet ndaj Rusisë, e cila duket se është e interesuar të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në.

Sidoqoftë, Stanovaya thotë se përveç një tronditjeje të brendshme në Rusi ose një përparimi të madh në fushën e betejës nga Ukraina që për momentin duket e pamundur, presioni i jashtëm ndaj Moskës, si sanksione më të ashpra, nuk do ta ndryshojë qëndrimin e Putinit.

“Objektivi i tij mbetet ta kthejë Ukrainën në një shtet ‘miqësor’, dhe për sa kohë që ai mbetet në pushtet, ai do të vazhdojë ose të luftojë, ose të detyrojë dorëzimin”, shkruan ajo./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet