LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Çfarë do të ndryshojë pas 9 shkurtit në Kosovë?

Partitë politike kanë vendosur në qendër të fushatës së tyre zotimet për rimëkëmbjen ekonomike të vendit që përballet me papunësi, inflacion dhe nevojën për më shumë investime të huaja.

9 Shkurt 2025, 07:13 Nga N.F
Analiza: Çfarë do të ndryshojë pas 9 shkurtit në
Foto ilustruese

KOSOVË- Në 30 ditë fushatë, qytetarët e Kosovës dëgjuan premtime të ndryshme nga partitë politike. Më të zëshmit në premtime ishin pretendendët për kryeministër: Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj. Fokusi kryesor i tyre dhe partive që drejtojnë ishte ekonomia.

Zotimet për ekonomi, zhvillim, investime e rritje të pagave kanë qenë kryefjala e fushatës zgjedhore në Kosovë. Partitë politike kanë vendosur në qendër të fushatës së tyre zotimet për rimëkëmbjen ekonomike të vendit që përballet me papunësi, inflacion dhe nevojën për më shumë investime të huaja.

Premtimet më të mëdha i kanë bërë liderët e partive, konkretisht kandidatët për kryeministër. Ata premtuan rritjen e pagave nga 30 deri në 50%, rritje të pensioneve deri në 70%. Investime në rrugë e hekurudha në miliona euro. Shëndetësi më të mirë e arsim më cilësor.

Premtimet e Albin Kurtit dhe VV-së

Në katër vitet e qeverisjes së Albin Kurtit, një numër i madh premtimesh që lidhen me sektorin e ekonomisë kanë mbetur të parealizuara. Por Kurti, edhe në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit – në të cilat garon për mandatin e dytë si kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë premtime të ngjashme.

Albin Kurti ka thënë se gjatë mandatit të ardhshëm, paga minimale do të rritet mbi 500 euro. Paga minimale nuk do të tatohet e kjo nënkupton që edhe për biznesin e vogël individual, 6 mijë eurot e para të tatimit vjetor do të jenë të liruara nga tatimi. Kurti po ashtu ka premtuar miliarda euro investime.

“Do të ofrojmë mbështetje deri në një miliard euro për investime të mesme e të mëdha në ndërmarrjet prodhuese cep më cep të Kosovës. Do ta shtojmë prodhimin, do të shtojmë investimin, do të mundësojmë riinvestimin dhe do të rrisim eksportin”.

Përveç kësaj, Kurti premtoi mbështetje edhe për gjyshërit që kujdesen për fëmijët e prindërve.

“Ne do të kemi mbështetje financiare për gjyshërit që kujdesen për fëmijët e prindërve punëtorë, për nipërit dhe mbesat e tyre prej moshës 1 deri në 3 vjeç. Ne i paguam edukatorët në çerdhe, do t’i paguajmë edhe gjyshërit në shtëpi”.

Po ashtu janë premtuar edhe 500 milionë euro investime në Brezovicë dhe rehabilitimi i Linjës 10 dhe projektimi i linjës hekurudhore që lidh Ferizajn e Prizrenin me Gjilanin dhe Bujanocin. Vetëvendosje ka premtuar ndërtimin e Autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe Stadiumit të Gjilanit.

Ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës, që përfshin segmentin Gjakovë – Shkodër. Kurti, në shumicën e fjalimeve të mbajtura, është lavdëruar me ekonomi, punësim duke pretenduar se çdo ditë në Kosovë gjatë Qeverisjes së tij janë punësuar 55 të rinj.

“Kemi 80 mijë më shumë të punësuar në Republikën e Kosovës cep më cep. A e dini sa janë 80 mijë për 4 vjet? Janë 55 të punësuar mesatarisht për çdo ditë të Kosovës, gjatë katër viteve të qeverisjes.

Për çdo ditë, në katër vjet, është themeluar një kompani e re, një firmë e re, një biznes i ri me 55 të punësuar në Republikën tonë të dashur”. Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje nuk ka paraqitur ndonjë program konkret, kjo parti në këto zgjedhje ka provuar të fokusohet në situatën në Veri, duke e portretizuar si arritje.

Premtimet e Bedri Hamzës dhe PDK-së

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, e ka pasur premtimin më të madh dhe më konkret te rritja e pagave dhe pensioneve. Madje ai ka thënë se kjo rritje do të ndodhë në vitin e parë të qeverisjes së tij.

“Në muajt e parë të qeverisjes sime, pagat do t’i rris me 50%. Përveç pagave, do t’i rris pensionet bazë me 70%, do t’i rris edhe pensionet kontributdhënëse të cilat do të përshkallëzohen sipas viteve të punës.

Pagat do të rriten për infermierë, mjekë, mësues, arsimtarë, profesorë, zjarrfikës, policë, ushtarë, shërbyes civilë, për të gjithë ata që realizojnë paga prej buxhetit të Kosovës”. Për sa u përket pensioneve, ai premtoi se nuk do të ketë pension më të vogël se 200 euro.

“Ne do ta ndryshojmë praktikën e pagesës së TVSH-së për mallrat e importuara, që bizneset ta paguajnë TVSH-në pas shitjes dhe jo paraprakisht në kufi, duke i lehtësuar ndjeshëm financat e tyre”.

Bizneset e vogla me qarkullim deri në 10 mijë euro, Hamza ka thënë se do të lirohen nga tatimi, ndërsa ato që investojnë mbi 500 mijë euro, apo punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim për periudha të caktuara.

“Po ashtu, ne do ta eliminojmë edhe tarifën doganore për importimin e veturave të reja elektrike. Do të ofrojmë një program mbështetës për sektorin privat me subvencione dhe grante deri në 30% për investimet për zhvillim”.

Ai ka premtuar se do ta zvogëlojnë edhe barrën tatimore për të ardhurat personale duke reduktuar tatimin e të ardhurave personale. Konkretisht: paga deri në 400 euro nuk do të tatohet, paga 400 deri në 800 euro do të tatohet vetëm 8%, ndërsa pagat mbi 800 euro do të tatohen me 10%.

Kandidati i PDK-së për kryeministër ka premtuar shfuqizimin e ligjit aktual për tatimin në pronë “për të siguruar barrë sa më të përballueshme për familjet dhe bizneset”.

Hamza ka premtuar edhe ndërtimin e projekteve të kaldajës qendrore në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Mitrovicë, të cilat tha se do ta zvogëlojnë konsumin e energjisë. Për invalidët e luftës, Hamza theksoi se pensionet do t’u rriten me 50%, kurse veteranëve të luftës do t’u rriten me 50% pensionet.

Më tej, ai ka premtuar ofrimin e subvencioneve prej 100 eurosh për familjet që i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private, por edhe ndërtim të qendrave për të moshuarit në secilin rajon. Hamza ka prezantuar edhe projektin për ndërtimin e një termocentrali me gaz në Kosovë.

“Ne do të ndërtojmë termocentralin me gaz dhe do të fillojmë të ndërtojmë edhe rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me gaz natyror në tërë Kosovën.

Termocentrali me gaz do të ndërtohet me kapacitet prej 350 MW, krahas lidhjeve me tubacione nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”. Hamza ka thënë se Hekurudha e Kombit është projekti i tij i madh për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve.

“Hekurudha e Kombit është projekti im i madh për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve. Kjo linjë hekurudhore moderne duhet të vazhdojë më pas edhe drejt Malit të Zi, që Kosova ta përforcojë daljen në det dhe lidhjen me shtetet e rajonit”.

Premtimet e Lumir Abdixhikut dhe LDK-së

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka bërë premtimet më të mëdha në investime dhe rritje ekonomike.

“Në programin tonë politik kemi 5 miliardë euro investime, 5 miliardë euro buxhet, 5% rritje ekonomike”.

Ai ka premtuar po ashtu se që në javën e parë dhe asnjë javë tjetër më shumë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë, të gjithë mësuesve, mjekëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit do t’u rrisin pagat me koeficientët 150.

Për Lumir Abdixhikun, bizneset krijojnë vende të reja pune, eksportojnë dhe ulin deficitin e lartë tregtar. Është “paradoks i kohës”, sipas tij, që ato edhe sot e kësaj dite përballen me mungesë të energjisë elektrike.

“Pas 9 shkurtit, Qeveria e Kosovës, qeveria e djathtë, bizneset i sheh si partner. Do të punojë me to dhe do ta bëjmë Kosovën me to”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në programin “Rruga e Re”, që ka prezantuar gjatë fushatës, ka thënë se përmban 100 zotime. Rritja ekonomike, rritja e koeficientit të pagës, gazifikimi i Kosovës, ndërtimi i Qendrës Spitalore në Prishtinë, ndërtimi i autostradave të Gjilanit dhe të Pejës, si dhe rrugë të tjera, janë disa prej zotimeve.

Përparësi, sipas Abdixhikut, do të jetë heqja e TVSH-së për shportën bazë të konsumit dhe për energji elektrike. Ai ka premtuar edhe 1.5 miliardë euro për kryeqytetin. “Ky është zotimi ynë dhe zotimi im personal si Kryeministër në ardhje”.

“Do ta realizojmë Centralin e ri me Gaz në Ferizaj dhe linjën me gaz amerikan, e cila do të kalojë kësaj ane – për më shumë mirëqenie, vende pune dhe zhvillim”.

Abdixhiku ka premtuar po ashtu edhe 80 milionë euro investime në Brezovicë. Kosova ka një të ardhme të bukur përpara, prandaj ndryshimi e dalja nga moçali i pështymave e urrejtjes është domosdoshmëri! Brezovica do të bëhet. Ne kemi paraparë investime vetëm nga niveli qendror në vlerë prej 80 milionë eurosh që në fillim”.

“Investimet që kemi paraparë në bujqësi, infrastrukturë, teknologji moderne dhe shërbime publike do ta bëjnë Kosovën model të zhvillimit ekonomik në rajon.

Do t’i mbështesim fermerët, do ta ndërtojmë infrastrukturën rrugore dhe do të krijojmë mundësi të reja për rininë e vendit!”.

Premtimet e Ramush Haradinajt dhe AAK-NISMA

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët, qëndron pas idesë për të ndërtuar një termocentral të ri me thëngjill.

“Po ta kishim ndërtuar ne një 500 megavatësh me qymyr – unë s’jam për energji me qymyr se e di që ka ndotje, ama mos harroni teknologjia e re sot nuk ndot, besoni e ka 1% emetim”.

Haradinaj ka premtuar edhe ndërtimin e tetë digave në disa fshatra të Kosovës, që sipas tij do të furnizojnë me ujë 15 komuna të Kosovës e do të zgjidhin problemin e furnizimit me ujë për njëqind vitet e ardhshme.

“Jemi të vendosur ta bëjmë këtë zotim realitet, sepse është një detyrim ndaj Kosovës”.

Kandidati i koalicionit për kryeministër ka premtuar për rininë mbështetje me grante pa kthim për bizneset e reja.

“Bursa për të gjithë studentët, si në universitetet publike ashtu edhe në ato private. Për përgatitjen e tyre profesionale, 6% e PBB-së do të ndahet për arsim e edukim. Këto janë investime që do të nisin menjëherë pas 9 shkurtit”.

Haradinaj, gjatë fushatës, disa herë ka thënë se garës për zgjedhjet e 9 shkurtit i ka hyrë me zotime për anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik në bashkëpunim me aleatët e gjenerim të kapaciteteve energjetike.

“Unë i jap Kosovës ofertën e sigurisë së përjetshme, çlirimin e Veriut përjetësisht me një standard, me një vlerë që është perëndimore, i jap mundësinë e zhvillimit ekonomik edhe në bashkëpunim me aleatët edhe me fonde të tyre përfshi në energji”.

Ai ka thënë po ashtu se në Kosovë nuk do të ketë më pensione nën 500 euro, por edhe pagë nën 1 mijë euro. Haradinaj tha se Kosovës i duhet një amnisti fiskale, pasi tha se në Kosovë, paratë nuk janë nga krimi, por nga ekonomia joformale. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë është zotuar për trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm

“Programi ynë parasheh pensionet e veteranëve dhe pensionistëve në nivel 500 euro, trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm nga Liqeni i Verbovcit. Kjo është rruga drejt Kosovës Fituese – një shtet me institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe standard të lartë jetese për çdo qytetar”.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Secila parti e certifikuar mund të ketë deri në 110 kandidatë në listën zgjedhore. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt, partitë politike kanë nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore më 11 janar.

Fushata për këto zgjedhje ishte më e gjatë sesa të deritashmet, meqë procesi parazgjedhor dhe zgjedhor organizohet me disa ndryshime që janë bërë në Ligjin për Zgjedhjet. Me ligjin e ri, heshtja zgjedhore është vetëm në orët sa kutitë e votimit do të jenë të hapura, ndryshe nga zgjedhjet paraprake ku fushata përfundonte një ditë para zgjedhjeve.

Në këto zgjedhje qytetarët kanë mundur të zgjedhin 10 kandidatë për deputetë, për dallim nga zgjedhjet e kaluara ku qytetarët votonin për 5 deputetët e tyre të preferuar nga një parti politike. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt të vitit 2021.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) shënoi një fitore bindëse me 50.2% të votave. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u rendit e dyta me 17%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përfundoi e treta me 12.7%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mori 7.12% të votave, ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk arriti të kalojë pragun prej 5% për t’u përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës./ Monitor

zgjedhjet parlamentare ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet