LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është aktualisht nën hetime për keqpërdorim të detyrës në lidhje me rezervat shtetërore.

21 Dhjetor 2024, 15:45 Nga I.A
Analiza e REL: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Albin Kurti

Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të pastra, shumëkush do të priste që Qeveria e Kosovës të mos përmendej fare për këtë dukuri. Megjithatë, gati në fund të mandatit të saj 4-vjeçar, realiteti nuk është dhe aq frymëzues. Vetë kryeministri Albin Kurti u ftua këtë muaj nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar në një rast korrupsioni. Ai nuk shkoi, por e ftoi prokurorinë të shkonte tek ai.

Rasti lidhet me rezervat shtetërore, në të cilin është direkt e përfshirë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. E, me hetime apo procedura gjyqësore u përballën edhe zyrtarë të tjerë. Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) thonë se rastet e sinjalizimeve të korrupsionit ose keqpërdorimit të detyrës zyrtare shënuan rritje në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me luftën e saj kundër korrupsionit.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, thotë se gjatë këtij viti janë raportuar dhjetëra raste të sinjalizimit nga jashtë për korrupsion të mundshëm apo keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Nga 1 janari deri në dhjetor, ai thotë se APK-ja ka trajtuar 38 raste të tilla, prej të cilave nëntë janë dërguar për hetim në prokurori, shtatë u janë dërguar institucioneve publike për trajtim dhe tri janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje - të tjerat ose janë refuzuar, ose janë ende në trajtim në APK.

Për krahasim, Buleshkaj thotë se gjatë vitit 2023, janë pranuar 19 raste të sinjalizimit.

Ai, po ashtu, njofton se gjatë këtij viti, APK-ja ka shqyrtuar 98 raste të mosdeklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë - gjë që është e obligueshme me ligj - dhe se ka shqiptuar 96 gjoba, të cilat kanë arritur vlerën prej rreth 22.000 eurosh.

Për krahasim, vitin e kaluar, kjo agjenci ka evidentuar 38 raste të mosdeklarimit të pasurisë.

“Po ashtu, si rezultat i gjetjeve që kemi pasur nga vëzhgimi i pasurisë, në Prokurorinë e Shtetit kemi dorëzuar 45 informata dhe kallëzime penale, të cilat janë në proces të trajtimit nga kjo prokurori”, thotë Buleshkaj për Radion Evropa e Lirë.

Prokuroria e Shtetit dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për numrin e rasteve të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, të proceduara nga këto institucione të drejtësisë gjatë katër vjetëve të fundit.

Por, sipas të dhënave nga një analizë statistikore e Lëvizjes FOL në Prishtinë, për performancën e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në luftën kundër korrupsionit, të gjitha prokuroritë e Kosovës gjatë vitit 2023 kanë pasur mbi 1.100 lëndë pune, prej të cilave 630 kanë qenë të reja, ndërsa të tjerat kanë qenë të trashëguara nga vitet paraprake.

Si të zgjidhura figurojnë vetëm 500 lëndë.

Po sipas kësaj analize për vitin 2023, shtatë gjykata themelore të Kosovës kanë trajtuar 128 lëndë të korrupsionit, prej të cilave 24 të reja, e të tjerat të trashëguara.

Mexhide Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, thotë se rritja e numrit të rasteve të mosdeklarimit të pasurisë dhe e rasteve të sinjalizimit për korrupsion të mundshëm apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, është vetëm një pjesë e mozaikut të fenomenit të korrupsionit, i cili nuk është luftuar mjaftueshëm nga Qeveria e Kosovës.

Ajo kujton se Qeveria e Kurtit, kur mori pushtetin gati katër vjet më parë, premtim kryesor kishte luftën kundër korrupsionit, por rezultate, sipas saj, nuk dha shumë.

“Mbi ministra, funksionarë e zyrtarë të lartë të kësaj qeverie ka një sërë skandalesh dhe aferash korruptive. Akuza për keqpërdorime me rezervat shtetërore, për shmangie tatimesh, për mosdeklarim të pasurisë, për faljen e miliona eurove borxhe ambalazhuesve të ujit - këto ishin disa nga akuzat e ngritura ndaj zyrtarëve të kësaj qeverie, për të cilat nuk ka ende ndonjë epilog gjyqësor”, thotë Demolli për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se, pavarësisht disa proceseve ligjore që po zhvillohen, nuk ka ende vendime gjyqësore me dënime me burgim efektiv për zyrtarët e profilit të lartë.

Violetë Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se për keqpërdorim të mundshëm të detyrës nga zyrtarë të profilit të lartë, si dhe për fenomenin e nepotizmit, janë shprehur edhe dyshime publike.

“Për shembull, te rasti i subvencioneve [nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural] u tha që zyrtarë të partisë [në pushtet] u kanë dhënë grante familjarëve të tyre. Pastaj, pamë edhe në seancën e fundit [të Kuvendit] emërime të hatashme politike, ku gruaja e ministrit emërohet në [Bordin e KOSTT-it]”, thotë Haxholli.

Për rastin e parë që përmend ajo, Buleshkaj thotë se është duke u trajtuar në APK.

Dyshimet janë se familjari i një deputeteje të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, ka marrë 100 mijë euro grant nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila drejtohet nga Faton Peci.

Shoqëria civile ka ngritur, po ashtu, shqetësime se dy nga anëtarët e Bordit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT), të zgjedhur së voni, janë familjarë të anëtarëve të Qeverisë së Kurtit.

Ky rast nuk është proceduar ende tutje.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është aktualisht nën hetime për keqpërdorim të detyrës në lidhje me rezervat shtetërore. Muaj më parë, ajo është ftuar për intervistim në Prokurorinë Speciale, por është mbrojtur në heshtje.

Në fund të vitit 2022, ajo është dënuar me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë. Përveç saj, edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është përballur me akuzën për mosdeklarim të pasurisë, por është liruar prej saj në nëntor.

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2024 vlerëson se Kosova ka pasur përparim të kufizuar në luftimin e korrupsionit.

Sipas këtij raporti, “rezultatet ndikohen nga mungesa e burimeve dhe kapaciteteve, si dhe nga mungesa e paanshmërisë dhe llogaridhënies në shërbim të prokurorisë dhe gjyqësorit”.

Në Raportin e Progresit të vitit 2023 u tha se korrupsioni në Kosovë “mbetet një çështje shqetësuese serioze”.

Edhe raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2023, i publikuar në prillin e sivjetmë, vuri në dukje “disa raportime për korrupsion në Qeveri” dhe theksoi se “zyrtarët, nganjëherë, përfshihen në praktika korruptive pa u ndëshkuar”.

“Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe sundimi i dobët i ligjit në përgjithësi kontribuuan në këtë problem”, vlerësoi DASH-i.

Rasti i rezervave shtetërore përmendet edhe në raportin e organizatës Freedom House. Aty thuhet se Kosova është në proces të hartimit të një strategjie të re kundër korrupsionit, por se “kryeministri Kurti ia atribuon vonesat ndërhyrjes së opozitës”.

Kjo strategji, e cila përcakton objektivat e institucioneve për ta luftuar korrupsionin, ishte paraparë të finalizohej në dhjetorin e vitit të kaluar, por u vendos për konsultime publike nga ana e Qeverisë në dhjetor të këtij viti.

Haxholli thotë se Kurti me mosparaqitjen si dëshmitar në Prokurorinë Speciale, nuk tregoi se është serioz në luftimin e korrupsionit.

“Qasja e kryeministrit tregon për një lloj mbivendosjeje të ekzekutivit ndaj organeve të drejtësisë. Është praktikë e gabuar dhe dërgon sinjal shumë të gabuar te qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë”, përfundon ajo./REL

albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet