Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Escobar, u shpreh se Yuri Kim vepron gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me DASH, e se ajo që bën është shumë përfituese për Shqipërinë.
SHBA- Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Gabriel Escobar, në një intervistë për VOA, u pyet për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha ndër të tjera se “disa ambasadorë të huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre dhe kanë luksin të ndajnë publikisht pëlqimin, ose mospëlqimin e tyre me vendimet e gjykatave”, duke iu referuar, edhe pse jo hapur, ambasadores Yuri Kim.
Escobar, u shpreh se Kim vepron gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me DASH, e se ajo që bën është shumë përfituese për Shqipërinë. Ndër të tjera, ai theksoi se Shqipëria vuan ende nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, të cilat duhet të luftohen.
PYETJE- PËRGJIGJE:
Zëri i Amerikës: Në Shqipëri ka patur kundërshtime dhe kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, si arkitektë të reformës në drejtësi, veçanërisht nga opozita, duke i kritikuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Por kohët e fundit kemi parë edhe një element të ri, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një fjalim të ditëve të fundit tha, ndonëse nuk e përmendi me emër, por kuptohej, që e kishte fjalën për ambasadoren amerikane, ku u shpreh se “disa ambasadorë të huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre dhe kanë luksin të ndajnë publikisht pëlqimin, ose mospëlqimin e tyre me vendimet e gjykatave”. Cili është reagimi juaj?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ajo që bën ambasadorja jonë atje është shumë përfituese për Shqipërinë. Ajo është personi kryesor për marrëdhëniet dypalëshe. Gjithshka që ajo bën, është në bashkëpunim shumë të ngushtë me Departamentin e Shtetit. Këto nuk janë qëndrime individuale, janë qëndrime institucionale. Dhe duhet të theksoj se çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, kanë prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqiërinë, pra është e rëndësishme që të bashkëpunojmë për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve.
Çfarë tha Rama? Kreu i Qeverisë nuk i kurseu thumbat ndaj ambasadorëve të huaj në Shqipëri teksa fliste për 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetese. Në mënyrë indirekte, për Yuri Kim, Rama tha se ambasadorët komentojnë dhe ndajnë me publikun vendimet e gjykatave.
"Kreu i pushtetit ekzekutiv para një plateje juristësh dhe gjykatësish, pra pushtetit gjyqësor pa harruar e veshët e sytë e diplomatëve të huaj të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndihen të huaj në territoret e saj, madje kanë dhe një luks të vecantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzinin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, çka për mua e autoritetet e këtij shteti nuk është e këshillueshme, le më e imitueshme. '- tha ai.
Edi Rama ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë vizi...
Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Edi Rama EMIRATET E BASHKUARA- Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e sotme me Presidentin e E...
Mimoza Hajdarmataj TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj është e para në PD, që bën t&eum...
Belinda Balluku TIRANË- Synimi i qeverisë shqiptare është që brenda 8 vitesh, vendi të prodhojë vetë të gjith&...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur në lidhje me komunikimin mes ...
Ambasadorja e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann KORÇË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann është shprehur e prer...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për Reformën Terri...
Edi Rama Edi Rama: Numri i hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri është shumë i konsiderueshëm. Pata nderin që viti...
Edi Rama ABU DABI- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Abu Dabit pas vizitës dy ditore që zhvilloi në Izrael, ku arriti një ma...
Foto ilustruese TIRANË-Partia Demokratike ka depozituar në Parlament një projektligj që parashikon ndryshimin e Kodit Rrugor përfs...