LIVE UPDATES
Politike

Ambasadorët i shkojnë Bashës në takim, diskutojnë për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Basha e shpalli njëanshëm të përfunduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të dielën, pavarësisht se nuk u zgjodh nënkryetari i pestë dhe i fundit nga komuniteti joshumicë serb - për çfarë u kritikua nga partitë e tjera parlamentare.

4 Shtator 2025, 20:18 Nga r.ll
Ambasadorët i shkojnë Bashës në takim, diskutojnë
pamje nga takimet

KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe ai i Bashkimit Evropian në Prishtinë e kanë takuar të enjten kryetarin e porsazgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, me të cilin, mes tjerash, kanë biseduar edhe lidhur me çështjen e konstituimit të organit ligjvënës të vendit, i cili ka nxitur polemika.

Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, tha se e uroi Bashën për postin e tij dhe se me të u “pajtuan” se Kuvendi duhet të konstituohet plotësisht sa më parë, megjithëse as Kuvendi e as Basha nuk folën për pajtueshmëri të tillë në komunikatat e publikuara pas takimit.

“U pajtuam mbi rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt që të jetë e mundur, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese”, shkroi Hargreaves në Facebook.

Basha e shpalli njëanshëm të përfunduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të dielën, pavarësisht se nuk u zgjodh nënkryetari i pestë dhe i fundit nga komuniteti joshumicë serb - për çfarë u kritikua nga partitë e tjera parlamentare.

Nga pesë nënkryetarët e kërkuar me Kushtetutë, katër u zgjodhën - tre shqiptarë dhe një përfaqësues i pakicave joserbe - ndërsa i pesti, nga komuniteti serb, nuk arriti t’i siguronte votat e mjaftueshme.

Kuvendi i Kosovës nuk dha shumë hollësi në njoftimin e tij për takimin e Bashës me ambasadorin Hargreaves dhe bisedën e tyre në lidhje me seancën konstituive, përveç asaj se kryetari e njoftoi ambasadorin “për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për procesin e seancës konstituive të Kuvendit”.

Ndërkohë, më vonë, Basha shkroi në Facebook se me ambasadorin "diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për përfundimin e seancës konstituive të Kuvendit".

Hargreaves tha se shpreson që ngërçi politik të zgjidhet shpejt në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të mund ta vazhdojnë punën jetike për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se bisedoi me Bashën edhe për rëndësinë e konsultimit të mirëfilltë me komunitetin serb të Kosovës, për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë kosovare.

Kuvendi theksoi se Basha e siguroi ambasadorin se Kosova mbetet e palëkundur në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të vet.

Më vonë Basha e priti në zyrën e tij edhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

"Kryetari dhe përfaqësuesi i BE-së diskutuan lidhur me ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe biseduan për rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE", thuhet në një njoftim të Kuvendit në Facebook.

Oravo, në anën tjetër, shkroi në X se me Bashën bisedoi për nevojën për të respektuar proceset kushtetuese, duke siguruar institucione gjithëpërfshirëse dhe shumetnike.

Ai shtoi se "BE-ja është këtu për të mbështetur Kosovën", dhe se formimi i komiteteve qeveritare dhe parlamentare është kyç për avancimin e Planit të Rritjes. Bllokada politike pas zgjedhjeve të shkurtit po i kushton vendit miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, me gjithë dyshimet lidhur me konstituimin e Kuvendit, partia e Bashës, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka ndër mend të vazhdojë përpjekjet për formimin e Qeverisë së re, pasi ajo pritet ta rikonfirmojë liderin e vet dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për kryeministër të vendit.

Këtë e konfirmoi për Radio Evropa e Lirë zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili tha se një mbledhje e partisë fituese të zgjedhjeve të shkurtit do të mbahet të dielën e 7 shtatorit.

Pas asaj mbledhje, LVV-ja do ta dërgojë te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, emrin e Kurtit për të provuar formimin e Qeverisë së re.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse presidentja Osmani do ta mandatojë kandidatin e LVV-së për kryeministër në këtë gjendje.

Presidenca e Kosovës tha në fillim të javës se ekipi ligjor po e analizon procesin e konstituimit të Kuvendit pasi Basha e shpalli atë të përfunduar.

Ajo nuk iu përgjigj të enjten Radios Evropa e Lirë nëse janë nxjerrë përfundimet mbi procesin dhe nëse e vlerëson të konstituuar Kuvendin.

Për këtë çështje, Osmani i priti në takime Hargreavesin dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Osmani tha se, në lidhje me konstituimin e institucioneve të vendit, do të veprojë “në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.

I gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit është përcjellë me kritika për shkelje ligjore dhe aktgjykime nga Gjykata Kushtetuese.

Një vlerësim i kushtetutshmërisë nga kjo gjykatë pritet edhe për rastin e fundit të dërguar nga Lista Serbe, e cila e konsideroi shkelje kushtetuese votimin ndaras të dy nënkryetarëve nga komuniteti joshumicë./REL

ambasadoret e huaj ne kosove dimal basha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet