LIVE UPDATES
Politike

Alibeaj mbledh në Kryesinë e Kuvendit tryezë për Lustracionin, 'spiunët' jashtë zgjedhjeve

Projektligji do të gjejë mbështetjen edhe të socialistëve, pasi kryeministri Edi Rama tha sot se "PS do të marrë masa për spiunët". 

9 Mars 2023, 11:45 Nga f.g
Alibeaj mbledh në Kryesinë e Kuvendit tryezë për
Foto degjesa

TIRANE- Deputeti Enkelejd Alibeaj mblodhi paraditen e të mërkurës një tryezë diskutimi në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ku u diskutua projektligji i grupit të deputetëve që drejtohen prej tij për lustracionin. Të pranishëm në këtë tryezë ishin emra pranë grupit të PD, përfshirë edhe kreun e Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Nebil çika. Çika tha se ky ligj ndan Shqipërinë nga e shkuara.  “Komunistët” dominojnë ende jetën tonë. Ka ardhur koha që të shkëputemi nga komunizmi. Lustracioni ndan Shqipërinë nga e keqja. Partia e Punës është organizata me kriminale”, tha ai.

Në relacionin e dorëzuar nga Alibeaj theksohet se bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit nuk mund të zgjidhen apo garojnë për poste publike. Ndalimi bëhet edhe për këshillat bashkiakë, në një kohë kur zgjedhjet lokale janë vetëm 2 muaj larg. Projektligji do të gjejë mbështetjen edhe të socialistëve, pasi kryeministri Edi Rama tha sot se "PS do të marrë masa për spiunët". 

Pjesë nga projektligji i Aliebeajt: 

Neni 1
Qëllimi dhe objekti

1. Qëllimi i këtij ligji është të garantojë pastërtinë e figurës së organeve të zgjedhura shtetërore, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj, të administratës publike, nëpërmjet ndalimit të zgjedhjes ose emërimit, apo largimit nga funksioni publik të personave, të cilët rezultojnë pjesëmarrës në strukturat e regjimit totalitar komunist në periudhën 29 nëntor 1944 deri më datë 31 mars 1991, si dhe në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit deri më 2 korrik 1991.
2. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i subjekteve dhe funksioneve të larta shtetërore, të cilat janë të papajtueshme me veprimtarinë publike të zyrtarit, për shkak të qënies anëtar, drejtues apo bashkëpunëtor i strukturave të larta drejtuese të regjimit totalitar komunist dhe ish-Sigurimit të Shtetit, organi kompetent për kryerjen e verifikimit, procedurat e verifikimit dhe pasojat e këtyre procedurave.

Neni 2
Parime të përgjithshme

1. Veprimtaria e organeve shtetërore për verifikimin e pastërtisë së figurës dhe dhënies së sanksioneve udhëhiqet nga parimet e ligjshmërisë, procesit të rregullt ligjor dhe të drejtës së informimit.
2. Organet shtetërore veprojnë në mënyrën që i shërben më mirë ndërgjegjësimit publik për historinë e regjimit totalitar komunist dhe realizimit të paqes sociale.
3. Në ushtrimin e funksioneve të tyre sipas këtij ligji, organet shtetërore respektojnë dhe garantojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, sidomos dinjitetin njerëzor.


Neni 3
Ndalimi për kandidim, zgjedhje dhe emërim në një funksion të lartë publik

1. Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në cdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët, në periudhën e përcaktuar në pikën 1 të nenit 1, figurojnë si:
a) anëtar ose kandidat të Byrosë Politike;
b) anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë;
c) anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor;
ç) anëtar i Këshillit të Ministrave dhe zevendësministra;
d) kryetar i degës së punëve të brendshme;
dh) anëtar i Komisionit Qëndror të Dëbim Internimeve;
e) kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme;
ë) hetues, prokuror ose ndihmësprokuror, gjyqtar ose ndihmësgjyqtar, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset që lidhen me veprat penale politike të parashikuara në ligjin nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, të ndryshuar;
f) anëtarë dhe bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit në kuptimin e ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
2. Ndalimet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, zbatohen edhe për personat, të cilët kërkojnë të zgjidhen apo emërohen në funksionet publike si më poshtë:
a) President i Republikës;
b) Zëvëndësministra, funksionarë politikë, sekretarët e përgjithëshëm, drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e drejtorive në administratën publike, drejtorët e agjencive në varësi të Këshillit të Ministrave dhe të ministrive, njësitë e vetëqeverisjes qëndrore, shoqëritë me kapital shtetëror dhe pozicione të barasvlershme me to;
c) anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe gjyqtarët në gjykatat e të gjitha niveleve;
ç) anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe prokurorët në prokuroritë e të gjitha niveleve;
d) gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese;
dh) funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, Gardën e Republikës, oficerë me gradën “Gjeneral” dhe “Kolonel”;
e) prefektë;
ë) drejtues dhe punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe cdo njësie tjetër të inteligjencës;
f) drejtues dhe punonjës në Policinë e Shtetit, përfshi agjencinë përgjegjëse për kontrollin e brendshëm dhe akademinë e sigurisë;
g) drejtues të përfaqësive diplomatike;
gj) guvernatorë, zëvëndësguvernatorë dhe anëtarë të Këshillit të Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë;
h) anëtarë të Akademisë së Shkencave, rektorë, zëvëndësrektorë, dekanë dhe zëvëndësdekanë në universitetet publike;
i) Drejtorë dhe zëvëndësdrejtorë të Radiotelevizionit Publik Shqiptar dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare;
j) Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe inspektorët në zyrën e tij;
k) Drejtori dhe pedagogët e brendshëm të Shkollës së Magjistraturës;
l) cdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti apo i zgjedhur nga Kuvendi.
3. Ndalimet e parashikuara në pikën 1, gërmat “ë” dhe “f”, zbatohen duke vlerësuar dhe individualizuar veprimtaritë konkrete të kryera nga ana e personit, si dhe vullnetin e tij gjatë kryerjes së këtyre veprimeve.
4. Personat, të cilët aktualisht ushtrojnë funksionet publike të përmendura në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, i nënshtrohen verifikimit të kushteve ndaluese sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj.

Neni 4
Përjashtimi nga përgjegjësia

1. Përjashtohen nga përgjegjësia sipas këtij ligji personat, të cilët vërtetojnë se kanë kryer veprimtari të ndaluara të parashikuara në pikën 1 të nenit 3 të këtij ligji, për shkak të kanosjes apo shtrëngimit, që e ka vendosur atë përpara detyrimit për të shmangur një rrezik serioz për vete ose familjarët e afërt të tij. Barra e provës për të vërtetuar kanosjen ose shtrëngimin i takon subjektit.
2. Personat që në datën 2 korrik 1991 nuk kishin mbushur moshën 18 vjec përjashtohen nga zbatimi i këtij ligji./Dosja.al

edi rama ligji per spiunet projektligji per spiunet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet