27 Maj 2022, 15:22
Nga DOSJA
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i përgjigjet akuzave të kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili tha më herët se deputeti demokrat është i kapur kokë e këmbë nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Por me anë të një postimi në Twitter, Alibeaj theksoi se asnjë deputet i grupit parlamentar të PD nuk është peng i kryeministrit Edi Rama dhe shpurës së tij.
Por, sipas Alibeajt, ata që janë në pazare të dukshme dhe të fshehta me Edi Ramën, janë sot të njëjtët që hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe.
"Asnjë formë e vjetëruar komunikimi nuk e fsheh dot dështimin në përballjen me të vërtetën dhe vullnetin e lirë të demokratëve. Pazaret e politikës së vjetër janë të vështira të çrrënjosen nga mendësitë e atyre që për 30 vjet mbajnë peng interesin e shqiptarëve. Nuk janë deputetët e grupit parlamentar të PD peng i Edi Ramës dhe shpurës së tij. Ata që janë në pazare të dukshme dhe të fshehta me të, ata që ndër vite kanë dëshmuar mungesë koherence në qendrimet ndaj qeverisë Rama dhe partnerëve të saj, janë sot të njëjtët që hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe. Respekti për interesin e qytetarëve dhe jo për hallin personal është treguesi,"-tha Enkelejd Alibeaj.
Sot, kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi deputetin e PD Enkelejd Alibeaj se është i kapur këmbë, krye dhe xhep nga qeveria bashkë me 2-3 të tjerë. Por nuk ka përmendurt emra. Duke folur për qëndrimin e një pjese të deputetëve të PD, ai tha se ata nuk pranojnë atë që ka ndodhur në PD dhe votimin e anëtarëve të saj. Për Berishën, përpjekja për të marrë peng pluralizmin dështoi.
(k.m/dosja.al)
Politike
27 Maj 2022, 14:48
Partia Demokratike
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projekt Rez...
Politike
27 Maj 2022, 14:07
Partia Demokratike
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka ridepozituar ditën e sotme, të korrigjuar nënshkrimet e jo m...
Politike
27 Maj 2022, 13:43
Dhurata Çupi
TIRANË- Gjatë seancës dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Departamentit t&eum...
Politike
27 Maj 2022, 13:22
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kanë reaguar pasi e akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha sit ë l...
Politike
27 Maj 2022, 13:06
KAS
TIRANË- Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka lënë sot në fuqi vendimin e Komisionit Qendrit të Zgjedhjeve për të ...
Politike
27 Maj 2022, 13:03
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar marrëdhënien e Partisë Demokratike me Partinë Popullore evropiane....
Politike
27 Maj 2022, 12:59
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngatërruar emrin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. G...
Politike
27 Maj 2022, 12:53
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk diti të thoshte nëse deputetja Grida Duma e Tomor Alizoti do të jenë të...
Politike
27 Maj 2022, 12:53
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha se krijimi i tre komisioneve nga deputeti Enkelejd Alibeaj është një manovë...
Politike
27 Maj 2022, 12:50
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon nga deputeti Gazment Bardhi që të japë sqarime p&eum...