LIVE UPDATES
Politike

Akciza e birrës, ekspertët kundër: Do rritet me 15-20% çmimi, do trimfojë produkti i importit. Taksa e gazit, vrastare

Stefan Pinguli tha se dyfishimi i akcizës vjen në një kohë krize, ndërsa kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka u shpreh se akciza lidhet me paaftësinë e administratës, e po ashtu kërkoi zgjedhjen e ekspertëve të duhur për të ndërmarrë politikat e duhura fiskale. 

4 Nëntor 2022, 11:19 Nga k.m.
Akciza e birrës, ekspertët kundër: Do rritet me 15-20%
Pamje nga komisioni i sotëm

TIRANË- Diskutime në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese u diskutua paketa fiskale e projektbuxhetit për vitin 2023. Në mbledhjen e sotme, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Stefan Pinguli tha se dyfishimi i akcizës vjen në një kohë krize, ndërsa kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka u shpreh se akciza lidhet me paaftësinë e administratës, e po ashtu kërkoi zgjedhjen e ekspertëve të duhur për të ndërmarrë politikat e duhura fiskale. 

“Në kundërshtim me të gjithë politikat e be hoqët fasha mbi 200 mijë dhe nën 200 mijë litra. Është fashë që e kemi marrë në Komitetin Europian. Në kushtet e kësaj krize të madhe ekonomike mbivendoset një krizë e dyfishimit të akcizës, sigurisht ngritja e kësaj takse, prevalon niveli i evazionit dhe jo të kundërtën që mund të pretendohet nga disa ligjvënës. Si ka mundësi që gjithë këto investime që janë bërë do të hidhen poshtë?,”- tha Pinguli. Ndërsa shtoi se taksa prej 150 lekësh për litër birrë mund t'i zhysë edhe më tej në krizë e kështu vetëm do të favorizohet importi. 

PJESË NGA DISKUTIMET:

Jaka: Ne kemi 50% vetëm akcizë. është vendosur nga Ministria e Financave se e kanë të pamundur që të marrim akcizën dhe paaftësinë e tyre me mbulojnë me shtim kostosh. Na rëndon në buxhetin tonë se kemi administratë të paaftë për të mbledhur taksa. është vendosur TVSH dhe në bujqësi. Po ikin fermerët, po e ndjejmë rënien me produktet bujqësore. Në supermarkete frutat dhe perimet i lënë jashtë se nuk i kanë blerë me kupton tatimor dhe nuk i shesin dot. Nëse ne lëmë ekspertë që nuk dinë gjë tjetër veçse llogarinë e planit nuk keni për të kthyer inspirim. Ata nuk i bëjnë dot politikat dhe strategjinë fiskale për sipërmarrjen private. E kemi ne gjithë ekspertizën e duhur. Me modele dhe eksperienca në vendet e rajonit. Ne kemi patur një takim dje me ministren e Bujqësisë që ka rënë dakord për disa pika dhe ajo që ne ngremë zërin.

Stefan Pinguli: Jam dakord me të gjitha që thanë parafolësit por nuk kemi asnjë përgjigje të qartë. Na vjen mirë që të diskutojmë me njëri-tjetrin. Ku qëndrojmë 3-4 detyrime që ne mendojmë se ju duhet ti keni parasysh? Problematika jonë është shumë e mprehët. Në kushtet kësaj krize kaq të madhe ekonomike mbivendoset një krizë tjetër e dyfishimit të akcizës. Unë nuk kuptoj ku duhet të arrijë shteti në këtë pikë. Ngritja e kësaj takse prevalon nivelin e invazionit dhe jo të kundërtën që mund të pretendohet nga disa ligjvënës. Ngritja e taksës së akcizës, prevalon nivelin ne invazionit. Investimet që janë bërë në një periudhë 15-19 vjeçare që është marrë ky vendim për këtë fashë dhe këtë ligj. E ka marrë parasysh shteti këtë vështirësi. Janë 10001 familje por t'i rritësh 150 lekë për litër prodhimit të birrës, do të thotë të rritësh 15-20% çmimin e saj. Importi do e merrte në dorë. Çmimet e tyre do të ishin njësoj si ne. Nuk është shaka kjo është shumë serioze. Më gjeni një vend tjetër që ka akcizë për gazin e lëngët për qëllime prodhuese dhe ne do të dorëzohemi. Ju lutem deputetë administrojeni sa më mirë dhe na ndihmoni.

Ilda Baraj nga Bashkimi i Prodhuesëve: Pa rënë në përsëritje dua një moment vëmendje sepse kemi 2 vite që shoqëritë prodhuese janë në vëmendje. Kemi kosto shumë të mëdha në mbarëvatjen e shoqërive prodhuese. Nuk është një gjë që e menaxhojmë vetem ne. Kompanitë jashtë i paguajnë faturat e dritave më pak se ne. Vendosja e akcizës na bën jo produktiv. Ne kishim 40-50% në eksport. Kemi këmbëkryq prodhimet e rajonit, sidomos ato "Made in Kosovo". Ajo që do të donim ne është që akciza e lëndëve djegëse është shumë. Jemi shumë më të shtrenjtë se prodhimet e rajonit. Me këtë ritëm jo vetëm që nuk do eksportojnë, por do dalim jashtë loje. Nëse 5 vite më parë kishim një raport eksport-import në favorin tonë, fabrika jonë kishte 40 deri 50% të prodhimit në eksport, aktualisht jo vetëm që nuk eksportojmë dot, tulla jonë del me kosto më të lartë se rajoni, por kemi këmbëkryq produktet e rajonit dhe këtu specifikoj produktet e Kosovës.

Rreshat Mansaku, kreu i industrisë së aluminit dhe përpunimit të metaleve:  Duhet hequr akciza e gazit të lëngshëm. Akciza e gazit të lëngshëm zë 60 deri 70% të kostos së prodhimit për shumë sektorë. Është në kundërshtim të plotë me parimet e vendosjes së akcizës. Ligji i akcizës së BE-së dhe vendeve të Ballkanit, konkretisht të Kosovës gazi për qëllime prodhimi është i liruar nga taksimi. 

Një tjetër shqetësim për prodhuesit e birrës në vend është edhe tarifa për pullën e akcizës, ku bizneset në vend paguajnë 22 euro për 1000 pulla. Ndaj dhe u kërkua mbyllja e kontratës me koncensionarin dhe ofrimin e shërbimit nga shteti. Të gjitha bisedimet dhe sugjerimet e sotme nga grupet e interesit, do të prezantohen sërish në Komisionin e Ekonomisë për të vendosur më pas edhe në ndryshimin apo jo të buxhetit. 

akciza e birres

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet