Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai komentoi po ashtu sot edhe foton që Alex Soros postoi dje me kryeministrin Rama, të cilën Chris LaCivita e ripostoi duke e shoqëruar me fjalët "kukulla dhe padroni".
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat ditën e sotme u pyet nëse i qëndron deklaratës për shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme.
Berisha tha në përgjigjen e tij se qëndrimi i vetëm i tij dhe PD është shteti ligjor. Ndërkohë shtoi se një prokurori që arreston liderët e opozitës është prokurori politike.
Ai komentoi po ashtu sot edhe foton që Alex Soros postoi dje me kryeministrin Rama, të cilën Chris LaCivita e ripostoi duke e shoqëruar me fjalët "kukulla dhe padroni".
"Qëndrimi i PD është shteti ligjor, shteti ligjor dhe mbi të gjitha, shteti ligjor. Për PD shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Është kushti i të gjitha kushteve për realizimin me sukses të të gjithë programit të saj. Në këtë kontekst unë besoj fort tek shqiptarët, se një prokurori që arreston 3 liderët politikë, të tre partive kryesore opozitare, një prokurori që rrëmben mandate opozitës, të dhëna nga zgjedhësit, një prokurori që amniston krimin elektoral, një prokurori që arreston gazetarë, është fund e krye një prokurori politike, pavarësisht aktiviteteve të tjera.
Por për ta përmbledhur prap, prokuroria që arreston lider të opozitës që Edi Rama të marrë mandatin, dhe nuk po e them unë këtë, por besoj se këtë e tha para Europës dhe botës zv/presidenti i SHBA JD Vance, i cili deklaroi në Mynih se, ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik.
Nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund të rrëmbesh, por demokratik është fjala, duke censuruar oponentët tuaj, apo duke i burgosur ata, qoftë ai dhe lideri i opozitës. Unë ju dftoj ju, shqiptarët, ai përshtaten njeriu më shumë këto fjalë profektike të zv/presidentit të SHBA-së JD Vance, se sa Edi Ramës. Besoj e keni të qartë se, pikërisht në këto qëndrime është edhe ajo fotoja e munguar. Për atë foton e munguar që ta dini ju miq, u mobilizuan aviona dhe miliona. Por ajo fatmirësisht nuk shkrepi. Dhe jo vetëm nuk u shkrep ajo fotoja, por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi një nga dy kryestrategët botëror të fushatave elektorale, Cristopher LaCivita, me fjalët poshtë ‘kukulla dhe padroni, Edi dhe Aleksi’.
Por çfarë tha padroni, Aleksi? Po e ripublikoi me kërkesa të shumta. Dmth, meqë i fshiu nga mediat sociale në kulturën ‘woke’ Edi Rama fotot, po ua sjell unë shikuesve. Ishte e jashtëzakonshme, pavarësisht se është kundërshtar, por këtë ia bëri ai. Ajo foto, të themi të vërtetën, kishte dhe një shkak tjetër madhor, sepse në qindra e qindra miliarda të vjedhura para të taksapaguesve amerikanë të Xhorxh Soros dhe para të USAID, në krye të piramidës së hajnisë ndërkombëtare është Edi Rama me bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten. Tani le të dalë ai sa të dojë, por këto nuk i fsheh dot se janë dokumente ndërkombëtare që faktojnë se Linda dhe Delina kanë përfituar shuma përrallore nga paratë e taksapaguesve amerikanë, qoftë direkt nga USAID apo organizata të tjera ndërkombëtare në të cilat SHBA jaën financues kryesor. Tani të vijmë të pjesa përfundimtar.
Asnjë diskutim nuk ka që Shqipëria do të ketë prokurorinë më serioze në raport me ligjin, por Shqipëria kurrë nuk do të ketë një prokurori politike. Jo. Shqipëria ka patur një Prokuroi të Krimeve të Rënda e cila ka vendosur para ligjit 1050 anëtarë të 204 organizatave dhe grupeve kriminale. Një prokurori në të cilën mandatet e arrestit nuk shiteshin në avancë, por ekzekutoheshin në 95% të tyre. Një prokurori e cila kishte kërkuar nga gjykata në shumë raste dënime për jetë dhe ishin dhënë dënime të tilla. Që i liroi Edi Rama. Ata që duan të mendojnë se vërejtjet e mia për Skrapin e partisë kanë të bëjnë me, jo jo, kanë të bëjnë pikërisht për një prokurori që nuk bën politikë, që nuk shndërrohet në satër për rotacionin, që nuk bën drejtësi të dirigjuar, që nuk shet dosje dhe nuk fle mbi krimin.", tha Berisha.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku iu bë...
Ilirjana Kuçana TIRANA- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilirjana Kuçana ka dhënë...
Ogerta Manastirliu TIRANA- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare të Ars...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu morën pjesë sot në Konferenc&eum...
Erion Veliaj dhe Olsi Dado TIRANA- Gazetari Falmur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i referohet sërish ç...
Erion Veliaj DURRËS- Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erio...
Musar dhe Osmani KOSOVË- Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka uruar presidenten Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të pavar&eum...
hashim thaci HAGË- Ditën e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar seanca ndaj ish-kre...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa fliste për reformën në drejtësi tha se sot jetojmë në demokraci dhe se push...
edi rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka komentuar sot dhe deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berishës për shkrirjen ...