Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Po ashtu ai ka theksuar se nafta për fermerët nuk është subvencionuar ende.
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi i ka drejtuar disa pyetje Ministres së Bujqësisë Anila Denaj. Në Komisionin e Ligjeve, Korreshi ka theksuar se pyetja e parë që blegtorët i kanë drejtuar atij është nëse do të anulohet ligji për akademinë e çobanëve. Po ashtu Korreshi ka theksuar se prej dy vitesh fermerët nuk e mbledhin më grurin dhe bostanin për shkak të mungesës së tregut. Po ashtu ai ka theksuar se nafta për fermerët nuk është subvencionuar ende.
Pjesë nga diskutimi:
Korreshi: Unë i shkreti vij nga një realitet tjetër. Pyetja e parë që kishin blegtoret, a do anulohet ai ligji për akademinë e çobanove? E dyta, ligji a do parashikojë më që do kemi 10 kokë lope, apo do ulet? Po jepen delet borxh për të marrë kompensime, ju ftoj ta verifikoni zonja ministre. Unë shyqyr që e kapa njëherë ministren e Bujqësisë. O Klodi ti po na ndërpret, po na i bën si kopësht me drektë, filloi shkolla sot dakord, por ne nuk jemi në klasë të parë.
Bushka: Vazhdoni Saimir pyetjet
Korreshi: E dini që ka dy vite grurin nuk e mbledhin më, nuk e hanë as lopët. Ka një rënie me 90% të fushave të grurit. I morët numrin e llogarive, por nuk i kaluat naftën, kur do kalojë këto leket për të marrë naftën? Si ka mundësi që nuk po subvencionohet më gruri? Ishte politike e kësaj qeverie… O ti shefe të mbaroj
Bushka: E kemi gjithë vëmendjen tek ty Korreshi
Korreshi: Shalqiri as lopët nuk po e hanë më, kaq bollëk kishte në Shqipëri dhe nuk ka një politik. Një nga faktorët që nuk është shitur gruri është fara e keqe, as derrat nuk e hanë më. Ca politika ndjek për të ndihmuar fermerin, ministria e Bujqësisë?
Denaj tha se skema e financimit të blegtorëve nuk do të ndryshojë pasi imponon bashkimin e operatorëve dhe rritjen e blegtorisë në vend. Po ashtu ajo foli për mundësinë e uljes të taksave për rreth 15 kompani shqiptare që importojnë mishin nga Brazili.
“Janë 15 kompani shqiptare që tregtojnë mish importi nga subjekte të licencuara nga BE në Brazil. Kjo është garanci e produkteve cilësore. Ata kanë kërkuar uljen e taksës që të bëhen më konkurrente dhe ne po e diskutojmë. Ka kontrolle dhe certifikata sipas standardeve. Në pikat kufitare, kemi një projekt me Bankën Botërore ku do të hapen 7 pika laboratorike për të kontrolluar produktet e importit”, u shpreh Denaj.
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, uroi fëmijët, mësuesit dhe prindërit me rastin e nisjes së ...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate ditën e sotme mes deputetes Dhurata Çupi dhe kryetares së kom...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e kryesisë së re të Partisë Socialiste ditën e sotme. P...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka postuar një mesazh urimi me rastin e nisjes së vitit të ri shkol...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor. Me anë...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me votimin që u bë për anëtarët e ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal te Asambleja e PS që u mbajt ditën e sotme, ku sipas tij kryeministri Edi Rama ...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha teksa komentoi emrat që dolën nga Asambleja e PS, tha se Rama vetëm sa riqark...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Shqipëria është i vetmi vend me...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria, është i vetmi vend në botë ku pyejtja e hetuesit, ...