Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Kjo ishte ndërhyrja më e madhe e Aleancës së Atlantikut të Veriut në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke treguar vendosmërinë e demokracive perëndimore për të kundërshtuar diktatorin Sllobodan Millosheviç. Ai për dy vjet përdori dhunë sistematike, vrasje, masakra, gjenocid dhe spastrime etnike anë e mbanë Kosovës.
KOSOVË- Më 24 Mars 1999, SHBA dhe Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) filluan sulmet ajrore kundër Jugosllavisë me bombardimet e pozicioneve ushtarake serbe në Kosovë. Kjo ishte ndërhyrja më e madhe e Aleancës së Atlantikut të Veriut në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke treguar vendosmërinë e demokracive perëndimore për të kundërshtuar diktatorin Sllobodan Millosheviç. Ai për dy vjet përdori dhunë sistematike, vrasje, masakra, gjenocid dhe spastrime etnike anë e mbanë Kosovës.
Para nisjes së bombardimeve, presidenti amerikan Bill Clinton mbajti edhe një fjalim ku edhe u sqaroi amerikanëve se pse kjo fushatë ishte e nevojshme.
“Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë”, kishte thënë ai.
Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi se Serbia agresore ishte mospërfillëse edhe kur liderët kosovarë, gjatë kohës kur shqiptarët e Kosovës po vriteshin, ishin pajtuar për paqe.
“Për vite me radhë kosovarët ishin munduar paqësisht që të rifitonin të drejtat e tyre, kur Millosheviç i dërgoi trupat e tij që t’i shtypte, kjo përpjekje u bë e dhunshme. Ne propozuam një marrëveshje të paqes që liderët kosovarë e nënshkruan, megjithëse nuk i dha gjithçka që donin ndërsa serbët refuzuan edhe të diskutojnë. Kjo nuk ishte luftë në kuptimin tradicional, ishte sulm me tanke e artileri ndaj njerëzve që në masë të madhe ishin pa mbrojtje, liderët e të cilëve u pajtuan për paqe”, theksoi ai.
Bombardimet e aleancës ushtarake perëndimore ndaj Jugosllavisë, që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi, nisën pas dështimit të negociatave të vitit 1999 për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, teksa pala serbe refuzoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për paqe në Rambuje.
Bombardimet, që zgjatën 78 ditë, u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që parashihte administrimin e Kosovës nga një mision i OKB-së.
Foto nga takimi ITALIA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot disa takime në Itali ku ndër të tjera ka tak...
Edi Rama dhe Lulzim Basha TIRANA- Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Lulzim Basha vijojnë replikat në distancë mes tyre në...
Edi Rama VLORA- Kryeministri Edi Rama ka folur nga takimi me kandidatët e rinj për deputet në Vlorë, edhe për nj&eu...
Edi Rama VLORA- Kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë ku prezantoi kandida...
Edi Rama VLORA- Kryeministri Edi Rama është shprehur i pakënaqur me drejtuesit e partisë Socialiste në Vlorë. Rama tha s...
Edi Rama VLORA- Kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë ku prezantoi kandida...
Edi Rama VLORA- Kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë ku prezantoi kandida...
Edi Rama VLORA- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot një tjetër kantier, Hidrovorin e Akërnisë, një investim që ...
Edi Rama VLORA- Kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë ku prezantoi kandida...
Sali Berisha NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot nga një takim me shqiptarët në Napoli se "të pastrosh sh...