Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai shtoi se Kosova i ka dhënë botës disa nga zërat më magjikë të kohës me 'çikat' e saj, referuar këngëtareve me famë botërore.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një paralelizim të situatës mes Kosovës e Shqipërisë. Në një konferencë të përjavshme me gazetarët, Berisha tha se dita e sotme shënon ditën më të rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve, referuar 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ai shtoi se Kosova i ka dhënë botës disa nga zërat më magjikë të kohës me 'çikat' e saj, referuar këngëtareve me famë botërore.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pas pavarësisë së Shqipërisë, pavarësia e Kosovës shënon ditën më të rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve. Është kjo ditë që shënon lirinë për të gjithë shqiptarët në sensin që një komb, që ka pjesët e tij të robëruara, nuk mund të jetë kurrë i lirë. Pavarësia e Kosovës është në radhë të parë, dëshmi e shpirtit të pamposhtur të qytetarëve të saj.
Kosova është një trevë, në të cilin nga 1870 deri 1999 është derdhur gjak, janë bërë luftëra dhe kryengritje më shumë se në çdo trevë tjetër të kontinentit. Pavarësia e Kosovës është vepër e presidentit vizionar, Ibrahim Rugova, i cili me guxim të jashtëzakonshëm, me vizion të madh, thuri dhe ndërtoi në ndërgjegjen, shpirtin dhe zemrën e qytetarëve të këtij vendi, ëndrrën e pavarësisë. Ndërtoi aty pushtetin paralel të shqiptarëve, që kundërshtonte pushtetin e pushtuesve. Pavarësia e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili vendosi në historinë e shqiptarëve, kulmin e guximit, burrërisë, sakrificës për vendin dhe kombin. Natyrisht, mbarë kombi kontribuoi në pavarësinë e Kosovës, por kjo pavarësi do ishte e pamundur pa mbështetjen e fuqishëm, pa rolin udhëheqës në këtë proces nga SHBA. Kongresi i këtij vendi, presidentët Klinton dhe Bush, vendet e NATO-s që ndërmorën ofensivën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Sot, çdo shqiptar feston me krenari të veçantë 15-vjetorin e republikës së pavarur të Kosovës. Në 15 vite, Kosova ka shënuar suksese mahnitëse, arritje të mëdha. Ajo është sot shteti me të drejtat dhe liritë të pakicave më të respektuara në rajon. Shteti i standardeve më të mira të funksionimit të ligjit. Shteti, në të cilin ekonomia zhvillohet dhe ndër më solidet, ka një infrastrukturë më moderne në rajon. Kosova i ka dhënë botës disa nga zërat më magjikë të kohës me çikat e saj. Por edhe kurorën mbretërore në sportet e admirueshme të vajzave të saj. Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë se në të gjitha trojet e tyre. Ndaj ta urojmë në këtë 15-vjetor, Kosovën, qytetarët e saj, mbarë shqiptarët, për suksese edhe më të mëdha në të gjitha rrafshet!
Dashamir Shehi dhe Astrit Patozi TIRANË- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi dhe kreu i Bindjes Demokratike Astrit Pat...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit. Mësohet se ajo shoqërohet...
Sfurqet dekorative TIRANË- Plani për zgjerimin e trotuareve në Tiranë solli mbjelljen e disa luleve, drurëve, shkuyrreve e kryesis...
Haxhi Thaçi PRISHTINË- Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth takimit me ish-pre...
Elisa Spiropali TIRANË- Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Kuvendit, Elisa Spiropali ka folur lidhur me delegimin e interpelanc&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për marrëdhënien me homologun e Kosovës, Albin Kurti. Pas “porosis...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjen e Alda Klosit. Në emisionin "Opinion", kryeministri Edi Rama u shpreh se...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Agron Nezën e ka takuar për herë të parë të njëjtën ditë k...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet në lidhje me çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Kreu i qe...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje për rrethanat me të cilat është ta...