31 Mars 2023, 22:47
Nga k.m.
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tregoi detaje për rrugëtimin se si ka hyrë në politikë. Gjatë intervistës në “Zonë e Lirë”, deputeti tha se kanë qenë mbështetësit e Partisë Demokratike në Lushnje, të cilët i kanë kërkuar, që ai të hynte në politikë, por shtoi se kishte menduar të garonte për Bashkinë, e jo të zgjidhej deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
“Idenë të parët ma kanë dhënë çunat e Lushnjës. Janë çunat e PD. Kam pasur qejf bashkinë e Lushnjës më tepër, se sa të jem deputet,”- tha ai.
I pyetur se pse nuk ka kandiduar në këto zgjedhje në Bashkinë e Lushnjës dhe kush e ka ftuar në PD, Korreshi dha këtë përgjigje: Sepse situata në PD nuk është ajo e duhura, me kënaqësi do ta kisha pranuar. Mua më ka thirrur Gazment Bardhi, pastaj Lul Basha.
Ndërsa lidhur me situatën në PD, mbi 20 deputetë të Partisë Demokratike janë kundër Sali Berishës, po gjithashtu u shpreh se ky numër nuk e mbështet as Enkelejd Alibeajn.
“Ka një ndarje, është reale ndarja. Nga logjika dhe mendimi se çfarë ka dhënë në politikën shqiptare Gazment Bardhi. Ai ka bërë denoncime të forta. I ka bërë fakt. Jemi 25 deputetë që nuk jemi me Berishën, 22 deputetë janë me Gazment Bardhin, 2 ose 3 me Alibeajn,”- tha Korreshi.
Lidhur me zgjedhjet lokale, Korreshi tha se kandidatët janë tërhequr për vetëm një arsye, kanë parë që përballë dy kandidatëve të tjerë nuk mund të ishin fitues.
“Nga mbledhjet e fundit që kanë bërë grupi parlamentar dhe deputetët, kemi ndarë mendimin që duhet të dalim me një kandidat. Vetë kandidatët janë tërhequr duke parë lëvizjet e deputetëve dhe presionit nga baza. Ne kërkuam që të bëjnë një logjikë, e sheh veten fitues apo jo, nëse jo bëj një hap pas. Kandidatët që e kanë parë që nuk mund të fitojnë, janë tërhequr për hatër të PD-së”, tha Korreshi.
Momentalisht deputeti zbuloi se janë vetëm 10 bashki, ku PD zyrtare ka kandidatë, ndërsa 51 bashki të tjera kanë vetëm kandidatë nga PD e Sali Berishës.
saimir korreshi
Politike
31 Mars 2023, 22:24
k.m.
Fishta
TIRANË- Një tjetër avion i është shtuar flotës së kompanisë ajrore “Air Albania”. Lajmin e ka d...
Politike
31 Mars 2023, 21:57
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Emisioni investigativ "Piranjat" zbardhi në puntatën e sotme detaje tronditëse nga afera e inceneratorëve....
Politike
31 Mars 2023, 21:29
k.m.
Foto ilustruese
Afera e inceneratorëve, që çoi prapa hekurave ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe deputetin e mazhorancës, Alqi...
Politike
31 Mars 2023, 21:19
A.B
Mbledhja
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula i është bashkuar grupimit të kryetarit të Partisë Demokrati...
Politike
31 Mars 2023, 20:41
A.B
Flutura Acka
TIRANË- Ditën e sotme, deputeti Enkelejd Alibeaj zhvilloi një takim me deputetët që e mbështesin në selin&e...
Politike
31 Mars 2023, 20:31
k.m.
Marash Logu
TIRANË- Një tjetër zyrtar i lartë në anën e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt ka vendosur t&eum...
Politike
31 Mars 2023, 20:05
k.m.
Sali Berisha
VAU I DEJËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme për aferën e inceneratorëve. Në fjalën e ...
Politike
31 Mars 2023, 20:04
A.B
PS dhe Gjergji Mërkuri
TIRANË- Partia Socialiste ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), vendimin për regjistrimi...
Politike
31 Mars 2023, 19:47
k.m.
Esiona Konomi
TIRANË- Gazetarja Esiona Konomi ka bërë një "zbulim". Presidenca i ka "vjedhur" identitetin duke e përdorur pë...
Politike
31 Mars 2023, 19:39
A.B
Lajla Përnaska
TIRANË- Lajla Përnaska është e vetmja grua në garën për Bashkinë e Tiranës. Ish-deputetja ...