LIVE UPDATES
Politike

‘Sot shqiptarët s'dinë çfarë ilaçesh blejnë’, Berisha: Rama hoqi nenin që ndalonte qarkullimin e ilaçeve të pamiratuara nëpërmjet Vilma Nushit

Në një takim me Departamentin e Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Berisha tha se Rama anuloi në 2013 ligjin që ndalonte qarkullimin e ilaçeve në kundërshtim me entin amerikan apo atë europian, duke përmendur edhe Vilma Nushin.

19 Dhjetor 2022, 18:02 Nga k.m.
‘Sot shqiptarët s'dinë çfarë ilaçesh
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se sistemi i shëndetësisë në vend ka marrë në këto vite goditje nga më të rëndat. Në një takimin e sotëm me Departamentin e Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Berisha vlerësoi punën e mjekëve, por akuzoi qeverinë për mungesën e kushteteve dhe financimit për të mbajtur mjekët dhe infermierët në Shqipëri, ndërsa shtoi se qeveria përdor buxhetin për të pasuruar veten dhe ministrat.

Në një takim me Departamentin e Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Berisha tha se Rama anuloi në 2013 ligjin që ndalonte qarkullimin e ilaçeve në kundërshtim me entin amerikan apo atë europian, duke përmendur edhe Vilma Nushin.

"U hoq ky nen i diktuar kryesisht nga Enti Farmaceutik i Beogradit që kishte përfaqësues Vilma Nushin dhe kështu me radhë. Sot shqiptarët nuk dijnë se çfarë blejnë në farmaci. Recetat që lëshohen nuk kanë asnjë garanci se ilaçet që marrin të sëmurët kanë efikasitet. Është vendosur një raport në jo pak raste, i padrejtë, por edhe ç’njerëzor mes sektorit privat dhe atij publik. Sektori publik të diagnostikon, por nuk të operon, nuk të ofron ndihmë, sepse ka një marrëveshje të fshehtë me sektorin privat dhe ky është një realitet. Nuk të operon, jo se nuk ka aftësi, njohuri, potencial, por nuk të operon sepse ndan fitimet me sektorin privat. E kundërta ka qenë e imagjinuar dhe i kundër duhej të ishte destinacioni i privatit. Ne jemi për shërbimin privat, por jo në një simbiozë, bashkëpunim të tillë në kurriz të jetës, shëndetit dhe financave të njerëzve. Të gjitha këto kanë një shkak, injorimin e sistemit jetik për shoqërinë shqiptare. Edi Rama deklaronte se brenda këtij viti do të kishte një dyfishim të pagave, krahasuar me vitin 2013. Nuk deklaroi dot se do të barazohen rrogat e mjekëve me Kosovën. Kolegët tuaj më Kosovë marrin një rrogë 2 herë më të madhe se ju këtu. E kuptoj se vërtetë emigracioni është i pashmangshëm edhe për disa arsye, por ata që duan të mbajnë një sistem shëndetësie bëjnë gjithçka për të paguar e shpërblyer punonjësit e këtij sistemi,"-tha Berisha. 

E po ashtu, tha se sot në sistemin shëndetësor është vendosur një raport i pandershëm, ku sektori publik të diagnostifikon por nuk të trajton dhe as nuk të operon për shkak të marrëveshjes së përbashkët që ka me sektorin privat.

POSTIMI I PLOTË:

Ne takohemi sot, në një kohë kur sistemi i shëndetësisë, jetik për çdo shoqëri, ka marrë në këto vite goditje nga më të rëndat në çdo rrafsh. Më shumë se çdo sistem tjetër, sistemi i shëndetësisë, u shkretua nga punonjësit e saj, të cilët këto vitet e fundit u larguan në emigracion, në proporcionet që riktheu treguesin mjek për banor në vitet ’60 të shekullit të shkuar. Pra, jo vetëm që Shqipëria nuk njohur progres në këtë tregues shumë të rëndësishëm, por e kundërta ndodhi, Shqipëria shënoi hapa të periudhës së viteve të mia studentore, për shkak të një ikje masive të mjekëve dhe infermierëve. Të ju them të vërtetën, në një takim që pata në Gramsh, aty nga diskutantet ishte dhe një mjeke. Tek fliste, ajo tek përshkruante rrënimin e sistemit dhe kushtet në të cilat punonte, të kthente dekada pas. Doktoresha kishte në ngarkim 3 qendra komunash me mbi 25 mijë banorë. Kolegë të mi e të mia kanë ikur. Si Gramshi ju garantoj se është shumica. Sistemi ynë ka humbur pothuajse në tërësi atë që quhet rajonizim dhe që është i domosdoshëm për tu përballur, plotësuar kërkesat nevojat e këtij sistemi nga qytetarët. Kudo mashtrimi, falsiteti e gënjeshtra kanë pasoja, por në shëndetësi kanë pasoja fatale, jetën. E vërteta është se, në tërësi listën e ilaçeve sot e bëjnë kompanitë e prodhimit. Pasi zhdukën disa standarde ligjore për Shqipërinë, ilaçet kallpe në farmacitë tona, në sistemin tonë farmaceutik, janë rregull. Ne kishim një ligj, siç e dini, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe të pa miratuara nga enti i BE-së apo i SHBA-së, për përdorimin e tyre. Neni i parë që ndryshoi në ligj Edi Rama erdhi në pushtet ishte, ishte abrogimi i këtij neni.

U hoq ky nen i diktuar kryesisht nga Enti Farmaceutik i Beogradit që kishte përfaqësues Vilma Nushin dhe kështu me radhë. Sot shqiptarët nuk dijnë se çfarë blejnë në farmaci. Recetat që lëshohen nuk kanë asnjë garanci se ilaçet që marrin të sëmurët kanë efikasitet. Është vendosur një raport në jo pak raste, i padrejtë, por edhe ç’njerëzor mes sektorit privat dhe atij publik. Sektori publik të diagnostikon, por nuk të operon, nuk të ofron ndihmë, sepse ka një marrëveshje të fshehtë me sektorin privat dhe ky është një realitet. Nuk të operon, jo se nuk ka aftësi, njohuri, potencial, por nuk të operon sepse ndan fitimet me sektorin privat. E kundërta ka qenë e imagjinuar dhe i kundër duhej të ishte destinacioni i privatit. Ne jemi për shërbimin privat, por jo në një simbiozë, bashkëpunim të tillë në kurriz të jetës, shëndetit dhe financave të njerëzve. Të gjitha këto kanë një shkak, injorimin e sistemit jetik për shoqërinë shqiptare. Edi Rama deklaronte se brenda këtij viti do të kishte një dyfishim të pagave, krahasuar me vitin 2013. Nuk deklaroi dot se do të barazohen rrogat e mjekëve me Kosovën. Kolegët tuaj më Kosovë marrin një rrogë 2 herë më të madhe se ju këtu. E kuptoj se vërtetë emigracioni është i pashmangshëm edhe për disa arsye, por ata që duan të mbajnë një sistem shëndetësie bëjnë gjithçka për të paguar e shpërblyer punonjësit e këtij sistemi.

Është reale që nga Italia, Çekia, Hungaria shkojnë në Gjermani, por është e vërtetë se Hungaria pikërisht për këtë shkak, dhe për një arsye tjetër, rrogat e mjekëve i disafishoi, duke lënë në këtë mënyrë një marzh shumë të vogël ndryshimi, vetëm e vetëm që ti qëndronte sistemi në këmbë. Nëse ne duam ta mbajmë këtë sistem, ne sigurisht nuk mund ta mbajmë me emulacion. Ne do ta mbajmë me shpërblim dhe kushte. Por kur përdor buxhetin për të pasurua veten dhe ministrat, kur firmos për 3 djegësa 420 milionë euro dhe asnjëri nuk është në punë, e dy nuk ekzistojnë fare, kur vepron, gjithçka në kundërshtim me ligjet, duke çelur derën e grabitjes së pasurisë dhe buxhetit, atëherë nuk mbetet për rroga. Kur KLSH-ja konstaton se në 9 muaj e parë të këtij viti u vodhën e u shpërdoruan, 122 miliardë lekë, pra 30% më shumë se fondi i përgjithshëm i pagave të kësaj republike. Pra aq sa u vodhën dhe u shpërdoruan gjatë këtyre 9 muajve, çdo rrogëtar i këtij vendi mund të kishte marrë rrogë dyfish dhe do të kishte tepruar 1/3. Por sigurisht që kur ndërton shkolla në Tiranë me 6 fishin e çmimit, kur shkolla ka standarde., 680 mijë euro, dhe kaq i ndërton PNUD-i me paratë e donatorëve. Nëse ndërton një nënkalim me 13.2 milionë euro, që në mënyrë absolute nuk mund të shkojë mbi 2 mln euro. Nuk mund të shkojë se këto ndërtime bëhen me materiale që kanë manuale që përcaktojnë çmimin e secilit prej tyre, natyrisht nuk ngelet gjë për punonjësit.

Kur e shndërron administratën në një makineri vjedhjeve, sepse vjedh kryeministri, nuk mbetet gjë. Ju mund të ju duket dhe shtroni me të drejtë pyetjen se si mund të vidhen dhe shpërdorohen 122 miliardë lekë në 9 muaj. Po, kjo është historia e tregimeve të Dino Buzatit. Nëse ti që je në krye, vjedh e shpërdoron, çdo firmë pas shkon në atë linjë. Kjo është arsyeja pse na ikin mjekët e infermierët ne. Kolegia juaj mua më dukej dhe ishte një misionare e vërtetë. Ajo tregonte të gjithë sagën e punës së vet, përballonte 3 komuna të mëdha. Kolegët e saj të sistemuar në Gjermani apo vend tjetër, fare mirë ajo kishte qëndruar. E sa paguhej ajo, asgjë nuk paguhej. U ndala në këto momente se asnjë sistem tjetër nuk është shkatërruar, e ndjerë sa mjekësia këtë qëndrim të papërgjegjshëm, plaçkitje të papërmbajtur të fondeve, të buxhetit, pasurive publike. Por nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse ndryshimi. Është imperative që ju, kolegët tuaj që sot nuk janë këtu, me ata që punoni bashkë, të hartojmë një program që tu japim përgjigjen më të mirë. Ku program duhet të nisë me trajtimin e mjekut, infermierit. Me një trajtim tërësisht tjetër, në rast se duam që të shënojmë një kthesë dhe ky sistem të qëndrojë në këmbë. A e imagjinoni ju sot që Tiranë të jetë në 10 qytetet me sistemin më të keq të shëndetësisë, në 250 qytetet e mëdha. Në sistemin tonë, në një farë mënyre se ju çdo ditë jeni në mision, detyrë, janë cenuar rëndë norma, standarde. Sektori privat në vend që të ishte një sistem komplementar, siç është për fat të keq nuk përmbush askund këtë mision. Ne duam një program i cili të shënojë një kthesë rrënjësore, së pari në qëndrimin ndaj mjekut, infermierit, sanitarit, e punonjësit të shëndetësisë. Duhet ta fillojmë detyrimisht me këtë. Të hartojmë një program i cili të vendosë dhe rivendosë në sistemin tonë, standardet më të mira, gjithnjë në interes të të sëmurit. Ne duam një sistem i cili të konkurrojë me aftësinë, të konkurrojë me ekipin, infrastrukturën. Ku jemi ne këtu. E gjithë bota kaloi një periudhë shumë të vështirë, kaloi një epidemi. Në këtë betejë, ushtarë e oficerë nuk ishin ushtarakët, por mjekët dhe infermierët, trashe ishin spitalet. Askush nuk doli më i mundur nga kjo betejë në Europë më shumë se ne shqiptarët. E ne dolëm një 3-4 vendet më vdekshmërinë më të lartë në botë.

E kjo jo se nuk kemi mjek të aftë. Ne kemi pasur dhe kemi mjekë shumë të aftë, infermierë të përkushtuar, por u vendos një organizim i cili kishte një qëllim ogurzi, se si të mashtronte, terrorizonte qytetarët dhe jo se si detyrimisht të ju shërbente. Vetëm të marrim shembullin e Maqedonisë dhe Kosovës të cilat kishin minimumi 2.2 herë shtretër më shumë për të sëmurët me Covid se sa ne. Gjithçka për shkak të mungesës së organizimit. Kur nuk ke, thua nuk kam, po ngremë çadra, por ne kishim çdo mundësi, përveç se kishim njerëz që vidhnin me fondet. Në vend që të përdoreshin fondet për të adaptuar spitalet, për këtë qëllim, fondet vidheshin me tendera sekretë. Dhe pas gjithë kësaj beteje, në të cilën humbën rreth 20 mijë qytetarë, si shpërblim ajo që ishte përgjegjësia më direkte vazhdon të drejtojë sistemin e shëndetësisë, në mënyrën më korruptive dhe inkopetente. Janë një seri problemesh që ju duket ti jepni përgjigje, sepse ne nuk pajtohemi dhe nuk do të pajtohemi kurrë në këtë situatë emergjente. Gjendja në shëndetësi është një emergjencë kombëtare. Tani po bëjnë ligjin e barnave që e ka shkruar Vilma Nushi, siç i intereson asaj, sepse e ndan fitimin me Edi Ramën, Ogertën apo të tjerë. Nuk ngopet së pasuruari me check-up, që është bërë identik si tefterët e Çiçikovit, ajo vazhdon e dikton edhe listën e barnave, siç i shkon biznesi, bashkë me Tom Doshin apo ndonjë tjetri. Pra i ka marrë partia në dorë. Këta në gjendjen e brendshme këtë gjuhë përdorin. Arsimin e bëmë socialist. Emërtojnë shkolla me emra të anëtarëve të kryesisë së PS-së, njerëz që nuk kanë pasur një lidhje me arsimin në jetën e tyre. Prisni kur të nisin të emërtojnë spitalet, Manastirliu, Spiropali apo Taulant Balla, apo qendra të tjera. Ndaj ka një rëndësi shumë të madhe për ne të fillojmë pa humbur kohë, programin. Ju e njihni problematikën shumë mirë, se si ne do të përballemi dhe adresojmë, të ndalojmë rrokullisjen e këtij sistemi jetik për shoqërinë shqiptare dhe të ecim drejt një sistemi që meriton shoqëria jonë dhe vendi.

vilma nushi sali berisha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë