Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Policia kapet me të riun në Paskuqan, banorët: Dilni në rrugë
2 Shkurt 2022, 10:51Nga DOSJA
TIRANË – Një banor i Paskuqanit tentoi të nxiste sërish bllokimin e rrugës kryesore. Ai u frenua nga disa punonjës të policisë, të cilët e detyruan të kthehej në trotuar. Edhe pse u bë thirrje që të bllokohej sërish rruga, pjesa tjetër e protestuesve qëndroi në trotuar duke thënë se do të protestojnë nesër përpara Kryeministrisë.
Më pas, ai u prononcua për “News 24” duke thënë se nuk mund të përballen me shtetin nëse banorët tërhiqen. I riu shtoi se ka marrë dokumentin se banesa e tij nuk do të legalizohet. Nga ana tjetër, ai shtoi se do të vazhdojë të protestojë deri në marrjen e zgjidhjes përfundimtare të rrezikut të shembjes së shtëpive.
“Sigurisht do dal në protestë dhe ditët në vijim. S’kemi mbështetje nga njerëzit tanë, kështu s’mund të përballemi me shtetin. Të qëndrojmë deri në darkë, të ulemi të bllokojmë rrugën dhe pastaj të vijë policia. Jam tirons 100%, vijnë prishin shtëpinë. Kalojnë mespërmes fshatit dhe jo nga rruga. Jemi interesuar, s’kemi informacion të mëtejshëm nga institucionet. Ka ardhur me postë që përjashtohet shtëpia jonë nga legalizimi”, deklaroi i riu në Paskuqan.
Banorët e Paskuqanit do të protestojnë së bashku nesër me qytetarët e “5 majit” dhe Laprakës kundër prishjes së shtëpive të tyre nga bashkia e Tiranës. Ata pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nëse do të dëmshpërblehen dhe shpronësohen dhe kanë kërkuar takim me kryebashkiakun e Tiranës dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të shtetit.
TIRANË – Banorët e Paskuqanit u shpërndanë pas disa minutash protestë ku bllokuan dhe rrugën kryesore. Njëri prej qytetarëve të kësaj zone tha se nes...
TIRANË-Delin Hajdari dhe Leo Osmani janë dy të burgosurit në Vlorë që iu ngarkua dhe një vepër tjetër penale, ajo e ushtrimit të lojërave të fatit. Leo Osm...
TIRANË– Një operacion i zhvilluar nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për gjetjen e sendeve të ndaluara në IEVP, Peqin,...
TIRANË – Banorët e Paskuqanit dolën për herë të parë në protestë kundër projektit të Unazës së Madhe, i cili rrezikon shembjen e rreth 100 banesave. ...
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë në ditët në vijim për të analizuar situatën aktuale të Covid në vend. Pas mbledhjes së Qeverisë, mini...