Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Policia e kryeqytetit në 24 orët e fundit ka vënë në pranga 9 persona për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit zyrtar, 3 prej tyre rezultonin të shpallur në kërkim pasi ndaj tyre kishte një dënim të dhënë nga gjykata. Në pranga ka rënë 58-vjeçari Idajet Nuredini i cili ishte i dënuar për dhunë në familje si dhe 52-vjeçari, Tanush Prenga ndaj të cilit kishte një dënim për kalim të paligjshëm të kufijve.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 9 shtetas për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.
Speciaslitët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasve në kërkim:
– Tanush Prenga, 52 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim;
– Idajet Nuredini, 58 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Speciaslitët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. B., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policicë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit I. D., shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 22 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 43 vjeç, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dhuna në familje”, pasi në kundërshtim me vendimin Gjykatës, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– H. M., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motomjetin e tij;
– G. L., 47 vjeç, dhe G. Ll., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
VLORË– 35 urdhër-arresti janë “prerë” nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të MEGA-OPERACIONIT të ko...
TIRANË– Taksistët janë gjithashtu në vështirësi për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Në një prononcim për ‘Fax News’, ata shprehen të shq...
LEZHË– Agustin Markvukaj (Begeja) është arrestuar pasi kërkohet nga drejtësia italiane për plagosje. Duke u bazuar nga informacione të siguruara në m...
VLORË– Disa drejtues mjetesh janë revoltuar në Vlorë me protestuesit që kanë bllokuar rrugët. Ata kanë dalë nga mjetet dhe u kanë kërkuar protestuesv...
TIRANË- Operacioni i SPAK, arrestohen dy policë. Në pranga kanë përfunduar Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepele...
TIRANË– Pamjet që po shikoni tregojnë momentet e arrestimit të 35 personave, pjesë e pesë grupeve kriminale që u shkatërruan. Në një prej episodeve, ...
TIRANË– Protestë tjetër në vend! Forcat zjarrëfikëse kanë dalë para Kuvendit të Shqipërisë, pasi kërkojnë rrogat shtesë që nuk iu janë dhënë, ndërkoh...
Ora News siguron një foto të momentit kur Admir Bajri, djali i xhaxhait të njërit prej të fortëve të Shkodrës, Behar Bajrit, është qëlluar me automatik në lagje...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e koduar ‘Five’ që solli arrestimin e 35 personave. Në njoftimin zyrtar bëhet me d...
Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ndodhet në Kiev në ditën e 15 të luftës në Ukrainë. Në kushte të pazakonta, nën monitorim të oficerëve, ai tha se ka mijëra u...