Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë- Policia e Shtetit ka njoftuar se lejohen të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë, të gjithë punonjësit e administratës dhe biznesit (që kanë plotësuar formualin e vetëdeklarimit), në oraret 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00. Sipas Policisë nga ky kufizim përjashtohen të gjitha automjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore. Në njoftim theksohet se pas orës 13:00 nuk lejohet të lëvizë asnjë qytetar dhe nuk lejohet që të jetë hapur asnjë market, minimarket, apo farmaci. Po kështu, pas këtij orari lejohen të punojnë furrat e bukës dhe prodhimet e mishit dhe ato blegtorale, por për të prodhuar dhe jo tregtuar.
Njoftimi i Policisë:
Në përgjigje të pyetjeve të shumta të adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, sqarojmë se:
Lejohen të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë duke plotësuar formularin e VETËDEKLARIMIT të gjithë punonjësit e administratës dhe biznesit në oraret 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00.
Përjashtohen nga ky kufizim të gjitha automjetet e transportit të mallrave, produkteve ushqimore, fruta-perimeve dhe atyre blegtorale, me qëllim furnizimin e marketeve dhe minimarketeve dhe dyqaneve ushqimore. NUK lejohet asnjë qytetar që të lëvizë me automjet pa plotësuar formularin e vetdeklarimit dhe pa marrë konfirmim për lëvizje.
Pas orës 13:00 NUK lejohet të lëvizë asnjë qytetar, përjashtuar kthimin për në banesë të punonjësve të linjave prodhuese, të Shëndetësisë, Ushtrisë, Policisë së Burgjeve, SHPSF, të atyre personave që janë të përfshirë në listat e shërbimeve të bashkive dhe shërbimeve në banesë. Pas orës 13:00 NUK lejohet të jenë hapur asnjë market, minimarket, apo farmaci.
Përjashtohen nga ky kufizim vetëm linjat e prodhimit të bukës, ushqimoreve, prodhimit të mishit dhe atyre blegtorale vetëm për të prodhuar, por JO për të tregëtuar. NUK lejohet lëvizja e këmbësorëve për shëtitje, sport e çdo aktivitet që nuk ka lidhje me furnizmimin me produkte për konsum.
Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që gjatë orarit të lejuar lëvizje, të mos qarkullojnë masivisht apo të mblidhen në parqe e lulishte, të ruajnë distancën në markete e minimarkete dhe të evitojnë në maksimum lëvizjet e kota, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Nga sot dhe në ditët në vijim, orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Vlorë- Zgjerohet harta e COVID-19 në Shqipëri. 4 persona, të së njëjtës familje në Vlorë janë të inkfetuar me COVID-19. Dyshohet se ata u infektuar nga djali i ...
Greqi- Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi u infektua me COVID-19. Këtë lajm e ka dhënë gazetari Ylli Dylgjeri në rrjetet sociale, ku tregon se ë...
Tiranë- Mjeku i njohur Tritan Kalo iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të zbatojnë rregullat e vendosura nga qeveria për COVID...
TIRANË– Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi brenda ditës në Shqipëri, ndërsa totali ka shkuar në 5. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë pacienti 61-vje...
Tiranë- Detaje të reja kanë dalë për 43-vjeçarin nga Kavaja që humbi jetën, pasi ishte i infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 43-v...
Tiranë- Shënohet viktima e katërt me COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se viktima e katërt është një 43-vjeçar nga Kavaja, të cilit ...
SHQIPËRI- Shtimi i viktimave dhe rasteve të të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka sjellë edhe ashpërsimin e masave për të gjithë qytetarët. Nga dita e ...
TIRANË– 4 të vdekur nga pandemia COVID-19 në vendin tonë. Një prej të infektuarve ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv. Viktima, një 43-...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Ballkan web, Panorama.com, Tv Klan, Shqiptarja.com, Gazeta ...