Politike

Plot krenari, Spiropali reklamon notat e klasës së pestë: Zysha më tha të studioja në Oxford, pastaj më zgjeroi imagjinatën

Sipas deputetes, mësuesja e saj krahas dëftesës ka shkruar se Spiropali duhet të studionte në Oxford, pasi sihte mjaft e mrekulluar nga notat e ministres.
Featured image of article: Plot krenari, Spiropali reklamon notat e klasës së pestë: Zysha më tha të studioja në Oxford, pastaj më zgjeroi imagjinatën Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja e Qeverisë Elisa Spiropali ka publikuar një pjesë të notave të saj në rrjetet scoiale. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të mësuesve, Spiropali shkruan se sot ju kujtua mësuesja e saj Angjelina Kallugjeroviq.

Sipas deputetes, mësuesja e saj krahas dëftesës ka shkruar se Spiropali duhet të studionte në Oxford, pasi sihte mjaft e mrekulluar nga notat e ministres.

Gjithsesi Spiroapli shkruan më tej, se për shkak të largësisë mësuese Angjelina i shkurtoi distancat dhe e realizoi këtë kapërcim duke hapur fillimisht në trurin e ministres shtegun e imagjinatës.

Fill pas prindërve, janë mësuesit ata që me lodhjet dhe sjelljet e tyre, na shenjojnë përgjithmonë.
Në klasë të pestë mësuesja kujdestare, Angjelina Kallugjeroviq, shkroi në rreshtat e karakteristikës time, jo klishetë e zakonshme mbi sjelljen dhe përparimin në mësime, por diçka tjetër që më habiti mua dhe i bëri prindërit e mi të shiheshin në sy. Sipas zysh Angjelinës unë duhet të studioja në Oksford. Ç’ishte ky Oksford?! Sa larg distanca materiale dhe mendore që e ndante lagjen time në Tiranë nga Oxford city?! Dukej e pakapërcyeshme. Por mësuese Angjelina i shkurtoi distancat dhe e realizoi këtë kapërcim duke hapur fillimisht në trurin tim shtegun e imagjinatës.
Sot në Ditën Botërore të Mësuesve kujtoj me respekt të thellë Zysh Angjelinën dhe të gjithë mësuesit që na bëjnë të ëndërrojmë, na frymëzojnë, na përgatisin të bëhemi ata që jemi.
Gëzuar festën Mësues të dashur që bëni të mira aq sa për t’ju shpërblyer koha nuk mjafton!”– shkruan Spiroapli krahas fotos ku shihen vetëm disa prej notave.

Fotoja e publikuar nga Elisa Spiropali

Nga fotoja arrijmë të shohim se Lëndën e Fiskulturës, Muzikës, Bujqësisë, Punë më dru, Punë me Metal dhe Ekonomi, deputetja i ka mbaruar me nota të shkëlqyera.

Por pse i ka fshehur notat e tjera?

(f.m/dosja.al)

Shto Koment