Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Debati në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve është nxehur mes anëtarit Ilir Rusmajli dhe relatorit Ledio Braho. Ky i fundit ka pretenduar se Rusmajli kishte marrë rolin e hetuesit teksa merrte në pyetje nënkomisioneren Lealba Pelinku, për detaje që sipas Brahos nuk ishin detyrë për t’u zbardhur nga KQZ. Edhe pse ka pasur debate, Rusmajli nuk ka hequr dorë nga e tija dhe ka kërkuar një përgjigje definitive nga Pelinku. Diskutimi kishte në fokus identifikimin e personave që kanë vendosur dy herë shenjën e gishtit në qarkun e Gjirokastrës dhe Beratit.
DEBATI NË KAS:
Ilir Rusmajli, (PS): Ka persona që kanë votuar me të njëjtin identitet. Në një qendër kanë votuar administratorë zgjedhore dhe ju i njihni, e dini cilët kanë qenë funksionet e tyre?
Lealba Pelinku, (Nënkomisionerja): Është administratë zgjedhore…
Ilir Rusmajli, (PS): Cila ka qenë detyra e tyre?
Lealba Pelinku, (Nënkomisionerja): Na rezulton administratë zgjedhore, mund të ketë qenë Komisioner apo operator.
Ilir Rusmajli, (PS): Nuk e keni checkuar? Dhe nuk keni ndërmend ta bëni?
Lealba Pelinku, (Nënkomisionerja): Kjo mund të kryhet
Ilir Rusmajli, (PS): Po a ishte përfundimtar hetimi, apo do ta çelni përsëri? Unë dua të kuptoj vlerën e provës. Të mbaroj unë. Unë mora leje për të bërë pyetje. Ne kërkuan thirrjen e dëshmitares me qëllim që të çmonim provën. Nëse nuk e vlerësojmë nuk japim dot vendime. Kam nevojë të di nëse është dokument përfundimar apo material pune që nuk nxjerr konkluzione përfundimtare. Është thelbësore që ta sqarojmë deri në fund këtë element, apo nëse KQZ do të bëjë hetime më të thelluara. Kemi dy dokumenta, njëri thotë që nuk është përfundimtar dhe dëshmia pretendon të kundërtën. Ke dëshminë e saj që thotë se është përfundimtar. Dokumenti thotë nuk është. Jo të lutëm të mbaroj debatin me kolegët.
Ledio Braho (PD): Komisioneri është identifikuar, nuk ke vetëm komisionerë ke edhe një tjetër.
Ilir Rusmajli, (PS): Të lutem shumë do të çmojmë provat
Ledio Braho (PD): Po ça do i çmosh më shumë kësaj.
Ilir Rusmajli, (PS): Po krijohet përshtypja se çfarë po ndodh. Interesi juaj është dhe i yni. Ju keni përballë dokument dhe dhënie dëshmitarësh kontradiktore. Cilën anë do të mbani?
Ledio Braho (PD): Mos e shfrytëzoni për fjalime tavolinën e KAS.
Lealba Pelinku (Nënkomisionerja): Unë përgjigjem për fazën e parë, kjo do të jetë objekt i një hetimi të mëpasshëm. Përfundimtare janë të dhënat që ka gjeneruar procesi i të dhënave.
Ilir Rusmajli, (PS): Në dokument flitet për dyshime, sot folët për përputheje. Janë informacione kontradiktore.
Ledio Braho (PD): Po e sqaroi pra. Luajmë teatër.
Ilir Rusmajli, (PS): A ka mundësi se jam duke punuar për ju, jo për veten time. Zoti Braho të jep të drejtën të menaxhosh debatin por jo të kondicionosh bindjen time. Po arrij të përpiqem e të kuptoj.
(k.m;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Debat në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve mes nënkomisioneres Lealba Pelinku dhe anëtarit Ilir Rusmajli. Ky i fundit ka kërkuar të dijë identi...
TIRANË– Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku ka sqaruar skemën sesi është verifikuar parregullsia në votimin e bërë në Gjirok...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka theksuar edhe njëherë mesazhin e saj, të përcjellë dje lidhur me situatën post-zgjedhore në Shqipëri...
TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim lidhur me elementët kriminalë në Kuvendin e Shqip...
TIRANË– Analisti Preç Zogaj mbeti i mahnitur mbrëmjen e djeshme pas intervistës së ambasadores Yuri Kim në ‘Opinion’. Ai u shpreh se Kim...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, përveç angazhimit të saj politik gjen kohë dhe për të udhëtuar nëpër Shqipëri, për të parë vendet turistike dhe për t’i pro...
BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e djeshme për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku është thirrur në një darkë pune nga përfaqësuesi i ...
TIRANË– Në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në ‘A Show’, kandidati për kryetar partie në PD, Fatbardh Kadilli, edhe pse i cilësoi ...
TIRANË– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, mungoi në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021. Për këtë është pyetur ambasadorja ...
TIRANË– Ambasadorja Amerikane Yuri Kim tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se SPAK ka bërë shumë përparim, ndërsa kërkoi nga mediat të jenë më ...