Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Planifikuat vrasjen e Bashës në 8 janar? Berisha: Nuk do t’i prekej asnjë fije floku
15 Janar 2022, 21:39Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme në emisionin ‘Nova Media’ se kryedemokratit Lulzim Basha nuk do ti prekej asnjë qime floku më 8 Janar. Berisha tha se ai kishte thirrur një protestë paqësore dhe ashtu rezultoi.
Pyetje: A kishit në plan ju që në 8 janar t’i merrnit jetën Lulzim Bashës? Sepse hidhen teza që Lulzim Bashës i rrezikohej jeta, i bënë demokratët sikur vajtën për të vrarë Lulzim Bashën. A kishit plani ju zotëri për të ekzekutuar Lulzim Bashën, ky ishte plani juaj?
Berisha: Në mënyrë absolute kishte vetëm këto pika; së pari, hapja e dyerve të blinduarave dhe heqja e blindave nga shtëpia jonë, së dyti, nxjerrja e vrasësve dhe banditëve nga shtëpia jonë sepse ajo është shtëpia e demokratëve, është shtëpia e lirisë. Së treti siç kam theksuar nxjerrja butësisht pa cenuar asnjë fije floku, të Lulzim Bravës nga zyra e kryetarit pasi ai ishte i shkarkuar nga 4446 delegatë të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe 44 mijë anëtarë në referendumin e 18 dhjetorit. Për dijeni Lulzim Basha dhe disa nga ata që ishin brenda i kishin të gjitha autoveturat në oborr dhe veturat e tyre nuk i ka prekur njeri dhe nuk ka një gërvishtje në to. Në të gjithë atë protestë jo Lulzim Brava, por asnjë polic ndonëse u vërsulën shtazërisht mbi protestuesit, nuk është gërvishtur, nuk është plagosur në atë protestë. Unë shpalla një protestë paqësore dhe ajo ishte protestë paqësore.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Julian Deda, aktori i humorit që është edhe pjesë e Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimeve të marra nga kryedemokrati Lulzim Basha në m...
Në fund, Komisioni i Rithemelimit të PD tregon se pazaret mes Bashës dhe Ramës kanë marrë fund dhe do të krijohet opozita e re që do të rrëzojë qeverinë sociali...
TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka shprehur keqardhje për atë që ndodhi më 8 Janar. Teksa ka qenë i ftuar në “Nova Radio” Berisha tha gjatë fjalës...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë pamje nga takimi që zhvilloi ditën e sotme me të rinjtë e FRPD-së. Basha thotë se dita ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon nga prindërit që të mbajnë larg fëmijët e tyre nga kryeministri Edi Rama. Berisha ka ndarë në rrjetin e ...
TIRANË- Forumi Rinor i Partisë Demokratike reagoi për takimin e sotëm të kryetarit të PD Lulzim Basha me disa të rinj demokrat në Tiranë. Në këtë takim u s...
TIRANË– Marrëveshjet që qeveria shqiptare do të firmos me atë turke në kuadër të vizitës së presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, në Tiranë janë bërë të...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi para të rinjve të FRPD-së se Meta, Berisha dhe Rama nuk do ta largojnë nga beteja. Basha...