Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
TIRANË– Në tetor të këtij viti Korporata Elektronenergjetike Shqiptare (KESH) njoftoi se po kërkonte një kompani që do të kishte në fokus projektimin e shërbimit të transportit ujor HEC Vau i Dejes-HEC Koman dhe krijimi i muzeut historik për zhvillimin turistik të zonës pranë HEC Koman.
Nisma ndoshta ndër më të veçantat të ndërmarra viteve të fundit nga Korporata duke pasur fokus social e turistik dhe jo energjetik tashmë ka edhe emrat e kompanive që do të hartojnë projektin. KESH bëri me dije se Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “AVE CONSULTING” SHPK, dhe”CASANOVA +HERNANDEZ ARCHITECTS”, përfaqësuar nga Dega Shqiptare, “LAND&CO” SHPK janë fituesit.
Më herët KESH bëri me dije në dokumente se sa i takon transportit ujor ndërhyrja konsiston në ndërtimin e dy moleve kryesore, një i vendosur afër digës së HEC Vau i Dejës dhe tjetri afër HEC Koman, me kapacitet për tragete e varka private si dhe ndërhyrjen pranë tyre për restaurimin apo rehabilitimin e brigjeve në molet pranë HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës duke mbjellë pemë dhe bimësi (pyllëzimin e zonës) aty pranë”.
Sipas Korporatës distanca fizike midis HEC-eve Koman dhe Vau Dejës nuk është shumë e madhe por rruga automobilistike (Rreth 35 km gjatësi) që përshkruan atë, është tejet e amortizuar dhe jashtë çdo kushti teknik. Rikonstruksioni i saj parashikon një kosto të madhe të saj pasi për shkak të relievit të thyer, ajo kërkon ndërtimin e shumë urave (rreth 30 të tilla) dhe shumë vepra arti.
Për ta ndërtuar atë konform kushteve dhe standardeve teknike bashkëkohore, parashikimi paraprak do të kërkonte investimin e rreth 100 milion Eurove, ndërkohë që transporti ujor nëpërmjet liqenit të Vaut të Dejës është mjaft i thjeshtë, i shpejtë por që nuk shfrytëzohet fare për shkak se nuk ekziston infrastruktura portuale në të”
Lidhur me Molin e Liqenit të Komanit dhe Qendrës së Vizitorëve KESH sqaron se kjo ndërhyrje konsiston në dy komponentë së pari rinovimi i platformës në rregullimin e molit për tragete dhe anije, organizimin e zonave të parkimit të përkohshëm për automjete e autobusë, duke përfshirë hapësira shlodhëse në natyrë të lidhura me shtegun e këmbësorëve.
Së dyti godina e molit përfshin rinovimin dhe shtrirjen e mundshme të kalatës ekzistuese dhe ndërtimin e një godine moli që përfshin një qendër vizitorësh. Ndërtesa e re e terminalit duhet te ketë vende parkimi të përkohshëm dhe shërbime për vizitoret si informacion, biletari, dyqane, pika marrje me qera të varkave e biçikletave, etj.
Një tjetër element i sipërmarrjes së KESH është edhe Muzeu i Hidroenergjisë së bashku me elemente shoqërues për të rritur atraksionin si dhe restaurimi (Mbrojtja, Sistemimi) i bregut ujor pranë digës së Komanit.
“Muzeu i hidroenergjisë të përfshijë një ndërtesë muze me mundësi aksesi në peizazhin natyror, parkim për vizitorët, shtigje shëtitjesh që lidhin objektet kryesore të hidrocentralit dhe pikat e vrojtimit të integruara përgjatë shtigjeve dhe muzeumit.
Restaurimi i bregut ujor pranë digës së Komanit konsiston në zonën trekëndore të tokës që ndodhet midis kanalit të daljes së ujit nga tunelet e shkarkimit dhe kanalit të daljes së ujit nga turbinat e godinë së centralit në HEC Koman. Këtu parashikohet restaurimi i skarpatave, mbjellje bimësie, restaurimi i kishës dhe varrezave të vogla që ndodhen pranë “shtegut të energjisë”, shtegut që krijohet nga rruga e këmbësorëve në atë zone” thuhet në dokumentet e tenderit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ndonëse në periudhë pandemie, rënie ekonomike dhe konsumi të tkurrur, sektori i pasurive të paluajtshme në vend është i vetmi që nuk po e ndj...
TIRANË– Ines Nurja, ish-drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT ka folur me shifra lidhur me pagesat e shqiptarëve.E ftuar në emisionin “Opinion...
Nëse pandemia s’do ishte zgjatur në kohë, gjelat e detit për festat do ishin shitur që në fillim të dhjetorit. Por tanimë buzë rrugës, në fushat ku shiten gjela...
Enti Rregullator i Energjisë nuk ka vendosur ende për çmimin që do të paguajnë vitin e ardhshëm konsumatorët fundorë.Burime zyrtare për televizionin Klan...
TIRANË– Gazetarja Sonila Meço ka bërë një shënim në rrjetet e saj sociale lidhur me renditjen e Shqipërisë mes vendeve të botës për Prodhimin ...
TIRANË- Javët e fundit, misionet e FMN-së kanë zhvilluar vizita online në disa vende të rajonit. Por, nga deklaratat përfundimtare zyrtare, vihet re se Shq...
TIRANË– Pandemia e Covid-19 ia ka dhënë një goditje të fortë ekonomisë këtë vit, me humbjet që sa vijnë e shtohen. Sipas INSTAT, ekonomia ra me gati ...
TIRANË– Numri i ankesave në Komisariatin Dixhital nga janari i vitit 2020 deri në tetor të po të njëjtit vit është rritur me 3.9%. Gjatë 10 muajve në...
Tre vjet më parë, një studiues i njohur deklaroi se ekonomia e Tajvanit ishte “në prag të vdekjes”. Këto fjalë ishin ekstreme, por mendimi u përhap gjerësisht. ...
Industria automotive, e cila ngadalësoi ritmin për shkak të pandemisë, në periudhën mars-maj, duket se i është rikthyer rritjes. Kompanitë që prodhojnë fasoneri...