LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Një leksion mbi lirinë, fjalimi i fortë i Pjetër Arbnorit në Parlamentin e `91-it

21 Janar 2020, 19:04 Nga DOSJA

TIRANË- Ishte e shtunë, data 3 gusht e vitit 1991. Në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, po diskutohej një ndër projektligjet më të rëndësishme të muajve të parë të parlamentit të parë pluralist, projektligji për (PA)fajësinë e të burgosurve politikë të kohës së diktaturës. Kishin kaluar vetëm tetë muaj prej ditës kur kishte rënë diktatura komuniste në Shqipëri. Prej disa muajsh kishte nisur lirimi i të burgosurve politikë, ndërkohë Parlamenti diskutonte ato ditë për faljen apo pafajësinë e tyre. Nëpër burgje kishte ende të burgosur politikë edhe pse me shpalljen e pluralizimit në dhjetor 1990, ata duhet të kishin dalë menjëherë nga burgu.

Të pafajshëm apo të anmistuar?! Si do të quheshin këta njerëz që kishin kaluar gjithë jetën burgjeve, që familjet e tyre ishin persekutuar mizorisht… për këtë po diskutohej në seancën parlamentare të 3 gushtit, nga demokratë e komunistë. Për (Pa) fajësinë e tyre po diskutohej nga ish-anëtarë të byrosë politike, si Xhelil Gjoni, nga ministri i Brendshëm i kohës, Gramoz Ruçi, (që sot është kryetar parlamenti), nga ish-deputetë të kohës së diktaturës, nga Adil Çarçani e shumë e shumë të tjerë…. Kështu ka nisur historia jonë e përballjes me të shkuarën. Më poshtë publikojmë fjalën e mbajtur nga Pjetër Arbnori në atë seancë për “pafajësinë e të burgosurve politikë”. Arbnori kishte kaluar jo pak, por 28 vite të jetës së tij nëpër burgjet e diktaturës. Është quajtur Mandela i Shqipërisë. Fjalimi i tij në ato fillime të demokracisë, është një leksion mbi lirinë para atij Kuvendi ku kishte demokratë, por edhe shumë komunistë që e donin ende diktatorin Enver Hoxha. E publikojmë këtë fjalim në përvjetorin e 85-të lindjes së tij.

Pjetër Arbnori 3 gusht 1991, fjala e mbajtur në Parlament

Në qoftë se ka njeri që ka të drejtë të ankohet, jam unë një nga ata. Megjithatë unë asnjëherë s’e kam hapur gojën të flas për vuajtjet e mia dhe asnjëherë as kam sharë, as kam fyer njeri.

xhelil-gjoni-duke-degjuar-fjalimine-Arbnorit-696x392

Së pari, Kuvendi Popullor kurrë nuk ka bërë amnisti. Gjithmonë janë bërë ca falje gjysmake të komanduara nga Enver Hoxha, ndërsa amnisti të vërtetë nuk ka pasur kurrë në Shqipëri. Kuvendit Popullor nuk i është lejuar ta ushtrojë të drejtën e amnistisë që i ka takuar.

Së dyti, shifra prej 8400 e ca të burgosurish që jepen për të dënuarit që nga viti 1951 është një gënjeshtër shumë e madhe, sikurse janë thënë edhe gënjeshtra të tjera, siç u tha një herë që ka edhe 50 të burgosur politikë dhe pastaj dolën disa qindra e qindra të tjerë dhe të burgosurit politikë nuk u mbaruan në Shqipëri.

Ju theksoj se fill pas luftës në Shkodër, nga një burg u bënë 13 burgje. Të ketë një qytet me 35-40 mijë banorë 13 burgje është një gjë shumë e shëmtuar. Shtëpi banimi, kuvendi françeskan, kinemaja, teatri etj. u kthyen në burgje.

Amnistia që është paraqitur, sado pozitive, ka shumë të meta. Diskutantët i dëgjova dhe shumë flasin për gabimet që janë bërë. Këtu nuk është fjala për gabime. Gabime bën çdo njeri. Këtu është fjala për faje të bëra me ndërgjegje gjatë një periudhe shumë të gjatë.

adil-carcani-696x392

Tre shqiptarëve u janë hequr eshtrat nga varri, Skënderbeut, Bogdanit dhe Fishtës. Skënderbeut ia nxorën turqit, por nuk e përdhosën varrin, i nxorën eshtrat e i vunë si hajmali. Bogdanin e nxorën me pretekstin e kolerës për ta djegur dhe e lanë që ta hanin qentë. Në vitin 1967, u nxorën eshtrat e Fishtës e të Dedë Gjo Lulit nga kisha françeskane dhe u lanë atje në diell e në shi derisa i morën dhe i hodhën në lumë. A mund të quhet ky gabim apo faj?

U fol këtu për kriminelë, për spiunë, për bashkëpunëtorë. Unë kam jetuar gjatë në burg dhe kam parë fshatarë e punëtorë të thjeshtë që ishin dënuar si kriminelë, si spiunë e ku di unë se çfarë. Mbaj mend një Karafil Kalaci, një fshatar çam plak, i cili vetëm sepse i kishte thënë kaut duke e përkëdhelur “e more ka, si të është bërë qafa ty më është bërë zemra mua” e kishin dënuar me 10 vjet burg si armik e tradhtar i vendit. Mbaj mend një plak tjetër, Resul Tarelli, i cili gjithë jetën kishte ëndërruar që të blinte një lopë. Kur e bleu lopën, e arrestuan, i thanë se ke bërë komplot për vrasjen e Hrushovit, e mbajtën shumë kohë në hetuesi, e detyruan të thotë që “do të shisja lopën që të blija një çifte për të vrarë Hrushovin” dhe për këtë e dënuan, nuk e mbaj mend, me 15, 20 apo 25 vjet burg. Xha Resuli vdiq në burg si kriminel, si terrorist, si tradhtar, si agjent.

Cilët janë pra kriminelët? Ne nuk kërkojmë që të rehabilitohen as kriminelët e 4 shkurtit 1944, as të 27 shkurtit 1951, ata që vranë me dhjetëra e dhjetëra njerëz për hedhjen e bombës në legatën sovjetike, as masakruesit e kampit famëkeq të Spaçit më 23 maj 1973. Çuditem për ngurrimet e djeshme të disa deputetëve. Pa përmendur Enverin, ata mbrojnë enverizmin dhe më duket sikur mbrojnë veten e vet. Unë them që po të jetonte Enver Hoxha, shumë prej këtyre deputetëve të nderuar që janë në këtë sallë dhe që mbrojnë këtë vijë, do t’u kishte ardhur radha, do t’i kishte kapur prej veshi, do t’u kishte përdredhur qafën dhe ata, me shumicë, do të kishin pranuar se kanë qenë agjentë, se kanë qenë kriminelë, se kanë qenë spiunë, ashtu sikurse shumë shokë të tyre me të cilët kam jetuar në burgjet e Burrelit.

Komunizmi ka vetëm punë radhe. Atyre që s’u kishte ardhur radha thoshin: “Ata që janë dënuar kanë pasur faj”. Po kur vinin në burg thoshin: “Ju do të keni bërë diçka, po unë s’kam bërë asgjë”. Dhe pastaj merrnin e studionin veprat e Enver Hoxhës me radhë një për një për të zbuluar se ku ka qenë ndonjë gabim i tyre ose për t’i shfajësuar. Merrnin me radhë veprat e Leninit e të Stalinit dhe më në fund nuk i gjenin gabimet. Mbas nja 10 vjetësh burg që kryenin, u mbushej mendja se kanë qenë kundërshtarë të Enver Hoxhës dhe kanë luftuar për demokraci.

Flitet për dëmshpërblim material të të burgosurve, është një detyrë dhe këtë detyrë duhet ta realizojë Kuvendi Popullor që përfaqëson gjithë vendin. Është e vërtetë që shteti nuk ka të holla sot, por ai duhet të deklarojë që ua ka borxh këto para ish-të burgosurve të ndërgjegjes dhe se do t’ua paguajë sapo të ketë. Dhe t’ua japë një pjesë të tyre që në fillim. Njerëzit janë në gjendje shumë të keqe. Ne i kemi liruar me amnisti, por ata janë pa punë, pa strehë, nuk dinë ku të shkojnë, nuk dinë ku të mbyten. Dhe po ju them edhe një gjë: i burgosuri politik në Shqipëri është shembull pune. Pyetni drejtorët e ndërmarrjeve e ata do t’ju thonë se njerëzit më të rregullt në punë, ata që punojnë më fort, ata që nuk bëjnë hile, ata që nuk vjedhin janë të burgosurit politikë. Këtë shembull duhet ta marrin të gjithë të tjerët.

Shteti duhet t’u japë asistencë të burgusurve politikë për kohën derisa t’i rregullojë në punë. Po s’u dha asistencë, amnistia është krejt e kotë.

Kur isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam takuar me shqiptarë të të gjitha shtresave, të të gjitha grupimeve. Kam biseduar me ta, u jam përgjigjur pyetjeve që më kanë bërë. Shumë prej tyre më thoshin: “Ne nuk kemi nevojë për amnisti, nuk kemi nevojë për falje, nuk e ndiejmë që kemi bërë ndonjë faj, kemi ikur nga diktatura që të mos na arrestonin. Megjithëse kemi ngrënë, kemi pirë e punuar, edhe këtu kemi qenë të burgosur përderisa nuk shihnim nënat tona, baballarët tanë, motrat e vëllezërit tanë. Prandaj ne nuk kemi nevojë për falje, nuk kemi nevojë për amnisti. Neve shteti nëpërmjet Kuvendit Popullor duhet të na kërkojë falje për persekutimin tonë”.

Më kujtohet se Shqipëria, që ka nevojë për shkolla të mira, ka pasur dy shkolla amerikane me famë, shkollën e Fulcit dhe shkollën bujqësore të Kavajës. Teknikët e këtyre shkollave janë të përmendur në të gjithë Shqipërinë. Megjithatë, të gjithë ata janë dënuar, pushkatuar, persekutuar si spiunë të Amerikës dhe të fuqive të tjera me radhë. Këtyre njerëzve, që ne duhej t’i mbanim në pëllëmbë të dorës, që të mësonin njerëzit e tjerë, që ta përparonin vendin, u kemi vënë etiketën e spiunëve e të agjentëve. Madje edhe njërit prej drejtorëve më të shquar, Fulcit, i kemi vënë etiketën e spiunit, kur ai ka punuar për Shqipërinë. Kuvendi Popullor duhet të mendojë për dekorimin e Harri Fulcit, i cili ka qenë me të vërtetë mik i Shipërisë.

parlamenti-i-pare-pluralist-gusht-1991-1024x576

Dikush thotë se Parlamenti nuk ka të drejtë t’u japë pafajësi ish-të dënuarve politikë të ndërgjegjes. Unë them se Parlamenti ka të drejtë të japë këtë pafajësi, për arsye se gjykata nuk ka zbatuar as ligjet e diktaturës. Në ligjet e diktaturës, në Kushtetutë flitej për lirinë e fjalës, të mendimit e të grupimit. Ky ligj nuk është zbatuar, atë e ka shkelur vetë gjykata. Edhe për ligjin e propagandës ajo ka bërë interpretime arbitrare. Përderisa gjykatat nuk i kanë zbatuar këto gjëra, Kuvendi Popullor ka të drejtë t’u japë pafajësinë të gjithë të burgosurve politikë të ndërgjegjes. Kaq kisha!

(Marrë nga ABC News.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur 100 vjetori i kongresit te lushnjes luljeta progni pjeter arbnori 100 vjetori i kongresit te lushnjes luljeta progni pjeter arbnori

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 21 Janar 2020, 12:24

KANADA– Dukesha e Sussex e ka shijuar menjëherë transferimin në Kanada, duke bërë një shëtitje në një park afër rezidencës së saj (Lexo këtu). Shoqëruar n...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet