LIVE UPDATES
Ekonomi

Sot janë të mbyllura, por Shqipëria kalon e para në botë për numrin e lartë të bar-kafeneve

1 Maj 2020, 09:07 Nga DOSJA

Shqipëri- Kur vjen puna për të thyer rekorde jemi të sigurt që asnjë shtet në botë nuk mund të na e kalojë për nga numri i bar-kafeve, të cilat i gjen në qendër të qyteteve, në çdo cep të lagjes, apo edhe anash rrugëve ndërqytetase, edhe pse që prej mesit të marsit janë të mbylluara për shkak të kufizimeve të Covid19 dhe mund të rifillojnë hapjen vetëm pas 18 majit. Viti 2018 shënoi sërish rritje të numrit të tyreve, ndonëse kanë një normë të lartë të falimentimit. Sipas të dhënave nga INSTAT numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rritur me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë.

Nuk është rastësi që vendet me numrin më të lartë të këtij aktiviteti, janë vende që ekonominë e tyre e kanë lidhur ngushtë me turizmin.

Kështu në vend të parë për sa i përket numrit të bareve në BE renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211.

Nga ana tjetër, numrin më të ulët ndër vendet e BE-së dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar e ka shënuar Serbia, ku sipas të dhënave të Eurostat dhe përllogaritjeve të “Monitor” në raport me popullsinë kishte vetëm 9 bare (aktivitete të shërbimit të pijeve) për 100 mijë banorë.

Edhe në vendet e Europës së Veriut, numri i bareve në raport me popullsinë është relativisht i ulët. Në Norvegji, për shembull, kishte vetëm 11 bare për 100 mijë banorë që jetojnë atje, në Gjermani vetëm 43, ndërsa në Belgjikë 108.

Për sa i përket vendeve të rajonit Serbia shënoi rekordin më të ulët, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kishte 47 bare për çdo 100 mijë banorë. Bosnje dhe Hercegovina ka një numër më të lartë se mesatarja e shteteve të BE-së me 169 bare për 1000 mijë banorë.

“Ia kalojmë” dhe botës

Krahasuar edhe me disa prej destinacioneve më popullore në botë, Shqipëria sërish ruan epërsinë për numrin e kafeve.

Ndër kryeqytetet me numrin më të lartë të bar-kafeve në botë renditet Buenos Aires në Argjentinë, ku sipas WORLD CITIES CULTURE FORUM (kliko këtu), kishte 367 bare për 100 mijë banorë. Ndërkohë në vend të dytë rendit Romën, kryeqytetin e Italisë me rreth 331 bare për 100 mijë bare.

Tokio në Japoni përllogariste në rreth 217 bare për 100 mijë banorë sipas të dhënave të 2016-s. Madridi me 186, Brukseli me 148.3. Ndërsa numrin më të ulët e ka Stambolli, me 2.1 bare për 100 mijë banorë, bazuar në të dhënat e Dhomës së Tregtisë atje.

 

Shtohen baret, mbyllen restorantet

Ndërsa bar-kafetë vijojnë të mbeten një biznes i preferuar për shumëkënd, me klientët që mund të rrinë ulur për orë të tëra edhe duke konsumuar vetëm një kafe, nuk po ndodh e njëjta gjë me restorantet, ku duhet të mendohesh dy herë, pasi shpenzimi është më i lartë. Numri i tyre ka rënë ndjeshëm me 21% në 2018-n, sipas të dhënave të INSTAT, apo rreth 880 restorante më pak sesa një vit më parë.

Fati i bareve e restoranteve pas Covid-19

Kafete e restorantet përbëjnë 16% të ndërmarrjeve në ekonomi, punësojnë rreth 50 mijë individë. Sektori është ndër më të rëndësishmit për punësimin, duke u krahasuar me industrinë e tekstileve e këpucëve, që ka gjithsej rreth 55 mijë të punësuar. 64% e atyre që punojnë në bare e restorante janë meshkuj.

Shumëkush habitet me numrin e lartë të kafeneve që ka në Shqipëri dhe faktin që ato janë gjithë ditën të mbushura. Por, a e dinit që Shërbimet ushqimore dhe pijet janë një sektor mjaft i rëndësishëm i ekonomisë vendase, si për numrin e subjekteve, ashtu dhe peshën që ato kanë në punësim, sidomos për djemtë e rinj.

Nga 15 marsi, baret dhe restorantet kanë ulur qepenat dhe po punojnë vetëm restorantet me shërbim “dorëzim në shtëpi”.

Sektori që lidhet me shërbimin ushqimor dhe pijet, në strukturën e ekonomisë ka një peshë jo edhe aq modeste po të kemi parasysh që 16 për qind e ndërmarrjeve janë pikërisht kafe, bare, restorante.

Roli i tyre bëhet edhe më i rëndësishëm po të kemi parasysh punësimin në këtë sektor.

Të dhënat zyrtare të Insitutit të Statistikave tregojnë se shërbimi ushqimor dhe pije punëson mbi 47 mijë individë nga të cilët 40% janë të vetëpunësuar.

Tendenca nga viti në vit ka qenë ajo e uljes së numrit të ndërmarrjeve të kësaj kateorie ku nga 18, 785 që ishin në vitin 2016 arritën në 17, 507 në vitin 2018. Por teksa numri i njësive ka rënë numri i të punësuarve është rritur çka tregon se shumica e tyre janë konsoliduar si biznese më të mëdha. Një faktor që mund të ketë ndikuar në këtë aspekt është pjesa e rrjeteve të coffe shop dhe kafeneve në formë franchais që po lulëzojnë prej disa vitesh tashmë me marka të regjistruara.

Pesha e punësimit të kësaj kategorie në totalin e gjithë punësimit në vend llogaritet 9 për qind të ndërmarrjeve në ekonomi.

Në terma gjinorë të punësuarit e këtij sektori janë meshkuj kryesisht që në përqindje llogaritet rreth 64 për qind e totalit. Shumë djem të rinj punojnë si kamarierë, teksa mund të jenë duke ndjekur shkollën, apo nuk kanë gjetur një tjetër alternativë punësimi.

Sa i takon normës së fitimit tek ndërmarrjet e kësaj kategorie ajo ka rënë nga 12 për qind në vitin 2018 në 8 për qind në vitin 2018 ndëkrohë që informaliteti në këtë sektor llogaritet i lartë.

Për shkak te pesësh së rëndësishme në ekonomi, mbyllja e përkohshme e bareve e restoranteve dhe një valë falimentimi e më të vegjëlve në të ardhmen, që nuk do të arrijnë të përballojnë kriteret e reja të sigrisë shëndetësore, pritet që të kenë një ndikim të fortë social në vend.

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi kafenetë në shqipëri kafenetë në shqipëri

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës