Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se Edi Rama dhe qeveria e tij vazhdon që të grabisë shqiptarët.
Në një dalje për mediet nga selia e LSI-së, Vasili përmendi akset nacionale Milot – Balldren dhe Dukat – Orikum, duke thënë se Rama ka vjedhur haptazi në këto rrugë.
Ai u shpreh më tej se nëse shqiptarët e refuzuan Ramën në masën 85 për qind, në protestën e 8 korrikut duhet të dalin 95 për qind për të çuar deri në fund mesazhin e qartë të popullit.
Deklarata për media e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili:
Të nderuar qytetarë dhe qytetare, në 30 qershor, 85 përqind e shqiptarëve, ndoshta edhe më shumë, refuzuan dhe përbuzën në mënyrë kategorike pa asnjë hezitim këtë qeverisje kusarësh e cila grabit në mënyrë të pamëshirshme të ardhmen dhe sigurisht të tashmen e të tërë shqiptarëve dhe të tërë brezave që vijnë. Jo më larg se sa një dit më pas këtij refuzimi madhor dhe demaskimit të vjedhjes çnjerëzore që socialistët u bëjnë edhe vetvetes në votimet socialiste që organizojnë dhe bëjnë po vetë, FMN pikërisht në 1 korrik ka bërë raportin e tij për Shqipërinë ku tregon qartë dhe vë gishtin në plagë që me borxhin e tmerrshëm publik dhe atë të fshehur, pra të padeklaruar, të mbajtur fshehtas të koncesioneve që ju i njihni fare mirë se çfarë vjedhje grabitqare e dimensioneve të mëdha është, pra, FMN paralajmëron qartë për rreziqet negative në bilancin ekonomik dhe në qasjen, pra me aftësinë që këto financa publike të vazhdojnë të mbajnë gjallë jetën ekonomike të vendit. Përse është ky shqetësim kaq I madh i FMN, pra i institucioneve më të rëndësishme financiare të botës që po paralajmërojnë qartë një greminë financiare e cila ndodhet para shqiptarëve dhe e cila po përvijohet qartë. Sepse, kjo qeveri siç e dini dhe nuk duhet ta harroni kurrë të nderuar qytetarë, të cilët ju që me shumë të drejtë refuzuat dhe përbuzët 30 qershorin e votimeve socialiste. Sepse kjo qeveri vjedh vetëm në një segment rrugë, siç është Milot-Balldren, plot 180 milion euro. Për çdo shqiptar që do të më kuptojë më qartë, vetë qeveria kishte planifikuar ta ndërtonte këtë rrugë me fondet e saja dhe sipas parashikimeve të qeverisë kjo do të kushtonte 100-102 milionë euro. Pasi e japin me koncesion e PPP, rruga me të gjitha interesat e me gjithçka deri në likuidimin e saj, shkon deri në 290 milionë euro. Pra 190 milionë euro të nderuar qytetarë në një rrugë që lidh dy segmente fundore.
Po e njëjta gjë ndodh me rrugën Orikum-Dukat. Një rrugë fushore ku shtimi i një segmenti anësor rruge do t’i kushtojë xhepave të shqiptarëve 70 e ca milionë euro. Sot shqiptarët absolutisht nuk e kanë shlyer, nuk e shlyejnë nga mendja dhe e kanë në mënyrë të përditshme në sytë dhe në mendjen e tyre, për shkak edhe të protestës do të thosha, të pashembullt në historinë e pluralizmit shqiptar, të banorëve të Unazës së Re. 40 milionë euro në Unazën e Re u përgatitën për t’u grabitur dhe kilometri i rrugës arrit deri në 19-20 milionë euro. E kam krahasuar nga kjo foltore dhe kam thënë se kushton më shumë se centimetri i floririt centimetri i rrugës së Unazës së Re. Kjo hajdutëri galoponte vazhdon e zhvillohet pa u ndalur.
Sot kusarët e qeverisë për të shpëtuar nga përgjegjësitë, nga të cilat sigurisht nuk shpëtojnë dot, kanë thirrur në ndihmë edhe Parlamentin. Dhe këta që nuk i çonin koncesionet dhe refuzonin t’i çonin në Parlament. Tani gjithë këtë hajdutëri e çojnë te parlamenti i patateve te kalbura në mënyrë të ti bëjnë bashkëfajtorë dhe ata dhe të shpëtojnë nga përgjegjësitë e tyre. Sigurisht parlamenti i patateve të kalbura sikurse i miratoi këto koncesione në komisionet përkatëse të tij është bërë gati ti miratojë dhe në seancë plenare, pasi hajdutëria, kapja, kriminalizimi nuk kanë kufij.
Të nderuar qytetarë dhe qytetare,
Në 30 qershor ju refuzuat dhe përbuzët, hajdutët e qeverisë, votave dhe të ardhmes suaj. Mospjesëmarrja juaj ishte një aksion madhor i pashembullt, nuk ka pasur të dytë në historinë e pluralizmit shqiptar dhe nuk ka pasur të dytë në 30 vitet e fundit në gjithë skenën e gjithë vendeve ballkanike. Në 8 korrik ne jemi thirrur që të marrim pjesë, pra ti japim vijim aksionit tonë për dhënë të kuptuar që refuzuam për të mos u pajtuar dhe jemi gati për të marrë fatet e vendit në dorë. Qytetarët nuk mund të pranojnë t’u grabitet vota, paratë dhe varfëria r tyre të kaplojë për 10 vjeçar dhe të gjithë ne pa përjashtim të marrim përgjegjësinë e ligë që tu linim pasardhësve tanë pikërisht një varfëri nga e cila nuk do dilnin kurrë për shkak se një kryeministër dhe ca përreth tij duhet të bëhen miliarderë, të plaçkitin Shqipërinë dhe ta lënë atë më në mjerim se kurrë. 8 korriku është dita e përgjigjes së madhe. Atë që kemi dertuar në 30 qershor me një vitalitet të jashtëzakonshëm shoqëror duke treguar një dimension më evropian që do ta kishte zili çdo popull në Europë dhe më gjerë, duhet ta finalizojmë më 8 korrik me një tjetër demonstrim por me pjesëmarrje madhështore. Refuzuam 85% duhet te marrim pjesë 95% në këtë takim tonë të përbashkët në mënyrë që ta finalizojmë aksionin pasi kusarët nuk mund të qëndrojnë dot më pasi asnjë shpotar nuk mund të paguajë më një centimetër asfalt më shtrenjtë se një centimetër flori.
(a.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një foto, ku sipas tij shfaqet kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Alfred Mullaraj, në gjendje të patëv...
POLONI- Përfundon sot samiti treditor i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin marrin pjesë liderët e Ballkanit e Perëndimor që u zhvillua në qyte...
Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë sërish thirrje që shqiptarët t’i bashkohen protestës së 8 korrikut. Ai ka publikuar edhe spotin e protestës dhe thekso...
Tiranë- Edhe sot Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe ndërkombëtarët për Reformën në Drejtësi. Duke e quajtur atë “Ramaformë” ai është shp...
POLONI- Një gjë mund të thuhet që tani: Maqedonia e Veriut është nxënësja shembullor e rajonit, prandaj edhe vitin e ardhshëm ajo do të jetë organizatore e sami...
Tiranë- Duke iu referuar edhe krizës politike në vend gazetarja Sonila Meço ka bërë një apel për të gjithë shqiptarët. Gazetarja është shprehur se duhet...
Tiranë- Arben Imami mbrëmjen e djeshme në emisionin “Real Story” ka dalë sërish kundër Lulzim Bashës. Imami ndër të tjera ka theksuar se krye-demokrati Basha ...
Tiranë: Deputetja Rudina Hajdari, e cila mban edhe detyrën e kryetares së grupit parlamentar të opozitës në Kuvend ka folur së fundmi në emisionin “Open”, sipa...
Tiranë- Analisti Armand Shkullaku për situatën politike pas zgjedhjeve të 30 qershorit ka deklaruar në emisionin “Opinion” se PD-ja t’ja lerë ...