LIVE UPDATES
Bota

Petkov: Sofja nuk ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

12 Dhjetor 2021, 06:39 Nga DOSJA
Petkov: Sofja nuk ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

BULLGARI- Bullgaria nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar i nominuari për kryeministër të Bullgarisë, Kiril Petkov më 11 dhjetor.

“Pozicioni bullgar mbetet ashtu siç është, por ne duam ta përmirësojmë. Nuk duam të vazhdojmë vetëm me deklarata nga të dy anët e kufirit, por duam të ulemi bashkë, ekipe nga sfera të ndryshme, të punojnë për fqinjësi të mirë. Por, në të njëjtën kohë ne do të mbrojmë interesat kombëtare bullgare”, tha Petkov pasi të dielën në Sofje ia dorëzoi peridentit, Rumen Radev listën me emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar.

Partia e Petkovit “Vazhdojmë me ndryshimet”, e cila fitoi zgjedhjet e treta parlamentare më 14 nëntor, ka arritur të formojë koalicion me socialistët, populistët dhe partinë e qendrës së djathtë, “Bullgaria “Demokratike”. Bullgaria, si shteti anëtar i BE-së, që nga nëntori i vitit 2020 ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE), duke e kushtëzuar votën e saj me arritjen e marrëveshjes për çështjet kontestuese.

Sofja kërkon marrëveshje për identitetin, gjuhën dhe dallimet historike mes dy vendeve. Sofja insiston që Shkupi të pranojë se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas, para vitit 1945, kanë pasur prejardhje bullgare. Zyrtarët maqedonas presin që në samitin e radhës të BE-së, që pritet të mbahet këtë muaj, Sofja të heqë veton dhe të mundësojë mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, BE-Maqedoni e Veriut.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi të premten njoftoi për një nismë nga Franca për arritjen e një marrëveshje me Bullgarinë, por pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e saj. Por, Sofja ka mohuar të ketë nismë të tillë. Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ndërkohë për mediat lokale ka komentuar edhe njoftimet mbi mundësinë që negociatat me BE-në t’i fillojë vetëm Shqipëria ndërsa Maqedonia e Veriut të presë deri në arritjen e marrëveshjes me Bullgarinë.

“Në vitin 2019 të dy vendet ishin në pozicione të kundërta, kur ne duhej të lëviznim ndërsa Shqipëria nuk kishte mbështetjen e disa shteteve anëtare dhe më pas pyetja ishte nëse do të ndahej Maqedonia e Veriut nga Shqipëria. Konsideroj se është në interesin e të dyja vendeve që të qëndrojnë së bashku, sepse krijojnë një energji të forte duke i dhënë dinamikë rajonit, një komponent rajonal tërë këtij procesi që ky nuk është vetëm një proces demokratik, por edhe një proces politik”, ka deklaruar Osmani.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni anetaresimi i maqedonise se veriut ne be artan grubi bujar osmani kiril petkov konflikti bullgari-maqedoni e veriut anetaresimi i maqedonise se veriut ne be artan grubi bujar osmani kiril petkov konflikti bullgari-maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet