Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vuçiç paralajmëron: Askush nuk mund të luajë ‘si macja me miun’ me Serbinë
11 Dhjetor 2021, 14:02Nga DOSJA
SERBI – Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është shprehur se askush nuk do të mund të luajë ‘macja me miun’ më me Serbinë. Këtë deklaratë e ka bërë teksa ka vizituar kazermën ushtarake në Nish dhe është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç.
Vuçiç deklaroi gjithashtu se situata e sigurisë është e komplikuar në të gjithë botën, por edhe në rajonin tonë dhe se Serbia duhet të zhvillohet dhe forcohet më tej, sa i përket kapaciteteve ushtarake.
“Në mënyrë që të jemi pengesë e mjaftueshme për çdo agresor të mundshëm në territorin e Serbisë”, pohoi Vuçiç, teksa ka shpalosur edhe plane të tjera për ushtrinë, duke thënë se po bëhen gati qindra miliona euro investime, derisa shtoi se nga Rusia po presin armë dhe pajisje të tjera ushtarake.
Vuçiç gjatë gjithë fjalimit u ka treguar ushtarëve se si zhvillimet në botë e rajon e kanë detyruara atë të mendojë më shumë për forcimin e ushtrisë dhe përmirësimin e standardit të tyre, në mënyrë që të jenë gati për gjithçka. Kjo është dita e dytë që Vuçiç, bashkë me ministrin e tij, po përcjellë demonstrimet ushtarake dhe simulimet e ushtrisë serbe.
Kjo vizitë e tij në kazermë vjen në kohën e pakënaqësive të mëdha dhe protestave në Serbi, porse Vuçiç ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve për protestën, duke thënë se tashmë ua ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe ka përfunduar si çështje.
Babai i Princeshës Charlene të Monakos ka dhënë disa detaje të reja, ndërsa princesha po shërohet nga problemet e saj shëndetësore. Michael Wittstock tha së fun...
BRUKSEL – Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me pasoja nëse e pushton Ukrainën. Kjo thirrje u bë ndërsa kancelari i ri i Gjerman...
BRITANI E MADHE – Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, paralajmëron Rusinë se do të përballet me pasoja të rënda ekonomike nëse pushton U...
GJERMANI – Të dhënat e reja ekonomike janë shpesh një test atmosferik për tregjet financiare. Këtë javë pati disa surpriza, të mira dhe të këqija. Në këtë...
Varshavë, një ndërtesë me ballë të dalë në një rrugë dalëse, jo larg qendrës së qytetit. Pikërisht në këtë rrugë është kryer gjatë pushtimit gjerman të Polonisë...
Ligjvënësit serbë votuan të premten për të filluar punën për tërheqjen e Republikës së tyre autonome Serbe nga forcat e armatosura, sistemi gjyqësor dhe sistemi...
SHBA– Një stuhi e fuqishme ka shpërthyer në të gjithë SHBA-në qendrore duke shkaktuar të paktën 19 tornado në pesë shtete dhe duke shkaktuar dëme të gjera...
LIBAN – Në Liban ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një depo me armë dhe municione në kampin e refugjatëve palestinezë. Mediat e huaja shkruajnë se dhjetëra...
GREQI – Një tjetër skandal ka shpërthyer në shtetin fqinj, Greqi, këtë herë nuk janë më policët protagonist, por mjekët. Raportohet se një organizatë krim...