LIVE UPDATES
Bota

Petkov-Kovaçevski: Lufta në Ukrainë imponon zgjerimin e BE-së

28 Mars 2022, 18:21 Nga DOSJA
Petkov-Kovaçevski: Lufta në Ukrainë imponon zgjerimin e

SOFJE- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, dhe ai i Bullgarisë, Kiril Petkov, besojnë se së shpejti mund të ketë marrëveshje mes dy vendeve për kapërcimin e kontestit, që do të çonte ne heqjen e vetos bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit në Sofje të shefave të qeverive të shteteve të Evropës Juglindore, anëtare të NATO-s, Petkov tha se ka sinjale pozitive për kapërcimin e dallimeve për personalitetet historike dhe çështjet tjera dhe së shpejti mund të ketë marrëveshje.

Petkov tha se përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor e dikton edhe kriza që u shkaktua me luftën në Ukrainë.

Maqedonia e Veriut e ka vendin në familjen e Bashkimit Evropian dhe Qeveria bullgare dëshiron që ajo të bëhet pjesë e saj sa më shpejt që të jetë e mundur. Të gjithë e dimë se kemi disa standarde që duhet të përmbushen si respektimi i të drejtave të pakicave dhe këtë e kemi diskutuar me Kovaçevskin, ndërsa në koordinim jemi edhe me partnerët evropianë. Ne presim dhe besojmë se së shpejti këtë do ta arrijmë. Pajtohem me vlerësimin se krizën, të cilën e kemi aktualisht, me luftën në Ukrainë, Ballkani Perëndimor duhet të jetë më stabil dhe rruga drejt një stabiliteti më të madh mund të arrihet me qasjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Kjo është e qartë dhe besojmë se kjo do të arrihet pasi kemi lajme të mira edhe për çështjet historike mes dy vendeve”, tha Petkov.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se procesi duhet të përshpejtohet pasi çdo vonesë, sipas tij, mund të thellojë pasigurinë, të rrisë mosbesimin e qytetarëve në BE, por edhe t’i nxisë forcat tjera që të rrisin ndikimin në rajon.

“Zgjerimi i BE-së po bëhet politikë e sigurisë pasi ngecjet në këtë proces krijojnë pasiguri plotësuese në rajon. Kemi tendenca negative apo përpjekje për ndikime të qëllimshme të palëve të treta. Shtyrja e nisjes së bisedimeve krijon dilema që mund të rezultojnë me uljen e besimit te qytetarët ndaj BE-së. Ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e raporteve të fqinjësisë së mirë. Detyra jonë mbetet që të fokusohemi në promovimin e vlerave dhe të forcimit të bashkëpunimit”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri bullgar, Petkov, priti në Sofje homologët e tij nga Rumania, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Kryeministri bullgar, Petkov, priti në Sofje homologët e tij nga Rumania, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Kryeministri maqedonas tha se në takimin me kryeministrat e shteteve të Evropës Juglindore, anëtare të NATO-s: kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ai i Rumanisë, Nikolae Çuka dhe ai i Bullgarisë, Kiril Petkov, edhe njëherë kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë duke i dhënë mbështetje sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Në këtë takim është biseduar për koordinimin mes këtyre shteteve për aspektet e energjetikës, sigurimin e gazit përmes Turqisë dhe Greqisë me qëllim uljen e varësisë nga gazi rus, sigurimin e ushqimit por edhe rritjen e kujdesit nga kërcënimeve. Kjo pasi sipas kryeministrit rumun, Nikolae Çuka, “agresioni rus në Ukrainë paraqet kërcen për sigurinë e përgjithshme”, andaj edhe theksoi nevojën për rritjen e mirëbesimit përmes forcimit të bashkëpunimit mes këtyre shteteve me partnerët evropianë.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitar kovaçevski kiril petkov nikolae çuka dimitar kovaçevski kiril petkov nikolae çuka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet