LIVE UPDATES
Bota

Përsëriten zgjedhjet në Tërrnoc të Serbisë, Shaip Kamberi: Sulm i Vuçiçit ndaj shqiptarëve

10 Maj 2022, 15:21 Nga DOSJA
Përsëriten zgjedhjet në Tërrnoc të Serbisë, Shaip

SERBI– Deputeti shqitar i parlamentit serb Shaip Kamberi e ka konsideruar si sulm vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhor në Beograd i cili ka pranuar kërkesën e partisë SPS-së së Daçiçit dhe ka vendosur që të përsërisin zgjedhjet në Tërnoc aty ku një javë më parë ai fitoi votat të cila e çuan në parlament.

Në një postim në Facebook Kamberi u shpreh se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Ivica Daçiç vazhdojnë presionin e tyre ndaj shqiptare në tentativën për t’i larguar nga institucionet shtetërore.

Pushteti autoritar i Vuçiqit dhe Daçiqit në Beograd po vazhdon të veprojë për t’i përjashtuar ata pak shqiptarë të mbetur në institucionet shtetërore. Dje instrumentalizuan politikisht Komisionin Republikan Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc të Bujanocit. Përderisa ne do të ankohemi në Gjykatën Administrative, kjo flet se Beogradit zyrtar i pengon edhe një deputet i vetëm shqiptar në një parlament me 250 deputetë, kryesisht serbë dhe të dominuar nga SNS i Vuçiqit dhe SPS i Daçiqit”, ka shkruar Kamberi.

Kamberi shtoi se mekanzimat shtetërorë të SNS dhe SPS po përfshihen edhe në përjashtimin e shqiptarëve nga vendimmarrjet në komunat e Luginës.

Keqpërdorimi i mekanizmave shtetëror nga SNS dhe SPS të Qeverisë së Serbisë për t’i përjashtuar shqiptarët nga institucionet shtetërore po shoqërohet paralelisht me përfshirjen e tyre në vendimmarjet e Komunave të Luginës. Çdo ditë e më shumë po dëshmohet se Serbia nuk do shqiptarë në institucione. Në vend të integrimit të shqiptarëve përtej organeve jokomunale, Qeveria e Serbisë po integrohet çdo herë e më shumë në pushtetet komunale të Luginës për t’ia ngushtuar edhe aty shqiptarëve praninë dhe përfshirjen”, shtoi ai.

Politikani shqiptar i Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, ka arritur të fitojë votat e mjaftueshme për tu rizgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë. Mediat lokale shkruan se nga 650 vota që i mungonin për të kaluar pragun e nevojshëm zgjedhor, Kamberi arriti të mbledhë 686 vota në qendrën e vendvotimit nr. 6 në Bujanoc ku ishin ripërsëtirur zgjedhjet për shkak të parregullësive në raundin e parë.

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni alkesander vucic deputeti shqiptar shaip kamberi zgjedhjet ne serb alkesander vucic deputeti shqiptar shaip kamberi zgjedhjet ne serb

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...