LIVE UPDATES
Aktualitet

Përse u zhduk SARS dhe COVID-19 nuk ikën? Eksperti Sallabanda na paralajmëron: Virusi do të kthehet në shtator, duhet të f

13 Prill 2020, 18:37 Nga DOSJA
Përse u zhduk SARS dhe COVID-19 nuk ikën? Eksperti Sallabanda na

Aleksandër Sallabanda ekspert i shëndetit publik, në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën e COVID-19.

Sipas tij në një luftë gjithmonë ka njerëz që sakrifikojnë për dikë tjetër, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të kuptojnë se tashmë duhet të bashkëjetojmë me të keqen.

Profesor Sallabanda tha për gazetarin Endri Xhafo se është shumë e rëndësishme që situata të shihet me një sy kritik pasi kjo pandemi shkakton një trysni të madhe.

E pranoni mundësinë qarkullimit të virusit në një periudhë më të hershme?

Sallabanda: Nëse do ti futemi këtij diskutimi duhet ta konkretizojmë. Përpara një pragu epidemie ka gjithmonë vend për të diskutuar. Një virus që nuk jep infeksion nuk është e lehtë të supozohet se ka qenë , kjo duhet faktuar dhe ne nuk e faktojmë dot. Për të dalë nga kjo situatë një nga kriteret është edhe marrja e masave. Marrja e masave është në të gjithë botën. Besoj që për çdo zhvillim, ne shikojmë Amerikën, si shpëtimtarin tonë. Dalja e situatës nga epidemia kërkon shumë veprime dhe një nga këto të mbrohet jeta e njerëzve. Dikush ka menduar që populli jonë nuk i zbaton të gjitha ligjet. Kjo ka të bëjë edhe me kulturën e individit. Është e drejta e shtetit që të mos lejojë mbi 60 vjeçarët të dalin. Pjesa tjetër duhet të mbetet në konsideratë sepse 85 % infektohen pa shenja klinike, 10 % me forma të lehta dhe 2 % me forma të rënda. Nëse kam 85 % që nuk duan tja dijnë për infeksionin, por që na dhurojnë imunitet, është një pasuri shumë e madhe sepse këtë imunitet ne duhet ta vendosim në përdorim të të gjithë popullatës. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë së imunitetit, ose e quajtur ndryshe imuniti i tufës. Specialistët nga e gjithë bota thanë, që të dalim nga kjo situatë duhet të krijojmë brezin e imunitetit. Duhet ti besojmë shkencës, vaksina që të vijë kërkon një kohë shumë të gjatë, por ka edhe shumë vështirësi për ta aplikuar. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë, imun, që ne të kemi antitrupa në trupin tonë duhet të shuajmë në 60% nivelin e epidemisë. Ndërkohë mbi 90% do të na duhet që të shuhet e gjithë kjo pandemi. Që të ndodhë një gjë e tillë duhet të kemi njerëz që të kenë antitrupa që do të thotë të jenë ndeshur me virusin.

Gjatë bisedës në studio mjeku u shpreh se virusi SARS ndryshe nga koronavirusi pati shpërthime që u tretën vetvetiu, ndërsa theksoi se virusi do të zhduket në mënyrë naryrore.

Përse u zhduk SARS dhe nuk zhduket koronavirusi?

“SARS u zhduk sepse ishte pak dhe ishin shpërthime që tretën vetvetiu. Duhet që 60% e të gjithë rruzullit tokësor të ketë antitrupa dhe duhet të gjejmë një mënyrë që çdo rreth të marrë detyrën. Virusi do të zhduket në mënyrë natyrore, ashtu si është krijuar. Vërtet kemi marrë masa të forta për të mos qarkulluar në rrugë, por ku i çojmë të infektuarit natën, në shtëpi dhe në këtë mënyrë infektohen të tjerë. Masat janë të diskutueshme, por nuk mund të thuhet që nuk janë të rëndësishme. Gjithashtu qytetarët brenda shtëpisë duhet të qëndrojnë të ndarë.”

Më tej ai u shpreh se shkenca kërkon kohë dhe durim, ndërsa theksoi se për personat që janë mbipeshë ka rrezik që pa lëvizur të dëmtohet, ai që është me diabet ka nevojë për mjekim. “Duhet treguar kujdes edhe me qëndrimin në shtëpi”, theksoi Sallabanda.

Virusi do të rikthehet në shtator?

Sallabanda: Patjetër që po.

Ndër të tjera ai theksoi se duhet të gjendet se kush janë kitet më të mira në mënyrë që të ndërtohet shtresa imunitare. Janë dy teste për tu bërë, testi për të zbuluar nëse e kemi pasur virusin dhe teste për antikorpin.

Një gjë është e sigurt që ne duhet të shpëtojmë jetë dhe të çojmë ekonominë përpara. Shtresën imunitare të popullatës pjesërisht do ta ndërtojmë nga imuniteti natyror dhe pjesërisht nga vaksina.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër sallabanda koronavirusi ne shqiperi aleksandër sallabanda koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë