LIVE UPDATES
Aktualitet

Eksperti i shëndetit publik, Sallabanda: Duhet krijuar brezi i sigurisë imunitare, vetëm kështu shuhet epidemia

13 Prill 2020, 18:32 Nga DOSJA
Eksperti i shëndetit publik, Sallabanda: Duhet krijuar brezi i

TIRANË- Aleksandër Sallabanda ekspert i shëndetit publik, në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën e COVID-19. Sipas tij në një luftë gjithmonë ka njerëz që sakrifikojnë për dikë tjetër, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të kuptojnë se tashmë duhet të bashkëjetojmë me të keqen. Gjithashtu Sallabanda tha se duhet të krijohet brezi i sigurisë dhe që të arrihen antitrupat në trupin tonë epidemia duhet të shuhet në nivelin 60%.

Nëse kjo arrihet shuhet epidemia, ndërsa theksoi se do të mbeten vatra, por nuk do të jenë epidemike. Epidemia më e madhe shuhet po të arrijmë 60%, ndërsa për të shuar të gjithë koronavirusin duhet mbi 90% , sepse sipas tij qarkullimi pengohet kur pjesa më e madhe është e mbrojtur.

Dalja e situatës nga epidemia kërkon shumë veprime dhe një nga këto të mbrohet jeta e njerëzve. Dikush ka menduar që populli jonë nuk i zbaton të gjitha ligjet. Kjo ka të bëjë edhe me kulturën e individit. Është e drejta e shtetit që të mos lejojë mbi 60 vjeçarët të dalin. Pjesa tjetër duhet të mbetet në konsideratë sepse 85 % infektohen pa shenja klinike, 10 % me forma të lehta dhe 2 % me forma të rënda.

Nëse kam 85 % që nuk duan tja dijnë për infeksionin, por që na dhurojnë imunitet, është një pasuri shumë e madhe sepse këtë imunitet ne duhet ta vendosim në përdorim të të gjithë popullatës. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë së imunitetit, ose e quajtur ndryshe imuniti i tufës. 

Specialistët nga e gjithë bota thanë, që të dalim nga kjo situatë duhet të krijojmë brezin e imunitetit. 

Duhet ti besojmë shkencës, vaksina që të vijë kërkon një kohë shumë të gjatë, por ka edhe shumë vështirësi për ta aplikuar. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë, imun, që ne të kemi antitrupa në trupin tonë duhet të shuajmë në 60% nivelin e epidemisë. Ndërkohë mbi 90% do të na duhet që të shuhet e gjithë kjo pandemi. Që të ndodhë një gjë e tillë duhet të kemi njerëz që të kenë antitrupa që do të thotë të jenë ndeshur me virusin. Duhet të shikojmë se sa të imunizuar jemi. 

Gjatë bisedës në studio mjeku u shpreh se virusi SARS ndryshe nga koronavirusi pati shpërthime që u tretën vetvetiu, ndërsa theksoi se virusi do të zhduket në mënyrë naryrore.

Përse u zhduk SARS dhe nuk zhduket koronavirusi?

“SARS u zhduk sepse ishte pak dhe ishin shpërthime që tretën vetvetiu.

Duhet që 60% e të gjithë rruzullit tokësor të ketë antitrupa dhe duhet të gjejmë një mënyrë që çdo rreth të marrë detyrën. Virusi do të zhduket në mënyrë natyrore, ashtu si është krijuar. Vërtet kemi marrë masa të forta për të mos qarkulluar në rrugë, por ku i çojmë të infektuarit natën, në shtëpi dhe në këtë mënyrë infektohen të tjerë. Masat janë të diskutueshme, por nuk mund të thuhet që nuk janë të rëndësishme. Gjithashtu qytetarët brenda shtëpisë duhet të qëndrojnë të ndarë.

Më tej ai u shpreh se shkenca kërkon kohë dhe durim, ndërsa theksoi se për personat që janë mbipeshë ka rrezik që pa lëvizur të dëmtohet, ai që është me diabet ka nevojë për mjekim. “Duhet treguar kujdes edhe me qëndrimin në shtëpi”, theksoi Sallabanda.

Virusi do të rikthehet në shtator?

Profesor Sallabanda: Patjetër që po.

Ndër të tjera mjeku theksoi se duhet të gjendet se kush janë kitet më të mira në mënyrë që të ndërtohet shtresa imunitare. Janë dy teste për tu bërë, testi për të zbuluar nëse e kemi pasur virusin dhe teste për antikorpin. Një gjë është  e sigurt që ne duhet të shpëtojmë jetë dhe të çojmë ekonominë përpara. Shtresën imunitare të popullatës pjesërisht do ta ndërtojmë nga imuniteti natyror dhe pjesërisht nga vaksina.

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër sallabanda koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 aleksandër sallabanda koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës