LIVE UPDATES
Bota

Përse SHBA nuk ia njeh Greqisë zgjerimin e ujërave territoriale?

12 Nëntor 2020, 10:43 Nga DOSJA
Përse SHBA nuk ia njeh Greqisë zgjerimin e ujërave territoriale?

Kur njoftoi për herë të parë qëllimin e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon në gusht të këtij viti, kryeministri Qiriakos Mitsotaqis tha se kjo ishte një e drejtë e vendit të tij, e njohur nga ligji ndërkombëtar.

Megjithatë, një reagim i fundit i Departamenti Amerikan i Shtetit sinjalizon se zgjerimi i ujërave territoriale në mënyrë të njëanshme mund të mos jetë gjithmonë e pranueshme, të paktën jo nga Uashingtoni zyrtar.

Edhe pse Shqipëria dhe Greqia ranë dakord, pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Niko Dendias, ta cojnë përcaktimin e kufirit detar në Jon, Athina zyrtare do të ngjallte sërish reagime të forta në opinionin publik shqiptar duke thënë se do të shkonte në Gjykatën ndërkombëtare pasi të zgjeronte ujërat territoriale. Deklarata do të komentohej nga kryeministri i vendit tonë si e drejtë ndërkombëtare e vendit fqinj, për të cilën Shqipëria nuk mund të bëjë asgjë.

Por një kërkesë e fundit e qeverisë grekë në Departamentin Amerikan të Shtetit, për dënimi e shkeljeve të hapësirës ajrore në Egje nga avionët turq ka ofruar një perspektivë tjetër.

Në një raport, DASH i thotë shkoqur Greqisë së SHBA nuk njeh pretendimin e saj për hapësirën e vet ajrore në Egje, e cila shtrihet deri në 10 milje detare dhe një det territorial deri në 6 milje detare.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, hapësira ajrore e një vendi përputhet me atë të detit territorial”, thekson raporti. SHBA njeh pra një hapësirë ajrore prej 6 miljesh që përputhet me detin territorial. Athina dhe Uashingtoni nuk ndajnë një pikëpamje mbi zgjatimin e hapësirës ajrore të Greqisë”, thuhet në raportin e cituar nga “Kathimerini”.

Kjo deklaratë e DASH kudërshton në fakt jo vetëm pretendimet e Greqisë në Egje, por dhe ato në detin Jon, duke theksuar se Amerika nuk njeh përcaktim e njëashëm të zgjerimeve territoriale.

“Athina aktualisht pretendon deri në një det 6 milje detare territoriale në Egje, por Greqia dhe fqinjët e saj nuk kanë rënë dakord për caktimin e kufijve në ato zona ku të drejtat e tyre të ligjshme detare mbivendosen”, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit.”Mungesa e një përcaktimi të tillë do të thotë se nuk ka qartësi në shtrirjen e detit territorial të Greqisë dhe hapësirës ajrore përkatëse në këto zona duke bërë që çdo vlerësim i shkeljeve së hapësirës ajrore mos jetë i mundshëm,” tha raporti.

Departamentit i Shtetit thekson në fund të raportit të tij se Uashingtoni inkurajon Greqinë dhe Turqinë “për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura të kufirit detar në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Nëse do të përdorej i njëjti standard, kjo deklaratë e DASH sinjalizon se SHBA mund të mos e njoh vendimin e qeverisë greke për t’u zgjeruar me 12 milje detare në Jon, pasi ky vendim vjen përpara nisjes së bisedimeve dypalëshe me Shqipërinë në Hagë.

Republika e Greqisë, më 1 qershor 1994, ratifikoi Konventën e Montego Bay, ku përcaktoi se ajo zbaton vijën normale (natyrale që është buza e ujti të çdo bregu) dhe i njohu vetes të drejtën e zgjerimit të Detit Territorial nga 6 në 12 milje, por zgjerimi në 12 milje do të kryhet në një moment të përshtatshëm. Pamundësia e zgjerimit të Detit Territorial në Egje përballë Turqisë e ka detyruar Greqinë që të zbatojë përkohësisht gjerësinë e 6 miljeve të ujërave territoriale bazuar në Konventën e Montego Bay. Ky vendim i Greqisë ka qënë i tillë për një kohë të gjatë për të mbajtur gjerësinë e 6 miljeve në total në të gjitha hapësirat e saja detare në Jon, Egje dhe Mesdhe Lindor si një mesazh drejtuar Turqisë por edhe prej faktit që Greqia ka dashur ta nis zgjerimin edhe për simbolikë së pari nga Egjeu, Mesdheu Lindor e më pas në Jon, ndonëse nuk ka pasur asnjë pengesë ta bëjë këtë gjë në Detin Jon. Ky qëndrim tashmë ka ndryshuar, duke e përdorur zgjerimin në Jon të Greqisë si mesazh për Turqinë.

Edhe pse prek në mënyrë të drejtpërdrejtë Shqipërinë, zgjerimi  i Greqisë në Detin Jon vjen për përfitime të brendshëm politike, pasi kjo lëvizje e Athinës është projektuar për të goditur tjetërkund, në anën tjetër të Mesdheut, në Turqi. Ekspertët thonë se për Greqinë, ky vendim nuk është asgjë tjetër, veçse një provë për të parë nëse mund të zgjerohet edhe në Egje.

Por eksperti Glevin Dervishi thekson se në rastin e delimitit në Detin Jon mes Shqipërisë dhe Greqisë parimi i 12 miljeve mund të aplikohet vetëm në rastet kur Deti Territorial i një shteti nuk mbivendoset me Detin Territorial të shtetit fqinj.

Më konkretisht kjo gjerësi aplikohet vetëm në hapësirat detare ku distancat midis dy shteteve janë mbi 24 milje detare. Distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqia është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e Detit Territorial mes tyre, madje në Kanalin e Korfuzit ajo varion nga 1 deri në 6 milje detare. Në këto kushte gjerësia prej 12 miljesh e Detit Territorial të dy vendeve nuk gjen zbatim për Detin Territorial, pasi këtu Konventa thotë që ndarja bëhet sipas vijës së mesit me distanca të barabarta nga bregu, por që do të modifikohet për rrethana të veçanta (vijë e drejtë bazë, gji natyror, tituj historik)”, shprehet ai.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba--greqi shba--greqi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale