"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Përse po qëndron në lagjen tonë”/ Gjuetari i bretkosave rrihet nga katër persona, rrëfimi: Më vendosën armën në k
5 Shtator 2020, 09:51Nga DOSJA
“Më vendosën armën në kokë. Më rrahën që të katërt nuk njihja asnjërin. Ata më pyetën; Çfarë kërkon në lagje, çfarë do këtu?” Kështu e nis rrëfimin pranë postës policore të Farkës S.M, i cili u rrah keqazi nga katër shtetas, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende dhe aq më tepër motivi i ngjarjes. Pikërisht për shkak të rrethanave të çuditshme se si u sulmua denoncuesi, policia ka ushtruar disa kontrolle dhe krehje territori nën dyshimet se mos në afërsi të perimetrit ku ndodhi rrahja, mund të ishte kultivuar bimë narkotike dhe se sulmuesit mund të kishin pasur frikë nga ndonjë spiun. Por kontrollet e mëpasshme dhe verifikimet e civilëve sipas burimeve të gazetës Si u mbyllën pa asnjë rezultat. Një burim i gazetës Si tregoi se ngjarja është regjistruar në Lundër, ndërsa ende nuk ka një autor, ndonëse janë pyetur disa shtetas.
“Kisha dalë në mesnatë për të gjuajtur bretkosa në përroin Lundër, Farkë Tiranë. Ndodhesha pranë pularisë në makinën time, kur m’u afrua një automjet tjetër – denoncon viktima e dhunuar. Sipas qëndrimit të tij pranë policisë, pranë tij ishte afruar një automjet të cilit ka mundur t’i shquajë targat, por nuk ka njohur asnjërin nga pasagjerët apo drejtuesin e mjetit.
Çfarë po bën, përse po qëndron në lagje? Vetëm kaq më pyetën shton ai, duke mos i lënë asnjë mundësi për shpjegim. Sikurse përshkruan policia, bazuar në dëshminë e burrit të rrahur, rrëmbimthi është goditur menjëherë me grushte në fytyrë dhe në kokë dhe më pas i është mbështetur tyta e armës në kokë.
“Më pas personi që mbante pistoletën ia kaloi shokut dhe filloi të më godiste edhe ai, – rrëfen kallëzimtari. I rrëzuar përtokë dhe me fraktura në fytyrë burri ka memorizuar automjetet me të cilat u larguan dhunuesit, njëri tip passat dhe tjetri mercedez benz , këtij të fundit madje ai i ka fiksuar përmendësh edhe targat. Pas ngjarjes policia shton se ai u drejtua në një lokal të zonës ku u pastrua nga gjaku dhe pasi u qetësua u nis për në shtëpi. Të nesërmen i dhunuari denoncoi në policinë e Farkës ndërkohë që nga këqyrjet burimet policore të gazetës Si deklarojnë si dëmtime nga dhuna, gungat e shumta në kokë, dëmtimet në kockën e hundës, në syrin e majtë dhe në të gjithë anën e djathtë të fytyrës. Bëhet me dije se pas denoncimit dhe referimit të targës së automjetit të identifikuar nga i dhunuari, policia ka kontrolluar në sistemin Tims ku dhe ka zbuluar se mjeti Mercedez benz i përkiste shtetasit P .Sh. i shoqëruar në polici dhe i pyetur për incidentin e çuditshëm, banori ka mohuar gjithçka pasi sipas tij, mbrëmjen në fjalë ai ishte kthyer në banesë herët dhe pasi darkoi ishte ulur në sallon për të parë televizor. “Makinën e kërkoi djali për të dalë tek tezja e tij që e ka shtëpinë tek lagjja e Tufëve, ndërsa unë u shtriva për të fjetur”, – shton P. Sh. Por edhe i riu që përdori automjetin mohon të ketë ushtruar dhunë. Sipas tij ai e parkoi makinën luksoze në oborr dhe gjatë mbrëmjes darkoi së bashku me të afërmit. “Kur po shkoja tek të afërmit në vendin e quajtur Ura pashë që dy mjete kishin bllokuar rrugën dhe ula shpejtësinë, duke manovruar me kujdes”, – shton më tej i riu, që mohon kategorikisht të ketë marrë pjesë në rrahjen e çuditshme. Njëkohësisht i riu këmbëngul se gjatë manovrimit në vendin e quajtur Ura nuk ka parë asgjë që i ka tërhequr vëmendjen.
SHKODËR- Një ditë pas ndarjes nga jeta të kirurges Zyliha Kraja, e cila humbi betejën me COVI-19, mjekët e spitalit të Shkodrës kanë bërë homazhe për koleg...
FIER– Një 18-vjeçar nga Patosi është arrestuar nga policia e Shtetit pasi është përfshirë në një ngjarje të rëndë. I riu ka përplasur dy makina, dhe ka k...
TIRANË- Eglantina Buci, u vra nga babai dhe vëllai i saj në shkurt të vitit 2012, ndërsa dy porositësit u arrestuan dje, pasi autoritetet gjetën trupin e p...
TIRANË– Trupi i pajetë i një 14-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:35 tek Liqeni i Farkës. I mituri me iniciale A.R., 14 vje&cced...
TIRANË– Mbrëmjen e sotme Policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane ka prangosur 43-vjeçare Lubjana Gjecaj, e cila ishte e dënuar në Itali për...
FIER- Godina e Sigurimeve Shoqërore në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri është aktivizuar rreth orës 07:20, dhe ka përfshirë vetëm katin...
KUKËS- Sërish radhë në kufirin e Morinës. Turistët nga Kosova kanë vendosur që të shfrytëzojnë deri në fund javët me diell, duke ardhur edhe këtë fundjavë ...
Në 6 muajt e parë të vitit nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit fluturuan gjithsej rreth 553 mijë pasagjerë, sipas të dhënave të Tirana International Airport (TI...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, pas disa ditëve me vran...