LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Përse i vranë poetët? Në kujtim të vdekjes së Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës

17 Korrik 2020, 18:27 Nga DOSJA
Përse i vranë poetët? Në kujtim të vdekjes së

TIRANË– Sa herë që vjen korriku, ky muaj i nxehtë i vitit, në shpirtin dhe zemrën timë rindizet një zjarr që, prej dyzetë e tre vjetësh me djeg dhe më mallëngjen për çdo vit. Ky zjarr u ndez në zemrën timë në ato ditë të nxehta të vitit 1977, kur mora lajmin e ndarjes nga jeta të dy të rinjve nga fshati Bërzeshtë i rrethit të Librazhdit. Këta dy të rinj ishin: Vilson Sami Blloshmi dhe Genc Bardhi Leka. Të dy kushërinj dhe shokë të ngushtë.

Me të dytin, Genc Leka, nuk isha njohur, por për jetën dhe veprimtarinë e babait të tij, Bardhi Leka, kisha dëgjuar shumë nga punëtorët tjerë që ishin nga Bërzeshta dhe fshatrat përreth, të cilët punonin në të njëjtën ndërmarrje me mua.

Me Vilsonin jam njohur në vitin 1970, në sektorin e Holtë, në ndërmarrjen e shfrytëzimit të pyjeve, të sharrës Stravaj, në rrethin e Librazhdit. Pyje këto që, ishin nën juridiksionin e rrethit të Gramshit, por që shfrytëzoheshin nga rrethi Librazhd. Në këtë sektor punonte edhe Vilsoni. Ai punonte me dy xhaxhallarët e tij, Bukuroshi dhe Estrefi dhe me të vellain e tij, Bedriun.

Atë vit, dimri ishte shumë i ashpër. Lartësia mbi 2 mijë metra mbi nivelin e detit, favorizon një dimër shumë të ashpër, ku trashësia e dëborës i kalon edhe 3.5m. Kushtet dhe rrethanat ku ne punonim ishin tmerrësisht të vështira. Në këmbë vishnim çizme, të cilat gjithsesi mbusheshin me dëborë. Nevoja na impononte që të praktikonim forma të tjera më efikase. Prandaj, gjithmonë sipër çizmeve, vishnim edhe një palë pantallona të dyta, të cilët ishin si mburojë për të mos lejuar deborën të hynte në brendësi të çizmeve. Kur ktheheshin në dhomat e fjetjes, shpeshherë, pantallonat, të ngrira akull, qëndronin në këmbë. Për ngrohje, kishim përshtatur fuçi nafte që i ngarkonim shpesh më dru dhe që nuk fikeshin asnjëherë, pasi i ftohti depërtonte nga çdo anë e dhomave, të cilat ishin jashtëzakonisht të ftohta. Fuçitë e zjarrit, që ishin në vend të stufave, rrethoheshin nga dy krevatë marinarë ku flinim ne punëtorët.

Nën dritën e zjarrit, shpesh, Vilsoni mësonte edhe gjuhë të huaja si frëngjishtja, anglishtja dhe italishtja, në fshehtësi të plotë, pasi spiunët ishin nga të gjitha anët. Ai i urrentë shumë ata, pasi e dinte që e mbanin nën vëzhgim të vazhdueshëm. Çiltërsia dhe formimi i tij në mënyrë të natyrshme shfaqej kundër spiunëve të ndryshëm, servilave të regjimit apo edhe hipokritëve të shoqërisë së ngushtë ku jetonin.

Unë që kisha pasion leximin, u miqësova shpejt me të. Shpeshherë shkoja në dhomën e tij dhe i vazhdonim për disa orë bisedat mbi libra dhe autorë të ndryshëm. Bisedat tona preknin edhe shumë probleme të jetës. Ne flisnim hapur ndaj njëri-tjetrit pasi kishim krijuar një besim reciprok të padiskutueshëm. Këto biseda të sinqerta, më largonin disi atë lodhje të madhe fizike nga puna dhe shqetësimet e shumta të mjedisit rrethues të asaj periudhe i karakterizuar nga skamja dhe varfëria totale.

Me përpjekje dhe shumë durim, kaloi ai dimër i ashpër, për t’i lënë vend stinës së verës. Vilsoni u largua për në fshat, por respekti dhe dashuria për të mbetën thellë në zemrën time.

Vilsoni kishte mbaruar shkollën Normale të Elbasanit – ose shkolla Pedagogjike (siç quhej) – me rezultate të shkëlqyera. Ai, pas mbarimit të saj, kërkoi të punonte si mësues, por shteti-parti nuk e konsideroi aspak një kërkesë të tillë. Përgjigjja absurde ndaj tij ishte: nuk ka vende pune’ edhe ‘ti nuk i plotëson kriteret që kërkon ky sektor’. Kuptohej qartë që, për të formuar brezin e ri, duhej prejardhje komuniste, besnike dhe e devotshme ndaj regjimit. Vilsoni kishte prejardhje nga një familje patriotike, atdhetare dhe anti-komuniste dhe kuptohej që ky ishte kriteri që Vilsoni nuk plotësonte.

E lejuan të punonte në minierë dhe më pas në ndërmarrjen e shfrytëzimit të pyjeve, por, pasi nuk arrinin ta kishin plotësisht nën survejim e kthyen në kooperativë, në fshat. Aty, shpikën akuza dhe krijuan provokime nga më të çuditshmet si, ndezja e zjarrit për të djegur vatrën e kulturës, dërgimin e letrave anonime për të shembur pushtetin dhe sabotime nga më të ndryshmet në fshat.

Në muajin prill, të vitit 1976, arrestuan Bedriun, të vëllain dhe në gusht të po atij viti, arrestuan edhe Vilsonin. Justifikimi i marrjes së Bedriut, pa i treguar akoma që ishte i arrestuar,  ishte se do të dërgohej në zbor nga Dega Ushtarake. Ndërsa Vilsonin, e morën me pretekstin e dërgimit për të punuar në fermë. Vilsoni, kishte marrë me vete një batanije (pasi mendonte vërtet që do ta transferonin në fermë) dhe librin e Viktor Hygo, “Viti 93”. Në hyrje të qytetit të Librazhdit i vunë prangat, e mbuluan me batanije dhe e dërguan në Tiranë. Fillimisht, i kërkuan të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit, gjë të cilën, Vilson Blloshmi nuk e pranoi dhe e rikthyen sërish në Librazhd.

Një muaj pas arrestimit të tij, i arrestuan edhe kushëririn, Genc Lekën.

Në Librazhd, i torturuan pa mëshirë me muaj të tërë, me qëllin që t’i thyenin dhe t’i kthenin në bashkëpunëtorë, por ata nuk pranuan asnjëherë. Ata e prisnin tashmë vdekjen dhe nuk trembeshin prej saj! Vrasja e tyre ishte çështje kohe, edhe pse hetuesit dhe prokurorët shpresonin akoma që ata të pranonin akuzat e sajuara dhe bashkëpunimin me regjimin. Pas disa muaj hetuesie, mbi trupat e tyre të rraskapitur dukshëm nga torturat u lëshuan plumbat që do t’i merrnin jetën por asnjëherë emrat e tyre. Ata u pushkatuan në një datë të shënuar, më 17.7.1977. Kjo datë nuk ishte e rastësishme, pasi numri 7 në mitologjinë antike është edhe numri i përsosmërisë, ashtu siç ishin dhe do të mbeten Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, dy persona të shkëlqyer, të paharruar, emrin e të cilëve nuk do ta shuante asnjëherë vdekja e tyre.

Lajmi i rëndë që mora, për vdekjen e këtyre dy të rinjve, ishte një goditje e madhe për mua. Me zemër të pikëlluar pyesja: ‘po vallë këta të rinj, ç’të keqe i sollën shoqërisë dhe vendit që të merrnin atë dënim? Ku janë faktet që i ngarkojnë me faj këta të rinj? Asnjë!’

E vetmja gjë që donin këta të rinj të shkolluar, për vete dhe për shoqërinë, ishte të rritej mirëqenia e të ngjitëshin në nivele të botës së përparuar. Këto ide, ata i kanë shpalosur edhe në poezitë e tyre, fushë kjo ku, po të kishin jetuar, mendoj se do të arrinin majat më të larta. Ata donin që kombi ynë të realizonte ëndrrat e rilindasve kombëtarë, por jo, pasi kjo ishte kundër klikës në pushtet. Diktatura i kishte themelet e saj mbi gjakun e mijëra e mijëra patriotëve dhe atdhetarëve të pafajshëm dhe sa herë që situata qetësohej disi, ata, nuk ngurronin të sajonin viktima të tjera të pafajshme që, do t’i shërbenin kauzës së tyre ogurzezë të mbylljes dhe frikës totale. Ata, sa më shumë viktima të pafajshme dhe persekutime kryenin, krenoheshin se po e forconin themelin e diktaturës.

Sa herë e kujtoj Vilsonin, atë djalë shtatlartë, bukurosh, vetullzi, të sjellshëm e të edukuar, inteligjent e të shkolluar, me ata sy depërtues të sinqertë dhe me atë mendje të mprehtë, e cila premtonte shumë për veten e tij, për familjen e tij dhe për shoqërinë tonë! Por, pas kësaj, kujtoj dhe përfytyroj qelitë e errëta ku hetuesit kryenin torturat më çnjerëzore mbi trupin e këtij njeriu të mrekullueshëm, apo kujtoj ata prokurorë, të cilët me kënaqësi dhe qetësi firmosnin akuzat e sajuara, apo, ata gjykatës, të cilët me përçmim dhe ngazëllim dhanë vendimin për ekzekutimin e këtyre dy të rinjve dhe një mori pyetjesh pa fund më vijnë e shkojnë.

Habitem dhe akoma pyes veten sesi ka mundësi që këto makabritete i kryenin me paramendim dhe me gjakftohtësi njerëz të shoqërisë sonë! Vallë, si arritën këta të bëheshin të tillë! Si mundën këta të kryenin veprime kaq shtazarake dhe çnjerëzore! A u bënte këtyre, përshtypje sjellja e tyre në shoqëri, familje dhe në ambientet intime me të dashurit e tyre! A gjendej në shpirtin e tyre ndonjë ndjenjë sado pak njerëzore për njerëzit që i rrethonin! A e donin këta njerëz jetën! Veprimet e tyre, tregojnë që shpirti i tyre ishte helmuar me urrejtje dhe mendja e tyre diabolike mendonte vetëm dhunën, terrorin dhe krimet monstruoze. Rrethi vicioz i veprimeve të tyre çnjerëzore vetëm zgjerohej dhe i inkurajonin ata për veprime të tjera të kësaj natyre. Ata nuk e shikonin asnjëherë realitetin e jetës në sy dhe shqetësimi i tyre i vetëm ishte si t’i shërbenin sa më mirë kryediktatorit, babait të tyre shpirtëror dhe partisë që ai drejtonte, duke harruar shoqërinë dhe gjithçka që i rrethonte.

Si mund të marrësh dy jetë njerëzish që nuk kanë bërë asnjë krim! Akoma pyes veten, si mund të vritëshin dy poetë dhe djem të rinj, krimi i vetëm për të cilin ata mund të akuzoheshin ishte, leximi i librave dhe shkrimi i poezive. Sa e sa pyetje të tilla më lindin, por është e vështirë të arrij përgjigje të plota. Mbase, mirësia dhe çiltërsia e tyre ishte tepër e madhe për shoqërinë dhe vendin tonë në atë periudhë! Mbase ata, meritonin një vend më të mirë se shoqëria jonë, e cila i ngjante një ferri të vërtetë në atë periudhë!

(Marrë nga Kujto.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur gent leka krimet e komunizmit vilson blloshmi gent leka krimet e komunizmit vilson blloshmi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës